• e hënë, 01 korrik 2024

Mickoski me rastin e 23 Majit: Vllehtë janë pjesë përbërëse e historisë dhe kulturës së Maqedonisë

Mickoski me rastin e 23 Majit: Vllehtë janë pjesë përbërëse e historisë dhe kulturës së Maqedonisë

Shkup, 23 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emrin e tij personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së dërgoi urim me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllahëve. 

"Vllehtë janë pjesë përbërëse e historisë dhe kulturës së Maqedonisë, gjithmonë kanë kontribuuar për shoqërinë dhe zhvillimin e saj. Si një qeveri e ardhshme, VMRO-DPMNE-ja do t'i përkushtohet zhvillimit të përforcuar dhe të përshpejtuar ekonomik, integrimit evropian dhe luftës kundër korrupsionit, procese në të cilat do të përfshihen edhe vllehtë", thuhet në urimin e Mickoskit me rastin e 23 majit.

Pason, siç nënvizon Mickoski, kthimi i shtetit te populli, “te çdo njeri që të ndihet i sigurt, me mundësi të barabarta dhe të ardhme premtuese”.

"Për të ardhmen duhet të punohet, të avancohet standardi jetësor dhe mundësitë ekonomike", vlerësoi Mickoski në urimin me rastin e Ditës kombëtare të vllahëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR