• e martë, 02 korrik 2024

Takim i Siljanovska Davkovës me ambasadorin spanjoll: Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në kuadër të NATO-s, KB-së dhe OSBE-së dhe mbështetëse e aspiratave për anëtarësim në BE

Takim i Siljanovska Davkovës me ambasadorin spanjoll:  Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në kuadër të NATO-s, KB-së dhe OSBE-së dhe mbështetëse e aspiratave për anëtarësim në BE

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë Spanjolle Hoze Luis Losano Garsija, me ç'rast u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe  ndërmjet dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 30-të vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe u theksua përkushtimi për përforcim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit mes dy shteteve.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftuan nga Kabineti i saj, theksoi se Spanja është partneri ynë i rëndësishëm në kuadër të NATO-s, KB-së dhe OSBE-së dhe mbështetëse e aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjë të cilën e ka treguar qartë gjatë presidencës së saj me Këshillin të BE-së në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Në këtë kontekst, u diskutua për rrjedhën e mëtutjeshme të agjendës së reformave pas formimit të Qeverisë së re. Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në rajonin e gjerë.

Presidentja Siljanovska Davkova tregoi interesimin e palës së Maqedonisë për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve. sa/

Foto: Kabineti i presidentes 

QËNDRONI TË LIDHUR