• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sanksionohen 109 shoferë në Shkup

Sanksionohen 109 shoferë në Shkup

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 109 sanksione janë shqiptuar nga ana e nëpunësve policor gjatë kontrollit të djeshëm në territorin e qytetit të Shkupit.

"Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 109 masa, ndër të cilat për vozitje pa patentë shoferi 14 sanksione, katër masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 28 sanksione për kundërvajtje që u kushtojnë drejtuesve të motoçikletave, katër masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë", informojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR