18:00, 3 mars 2025
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski arriti në Budapest, ku do të marrë pjesës në samitin qeveritar të Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes Mickoskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, ndërsa në suaza të samitit qeveritar është paraparë të mbahen takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka iniciuar procedurë kundër 28-vjeçarit nga Negotina i dyshuar për veprën e përndjekjes, ndërsa gjykata në Negotinë me propozim të prokurorit caktoi masën e paraburgimit. Siç njoftoi Prokuroria Publike e Shtetit, në periudhën nga 12 shtatori i vitit 2024 deri më 25 shkurt të vitit 2025, i dyshuari përmes Vajberit dhe Fejsbukut ka tentuar të krijoj kontakte të padëshiruara me të dëmtuarin – kryetarin e Komunës së Negotinës, “duke i dërguar vazhdimisht mesazhe tekstuale, linqe dhe fotografi me përmbajtje kërcënuese për ta tërhequr nga ndjekja penale”.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot në lidhje me protestën e të punësuarve në Filarmoninë e Maqedonisë njoftoi se zgjedhja e drejtorit të këtij institucioni do të bëhet vetëm në përputhje me rregulloret ligjore.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Sa herë që flasim për gjëra të tjera, flasim edhe për problemin tonë themelor, se është koha që të sillemi si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas, si qytetarë, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Veles në Konferencën nacionale "Së bashku më të fortë", në organizim të Shoqatës së personave me paralizë cerebrale dhe pengesa tjera.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, shkurti i vitit 2025 karakterizohet si muaj mesatar dhe shumë i thatë për nga temperatura dhe reshjet, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA)- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në konferencën me titull: “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara – Veles. Në takim, përveç ministrit Limani, morën pjesë edhe presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, kryetarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe qytetare.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Më 11 mars duhet të fillojë seanca e Kuvendit, ku në rendin e ditës do të jenë interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. aaaapër këtë, siç konfirmuan për MIA-n nga shumica në pushtet, mes tjerash është biseduar në takimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në ueb faqen e Kuvendit seanca ende nuk është caktuar. Interpelancat i ka dorëzuar shumica në pushtet me nënshkrimet e 67 deputetëve. Bëhet fjalë për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, përkatësisht Vesna Dameva, Tanja Çaçarova Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi.
Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Është e nevojshme vendosja e ligjeve dhe mekanizmave që mbrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave, përfshirë ato me aftësi të kufizuara. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë së bashku me autoritetet, shoqërinë civile, komunitetet lokale këtu në Maqedoninë e Veriut, për të siguruar që asnjë grua, asnjë vajzë, pavarësisht nëse është me aftësi të kufizuar apo jo, të mos mbetet pa mundësi të barabarta, tha sot ambasadori i BE-së Mihalis Rokas në Veles në konferencën kombëtare “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara.
Kiev, 3 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit të trupave rezervë të forcave tokësore të Ukrainës, Ivan Timoçko, e kritikoi idenë për ndërprerje njëmujore të zjarrit mes Ukrainës dhe Rusisë, duke vlerësuar se pas përfundimit të një ndërprerje të tillë të zjarrit lufta mund të bëhet akoma më e keqe. "Pas ndërprerjes së përkohshme të zjarrit që Perëndimi po ia ofron Ukrainës nuk do të ketë ndikim ndaj luftës me Rusinë", deklaroi Timoçko për Kanal 24.
Londër, 3 mars 2025 (MIA) - Çrrënjosja e paralizës së fëmijëve ko kërcënim global shëndetësor mund të shtyhet në vitet e ardhshme nëse administrata amerikane nuk e ndryshon vendimin e vet për ta pakësuar ndohmën ameirkane prej qindra miliona dollarëve, paralajmëroi ssot përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Hamid Xhafari.
Berlin, 3 mars 2025 (MIA) – Lideri konservator gjerman, Fridrih Merc, konsideron se është shumë urgjente që vendi të pajtohet se si të financojë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe ndihmën për Ukrainën para samitit të BE-së të enjten. Aleanca e qendrës së djathtë CDU/CSU e Mercit - e përbërë nga Kristiandemokratët (CDU) dhe Unioni Kristiansocial (CSU) në Bavari - fitoi zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar dhe për momentin po zhvillon bisedime informative me Partinë Socialdemokrate (SPD) për të formuar koalicion.
Luksemburg, 3 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) në fund të vitit 2024, ka pasur 2.666 hetime aktive që është 38 për qind më shumë se në vitin 2023, me dëme të vlerësuara prej 24,8 miliardë euro ose 22,5 për qind më shumë se në vitin paraprak, tregoi sot raporti i publikuar i këtij institucioni.
Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Vetëm katër vende evropiane të NATO-s ndajnë më shsumë se tre për qind të BPV-së për mbrojtje, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron e parashtroi qëllimin evropian mes tre dhe 3,5 për qind të BPV-së si përgjije ndaj tërheqjes amerikane nga Evropa.
Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se është i vetmi president që nuk i ka dorëzuar pjesë të Ukrainës presidentit rus Vlladimir Putin dhe shtoi se nesër në mbrëmje do të publikojë “diçka të madhe”.
Meksiko Siti, 3 mars 2025 (MIA) - Meksika ka plane rezervë në rast se nesër hyjnë në fuqi tarifat amerikane të shpallura nga presidenti amerikan Donald Tramp, tha sot presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum. Mediat britanike raportojnë se Meksika është e përgatitur për çdo vendim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.