• e martë, 26 nëntor 2024

Gjykimi për Zhan Mitrevin u shty për më 4 shtator për shkak të mungesës së dëshmitarëve

Gjykimi për Zhan Mitrevin u shty për më 4 shtator për shkak të mungesës së dëshmitarëve

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyer për më 4 shtator të këtij viti.

Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t'u dërgojë ftesë  në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe Gostivar, përderisa dëshmitari i tretë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë dhe ka kërkuar që të lirohet nga marrja në pyetje për arsye shëndetësore.

 Prokurori publik, për ekonomizim të procedurës ka bërë propozim për tërheqjen e këtyre dëshmitarëve, por një propozim i tillë nuk është pranuar nga mbrojtja, sipas së cilës nuk janë shterur të gjitha mundësitë ligjore për sigurimin e tyre dhe se nëse është nuk është e mundur të sigurohet prania e tyre në sallën e gjyqit për shkak të largimit të tyre jashtë vendit, se ata të mund të dëgjohen përmes video lidhjes.

Lidhur me kërkesën e dëshmitarit të tretë për lirimin e tij nga marrja në pyetje, Gjykata theksoi se njoftimi i dorëzuar përmban kopje nga shënimet shëndetësore dhe kërkoi që ato të dorëzohen në origjinal.

Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, pra siç ka kumtuar PP, fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Rasti është formuar pas zërave, apo publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit nga Kovid-19, pas së cilës është hapur dhe rast në PTHP Shkup.

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.  

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR