• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Ministrja Bozhinovska nuk e fshehu se ka nënshtetësi bullgare, ajo është eksperte e jashtëzakonshme

Mickoski: Ministrja Bozhinovska nuk e fshehu se ka nënshtetësi bullgare, ajo është eksperte e jashtëzakonshme

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinoska nuk e ka fshehur se ka nënshtetësi bullgare dhe çeke dhe theksoi se zyrtarët nuk mund të vendosin të gjithë listën amë të tyre, për gjithçka që kanë bërë.

"Nuk do të isha dakord që ajo e fshehu nga publiku. Përndryshe, në biografi nuk shoh arsye se duhet të përfshijmë listën tonë amë dhe gjithçka çfarë kemi bërë. Unë jam 46 vjeçar, sepse nëse do të shkruaja në biografi gjithçka çfarë kam bërë, mendoj se do të ishin disa vëllime, ndaj dua t'ju them se si Qeveri mbetemi të hapur ndaj publikut, Ky është përcaktimi ynë politik. Ju gazetarët jeni partnerët tanë dhe ne jemi të gatshëm t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja. Ju lutem vlerësoni punën tonë sipas veprave, le t'i lëmë mënjanë lojërat politike. E kuptoj që ka qendra që duan që ky të jetë interes dhe jo punë e qeverisë së re, të jetë interes i kujt ka pasur, kush pse e ka thënë këtë, e ka thënë atë dhe jo për të qenë interes i gjysmë miliard eurosh kopsht fëmijësh, shkollë, sallë, reforma etj. E kuptoj që ka qendra të tilla, por do të doja të flisja më shumë për projekte të tilla siç janë sot, tha kryeministri, i cili së bashku me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani dhe kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, morën pjesë në vënien e gurthemelit të një kopshti të ri në lagjen Butel 2.

Në pyetjen e përsëritur të gazetares nëse ministrja ka shtetësi të dyfishtë apo të trefishtë dhe pse e ka fshehur atë, Mickoski ka theksuar se nuk pajtohet me deklaratën e gazetares dhe e ka drejtuar që të kërkojë përgjigje nga personi për të cilin pyet.

"Nuk jam dakord me ju që e manipulon publikun. Përgjigjen do ta merrni nga personi për të cilin po pyesni. Mund të them se Sanja është eksperte e jashtëzakonshme dhe eksperte evropiane dhe jam i lumtur që e kam si bashkëpunëtore në ekipin tim!, tha Mickoski. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR