• e hënë, 23 dhjetor 2024

Temperatura më të larta janë matur në Veles dhe Demir Kapi, fazë portokalli deri në fund të javës

Temperatura më të larta janë matur në Veles dhe Demir Kapi, fazë portokalli deri në fund të javës

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Në Veles dhe Demir Kapi sot ishte matur temperatura më e lartë në territorin e Maqedonisë prej 42 gradë celsius. Nivelli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta mbetet aktiv deri në fund të javës së punës. 

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, 41 gradë sot ishin matur në Kavadar, Vinicë, Gjevgjeli, 40 Strumicë, 39 Shtip, 38 Manastir, Shkup - Zajçev Rid, 37 në Tetovë, 36 në Berovë, Kriva Pallankë, Prilep, 34 në Ohër, Pretor, 31 në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe 24 Kodra e Diellit. 

Moti sot paradite ishte me diell. Nga orët e mesditës kishte vranësira të vogla lokale kryesisht në pjesët perëndimore. Vonë pasdite në pjesët jugperëndimore ka rritje të vranësirave dhe bubullima pas kufirit me Shqipërinë. 

Deri në fund të ditës, vranësira e cila tani është më e madhe në jugperëndim do të dobësohet dhe gjatë natës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i qetë. 

Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 36 deri 42 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 10.

Në Shkup me diell dhe shumë nxehtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2o, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me temperaturë maksimale ditore që kudo do të jetë mbi 30 gradë, e vende-vende do të kalojë 40 gradë, për këtë arsye niveli portokalli do të jetë aktiv deri në fundjavës së punës për rrezikun e temperaturave të larta.

Të premten dhe gjatë fundjavës, veçanërisht të shtunën,  në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë dhe temperatura do të ulet gradualisht. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR