• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski: Procesi zgjedhor kaloi kryesisht në atmosferë korrekte dhe demokratike

Mucunski: Procesi zgjedhor kaloi kryesisht në atmosferë korrekte dhe demokratike

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Procesi zgjedhor në përgjithësi u zhvillua në atmosferë korrekte dhe demokratike me një sërë shkeljesh të vogla të shkaktuara para së gjithash nga partitë në pushtet dhe aktivitetet e tyre, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski në konferencën për media nga shtabi zgjedhor i Gordana Siljanovska Davkovës.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Mucunski informoi se në të dhënat e deritashme për parregullsi që kanë marrë nga vëzhguesit janë vërejtur disa parregullsi.

"Është vërejt presion mbi votuesit në komunën e Sarajit, seli e improvizuar në afërsi të shkollës 'Goce Dellçev' në Gostivar. Ka pasur edhe raste të votimit familjar dhe kolektiv për të cilët persona të njëjtë janë paralajmëruar nga Këshillat zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar", tha ai.

Siç shton ai, në disa vendvotime në njësinë e dytë zgjedhore, më saktë në Kumanovë, janë vërejt parregullsi si mosfunksionimi i aparateve të gjurmëve të gishtërinjve apo mospasje të vulës.

"Në një vendvotim, meqë nuk ka pasur vulë, Këshilli zgjedhor ka marrë udhëzim nga Komisioni komunal zgjedhor që të vazhdojë votimi dhe pas votimit të vendoset vula. Gjatë pranim- dorëzimit të materialit zgjedhor nuk janë nënshkruar të gjitha subjektet", shton ai.

Mucunski theksoi se të gjitha vërejtjet do t'i dërgojnë para institucioneve kompetente.

"Sepse është në interesin tonë dhe në interesin e Maqedonisë të kemi një proces të pastër zgjedhor i cili sipas nesh duhet të përfundojë me fitoren e Maqedonisë dhe vizion për reforma dhe vizion për drejtësi", ka thënë Mucunski.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR