• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rajonin e Shtipit në malin Sertë zjarret po shuhen nga toka

Në rajonin e Shtipit në malin Sertë zjarret po shuhen nga toka

Shtip, 16 korrik 2024 (MIA) - Në pjesën e Shtipit në malin Sertë nuk janë shuar zjarret që janë në disa lokacione. Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTZ) nga Shtipi, Blagoj Renxhov, tha për MIA-n se për momentin zjarrfikësit e Shtipit janë në trasenë e gazsjellësit, i cili shkon drejt Negotinës, me qëllim që të mos kalojë zjarri në vendgjuetienë private, e cila ka një numër të madh të gjahut.

"Bëmë prerjen e drunjve në mënyrë që zjarri të mos përhapet në vendgjuetinë private. Është për të ardhur keq që një numër kaq i madh gjahu është djegur. Zjarri ka edhe mbi Dragoevë, në kodra e Shtrakalevës në drejtim të poligonit së Penushit. Këtu zjarri shkon në dy drejtime drejt grykave", sqaron Renxhov në deklaratë për MIA-n.

Ai thekson se mbështetje ajrore ende nuk ka në këtë pjesë të malit Sertë. Paradite në mbledhjen koordinuese ishte kërkuar që të veprohet nga ajri, për shkak të terenit të paarritshëm. Pritej që pas orës 15 të veprojnë "Er traktorë" nga Maqedonia e Veriut dhe nga Turqia, por sipas informacioneve, ata përsëri janë kthyer në zjarrin në Manastir. 

Për shuarjen e zjarrit në pjesën e Shtipit në Sertë janë angazhuar zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë dhe institucione të tjera. MPB-ja paraprakisht informoi se zona rreth poligonit të Penushit është e ndaluar për popullatën vendase dhe nëpër të mund të lëvizin vetëm ushtria dhe zjarrfikësit, për shkak se ka municion të pa shkrepur.

Sipas paralajmërimeve të komandantit të NJTZ Shtip sonte përsëri ekipe të tyre do të jenë kujdestar në teren. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR