• e hënë, 01 korrik 2024

Zëvendësministrat do të dihen deri në fund të javës, në seancën e qeverisë nesër shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Zëvendësministrat do të dihen deri në fund të javës,  në seancën e qeverisë nesër shfuqizohen drejtorët ekonomikë

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e nesërme në rend dite do ta ketë ligjin për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet shëndetësore, që u paralajmërua edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, një javë më parë.

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se me ligjin që nesër do të jetë në seancën e Qeverisë, shfzqizohen vendet organizative apo të ashtuquajturat drejtorët ekonomikë në institucionet shëndetësore, gjegjësisht tha ai, “po i japim fund dualizmit”.

"Duhet të kemi një person që do të jetë përgjegjës dhe një person që do të ketë detyrime, të drejta, por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Kështu kemi qenë dëshmitarë të bartjes së detyrimeve dhe përgjegjësive dhe praktikisht nuk kemi mundur të gjejmë qartë se ku është përgjegjësia. Tashmë me këtë lëvizje do ta dimë qartë se ku është lokalizuar përgjegjësia", tha Mickoski duke theksuar se në vend do të ketë më pak se njëqind funksionarë“ që janë në barrë të qytetarëve”.

 Bëri të ditur se “shumë shpejt nga sot do të jetë ribalanci i buxhetit në Kuvend”, deri në fund të kësaj jave do të bëhen të ditur zëvendësministrat, ndërsa i pyetur për të zbuluar emërime të reja të drejtorëve, ai është përgjigjur se “disa orë nga sot do të kemi emërime të reja”. Po ashtu, në agjendë të Qeverisë, tha  do të jetë edhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

 Kryeministri informoi gjithashtu se për lojërat e fatit është duke u përgatitur një zgjidhje ligjore, e cila, tha ai, do të kërkonte fillimisht rishikimin e të gjitha pëlqimeve të dhëna nga qeveria e kaluar.

 "Sepse ne jemi thellësisht të bindur se ligjet janë shkelur këtu dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjeve sepse ne duhet të lëmë pandëshkueshmërinë në të kaluarën. Kushdo që ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën duhet të mbajë përgjegjësi dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë dyshim... Së dyti, duhet të rishikojmë qasjen, pra metodën e taksimit, mënyrën e kushteve, vendndodhjen, etj. Pra, do të jetë një zgjidhje ligjore më gjithëpërfshirëse, e cila sigurisht do të jetë më e drejtë", shtoi Mickoski. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR