• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër nga ajri do të vazhdojë shuarja e zjarrit në malin Ograzhden

Nesër nga ajri do të vazhdojë shuarja e zjarrit në malin Ograzhden

Strumicë, 16 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, që shpërtheu para shtatë ditëve, do të vazhdojë të shuhet edhe nesër, njoftoi kryetari Gjorgje Bozhinov. 

Deri në fund të ditës së sotme, zjarri shuhej me ndihmën e helikopterëve "Kamov" nga Serbia dhe "Bllek houk" nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare të cilën e mori vendi ynë për shuarjen e zjarreve.

"Është kapluar një sipërfaqe e madhe e pyllit me pisha dhe helikopterët e Serbisë dhe Turqisë do të punojnë për aq kohë sa është e dukshme, ndërsa do të vazhdojnë me aksion të intensifikuar herët në mëngjes. Ekipet e NJTZ– Strumicë sot janë në terren gjatë gjithë ditës, njerëz të guximshëm që kanë penguar përhapjen e zjarrit në vendet ku nuk arrin këmba e njeriut", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Novosellës.

Nga NJTZ Strumicë theksojnë se bëhet fjalë për teren përfundimisht të paarritshëm, me temperatura të larta ekstreme, të cilat nën ndikimin e zjarrit të madh kanë zhvilluar mikroklimë specifike me temperatura përmes 50 gradë Celsius dhe erë të fuqishme. 

Dje ishte shuar krahu i fundit veriperëndimor i zjarrit, ndërsa sot vazhdohet me shuarjen e krahut jugperëndimor, menjëherë në afërsi të vijës kufitare me Bullgarinë. fc/

Fotografia: Printskrin në Fejsbukun e Gjorgje Bozhinov

QËNDRONI TË LIDHUR