• e mërkurë, 24 prill 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

13 prill 2024

Shkup - Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave  - Romalitiko do të mbajë një manifestim me titull "Kush jemi ne?"me rastin e 8 prillit - Ditës ndërkombëtare të Romëve (Parku qytetit, pranë Guaskës /11:00, deklarata për media pas hapjes zyrtare/12:00)

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024

Shkup - Konferencë e përbashkët për shtyp e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe Andreas Shider, eurodeputet dhe bartës i listës së socialdemokratëve në Austri për zgjedhjet në BE. (Selia e LSDM-së/11:00)

Zhelinë/Bërvenicë/Tearcë/Jegunovcë - Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendrovski, do të ketë takime me qytetarët e Zhelinës (15:30), Jegunovcit (16:30), Tearcës (17:30), Bërvenicë (18:40) dhe me qytetarët e Tetovës (20:00)

Shkup - Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve në Zelenikovë (17:00), Butel (18:30) dhe Karposh (20:30).

Kërçovë/Demir Hisar/Krivogashtani/Prilep - Kandidati për president i  Lëvizjes “E Di – Për Maqedoninë tonë”, Maksim Dimitrievski do ta prezantojë programin para qytetarëve në Kërçovë (11:00, para selisë së Lëvizjes “E Di – Për Maqedoninë tonë”  në rrugën 11 shtatori përballë kopshtit, deklaratë e kandidatit për president Maksim Dimitrievski, Live stream në faqen e Maksim Dimitrievskit në fb/12:00), Demir Hisar (takime me qytetarë/14:00, fjalim i kandidatit për president Maksim Dimitrievski. në sheshin në Demir Hisar/16:15 ), Krivogashastan (takim me qytetarët/18:00), Prilep (Live stream në faqen fb të Maksim Dimitrievskit 19:00)

Strugë/Ohër - Biljana Vankovska, kandidate për presidente nga e Majta, në takime me qytetarë në Strugë dhe Ohër. (Shëtitorja e re, Tregu i Qytetit Strugë/12:00, Sheshi i Qytetit në Ohër/15:00)

Kriva Pallankë - Kandidati për president nga GROM, koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë", Stevço Jakimovski do të ketë takime me qytetarët e Kriva Pallankës. (Sheshi i Qytetit/11:00)

Shkup/ Kumanovë - Kandidati për president nga Koalicioni "VLEN" Arben Taravari dhe bartësi i Listës së Kandidatëve për deputetë në Njësinë e Parë zgjedhore Izet Mexhiti do të mbajnë takime me qytetarët (Parku i Sarajit, Shkup/12:00) dhe tubim në Kumanovë. (Shtëpia e Kulturës /20:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e Koalicionit "VLEN". (Shtabi zgjedhor i koalicionit "VLEN", sheshi “Skënderbeu/11:00)

Ohër/Prespë/Manastir - Aktivitete parazgjedhore të Frontit Europian në zonën e V-të, dhe atë: Ora 12:00 Takim me qytetarët në Ohër, Ora 18:00 Takim me qytetarët në Prespë, Ora 20:00 Takim me qytetarët në Manastir

 

__________________________________________________________ 

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR