• e enjte, 06 mars 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

12:00/5 mars/2025

Shkup – Me prezantimin e dëshmive nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Lupço Palevski, në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdoi gjykimi për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski për të cilët përveç Palevskit, të akuzuar janë edhe Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe babai Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.

Shkup - Një 26-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi mbrëmë në Shkup teksa po ngiste automjetin "Micubishi autlander", ka përplasur një çiklist 78-vjeçar, pas çka ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. 

Shkup– Sasho Drango është shkarkuar nga funksioni zëvendësdrejtor i NP “ Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa në vendin e tij është emëruar Aleksandar Shukovski, ekonomist nga Resnja.

Shkup- Doganierët në hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentim për kontrabandë të afërsisht 18 kilogramë bizhuteri argjendi dhe 180 parfume  nga 100 ml në vlerë të përgjithshme prej 1,18 milionë denarë. 

Shkup - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska vlerëson se rritja e PBB-së prej 3,2% në tremujorin e katërt të vitit është sinjal se ekonomia ka filluar të rimëkëmbet dhe gradualisht të stabilizohet.

Shkup - Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kanë kontrolluar Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dje nga rënia e një dege peme mbi të, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria Publike.

Shkup– Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, -7 gradë, ndërsa një gradë maksimum është matur në Vinicë. Siç informon DPHM, -5 gradë është në Manastir, -4 në Hanet e Mavrovës, -3 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -2 në Pretor, Shtip dhe Gjevgjeli, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Kavadar dhe Kodër të Diellit, si dhe 0 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kumanovë dhe Krushevë. 

Prishtinë – Me seancë solemne të Qeverisë së Kosovës sot në Prishtinë fillon ngjarja me rastin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kushtuar përvjetorit të vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz. 

Athinë- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka ftuar presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Hristodoulidis të marrë pjesë në takimin e zgjeruar për çështjen e Qipros që do të mbahet në Gjenevë më 17 dhe 18 mars, informoi zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letibiotis, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Beograd - Komisarja e BE-së për zgjerim Marta Kos sot shprehu shqetësimin për dhunën në parlamentin serb dje dhe përsëri bëri thirrje për depërshkallëzimin e tensioneve duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.

Bruksel - Situata në zonën Shengen, sistemi ETIAS, migrimi, siguria e brendshme dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar do të jenë temat kryesore të takimit të sotëm të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së në nivel të ministrave të Brendshëm në Bruksel.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp për herë të parë ka mbajtur fjalim në Kongresin Amerikan, ku ka folur për disa tema.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp i mbrojti tarifat e reja të larta ndaj partnerëve ekonomikë të SHBA-së, si Kanadaja dhe Meksika, në fjalimin e tij të parë në të dy dhomat e Kongresit pas kthimit në detyrë.

Tel Aviv - Ministria izraelite e Punëve të Jashtme mbrëmë e ka kritikuar rezolutën e miratuar në samitin e Ligës arabe në Kajro për rindërtimin e Rripit të Gazës, duke vlerësuar se ajo "nuk ka arritur t'i përgjigjet" realitetit pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Uashington - Shtëpia e Bardhë njoftoi se plani për rindërtimin e Rripit të Gazës, i miratuar dje nga shtetet arabe në Samitin në Kajro, nuk korrespondon me gjendjen aktuale, sipas të cilës "Gaza aktualisht nuk është e përshtatshme për të jetuar". 

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e ka përsëritur interesimin e SHBA-së për të ndërmarrë kontrollin ndaj Grenlandës, e cila është territor pjesërisht autonom nën sovranitetin e Danimarkës.

Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramo paralajmëroi se administrata e tij punon në një "gazsjellës gjigant" në Alaskë, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë.

Damask- Presidenti sirian Ahmad al-Shara sot i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë presion ndaj Izraelit që "menjëherë" të tërheqë forcat e tij nga Siria jugore, duke dënuar "kërcënimin e drejtpërdrejtë" për rajonin.

Madrid- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti e ka komentuar fitoren e ekipit të tij ndaj Atletikos (2:1) në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ajndhovem - Arsenali mbrëmë e ka mundur PSV Ajndhovenin me rezultat 7:1 si mysafir në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e kampionëve.

QËNDRONI TË LIDHUR