• e premte, 17 maj 2024

Janë mbyllur vendvotimet

Janë mbyllur vendvotimet

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kishin mundësi të votonin në zgjedhjet e shtata presidenciale. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment ishin prezent në objektin ku votohet. 

Vendvotimet ishin hapur në orën 7:00. Të drejtë vote kishin 1.814.317 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore. Ata në 3.480 vendvotime patën mundësi të deklarohen për një nga shtatë kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Biljana Vankovska, Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski.

Jehona në zgjedhjet presidenciale deri në orën 18 ishte 47,61 për qind, dhe është më e madhe nga zgjedhjet e fundit për shef të shtetit në vitin 2019 kur deri në orën 19 në votim dolën gjithsej 41,67 për qind e votuesve të regjistruar. 

Sipas vlerësimeve fillestare të KSHZ-së, MPB-së dhe vëzhguesve, dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa probleme. 

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan diaspora, personat në institucionet ndëshkuese - përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, të pafuqishmit dhe të sëmurët të cilët e kishin kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore. 

Procesverbalet dhe materialin e tjetër zgjedhor këshillat zgjedhorë i dorëzojnë në KKZ në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. KKZ kompetente pastaj i grumbullon rezultatatet e votimit, përgatit procesverbale dhe ia dorëzon KSHZ-së. 

KSHZ rezultatet e para të votimit të marra në mënyrë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KKZ në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. 

Rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfunimit të tyre. 

President do të zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, gjegjësisht  907.159 vota. 

Nëse askush nuk e fiton shumicën e nevojshme, do të organizohet rrethi i dytë në të cilin shkojnë dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota. Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet në afat prej 14 ditëve nga përfundimi i rrethit të parë, në këtë rast më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare. 

Shef i shtetit do të zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 votues, që është paraparë në Kodin Zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 votues. 

Nëse edhe në rrethin e dytë asnjë nga dy kandidatët nuk e ka marrë numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedurave e zgjedhjeve. 

Zgjedhjet e sotme presidenciale i ndoqën gjithsej 1601 vëzhgues, prej të cilëve 915 vendorë dhe 544 vëzhgues ndërkombëtarë, si dhe 58 gazetarë të huaj. 

Këto janë zgjedhjet e shtata për president që nga pavarësia e shtetit. Të tjerat ishin mbajtur në vitin 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe 2019. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR