• e mërkurë, 03 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije

Uji në Shkup i sigurt për pije

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Uji për pije në Shkup është i sigurt tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 stacione matëse në qytet.

"Departamenti për kontroll sanitar në periudhën prej 24.06.2024 deri më 28.06.2024 merr 197 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 197 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim".

Këto informacione Ndërmarrja Publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR