• e martë, 16 korrik 2024

Mickoski pret nesër ose më së voni deri pasnesër të vihet nën kontroll situata me zjarret

Mickoski pret nesër ose më së voni deri pasnesër të vihet nën kontroll situata me zjarret

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që gjatë ditës së nesërme ose më së voni deri pasnesër të vihet nën kontroll situata me zjarret.

Në një deklaratë për mediat të dhënë sot në Ohër, Mickoski tha se përveç ndihmës nga Turqia e cila mbërriti sot, pritet ndihmë edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

"Nga Turqia kanë mbërritur dy aeroplanë dhe një helikopter. Të dy aeroplanët tashmë punojnë në shuarjen e stuhisë së zjarrit në hyrje të komunës Novo Sellë, ndërsa helikopteri tani niset për në rajonin e Negotinës. Presim ndihmë dhe mbështetje, dhe atë vetëm në aviacion sepse bëhet fjalë për zona të paarritshme, edhe nga Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia", tha Mickoski.

Paraprakisht, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat Stojançe Angellov informoi se në mëngjes në aeroportin e Shkupit kanë zbritur dy aeroplanë "er traktorë" dhe një helikopter të cilët do të aktivizohen në shuarjen e zjarreve në malet Serta dhe në Ograzhden.

Qeveria me kërkesë të Shtabit të krizave të Negotinës të shtunën vonë në mbrëmje shpalli gjendje krize në kohëzgjatje prej 30-të ditësh pas së cilës dje në terren në shuarjen e zjarreve u përfshi edhe Armata dhe policia. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR