• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Rezultatet e para jozyrtare KSHZ-ja do t'i komunikojë rreth mesnatës

KSHZ: Rezultatet e para jozyrtare KSHZ-ja do t'i komunikojë rreth mesnatës

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Rezultatet fillestare jozyrtare nga rrethi i parë në Zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do t'i publikojë rreth mesnatës.

"Ne në ora 19:30 kemi edhe një konferencë për shtyp, në të cilën do të komunikohet jehona e përgjithshme e rrethit të parë të Zgjedhjeve presidenciale. Duke pasur parasysh se të dhënat i kemi marrë nga Komisionet komunale zgjedhore me ndihmën e personave të IT shpresojmë se para mesnatës do t'i kemi rezulattet në mbi 50 për qind dhe do të mund t'i publikojmë", tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pasdite në konferencën për shtyp. 

I pyetur nëse ka të dhëna për ndërprerje të votimit në vendvotime të caktuara theksoi se ankesa dhe të dhëna zyrtare ka vetëm për tre vendvotime në Kumanovë, një ku është humbur vula, ndërsa në dy për shkak se nuk ka punuar pajisja për verifikim biometrik.

Ditmire Shehu sqaroi se konform Kodit zgjedhor në vende ku votimi nuk ka filluar më shumë se tre orë, kjo ndërpritet, ndërsa të tilla kanë qenë tre vende në Kumanovë.

"Në vendvotimet tjera votimi zhvillohet normalisht. Atje ku ka ndërprerje më pak se tre orë, si gjysmë ore ose një orë, në ato vende do të vazhdojë votimi për për aq kohë sa ka qenë ndërprerja. Nga vendvotimet tjera si KSHZ nuk kemi kurrfarë ankesa zyrtare të dërguara deri te ne as deri te komisionet komunale zgjedhore, as deri te këshillat zgjedhorë sepse jemi në koordinim me të gjithë ata", tha nënkryetarja Shehu.

Në pyetjen e gazetarëve për atë nëse KSHZ-ja ka të dhëna se në Listat zgjedhore ka pasur edhe persona të vdekur, ajo theksoi se Komisioni i merr të dhënat nga MPB-ja dhe Drejtoria për udhëheqje të librave amë.

Shtoi se katër herë në vit KSHZ-ja e pastron Listën zgjedhore me të dhëna, që i merr nga institucione tjera me të cilët, siç tha është në koordinim të përhershëm.

Gjithashtu, ka pasur edhe raste, në të cilat numër i caktuar i zgjedhësve nuk janë gjetur në listat e votimit dhe atyre, siç sqaroi Dashtevski u është mundësuar të parashtrojnë ankesë, i cili përmes KKZ-së vjen në KSHZ.

"E kërkojmë këtu në listë, sepse nuk figuron, nëse çdo gjë është në rregull dhe shihni mjaft kundërshtime, i miratojmë me zgjidhje, i lejohet të votojë", tha Dashtevski, duke shtuar se bëhet fjalë për njëqind persona të tillë.

Më herët ai ka bërë të ditur se jehona në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 ka qenë 44,18 për qind, sipas të dhënave të KSHZ-së nga 1788 vendvotime. Nga gjithsej 899.977 votues të regjistruar, në këto qendra votimi kanë votuar 397.612 votues. Deri në orën 17:00 në KSHZ janë dorëzuar 308 ankesa për mbrojtjen e të drejtave personale të votimit, nga të cilat 75 janë pranuar dhe votuesve iu është mundësuar të ushtrojnë të drejtën e votës, 25 janë shpallur si të parregullta, 38 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë duke u përpunuar. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR