• e enjte, 06 mars 2025
MIA Flesh

18:00/5 mars/2025/

Shkup - Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, takoi sot anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilët diskutoi mbi përshpejtimin e luftës kundër korrrupsionit dhe forcimin e koordinimit ndër-institucional në zbatimin e strategjisë shtetërore në këtë fushë.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku  këtë vit mbështetëse  është presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Shkup - Deri në këtë moment nuk është pranuar kallëzim penal të parashtruar nga prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi  kundër prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski dhe nëse pranojmë,  do t'i caktohen prokurorit publik kompetent, informoi  Prokuroria Themelore Publike (PTHP). 

Shkup - Prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi sot parashtroi padi penale kundër Ljupço Kocevski - prokuror publik i Republikës ë Maqedonisë së Veriut, Tatjana Kacarova - prokurore publike në PTHP Shtip, Risto Bojaxhiski - PP i lartë në PLP Shtip dhe Ermin Neziri - anëtar i Këshillit të prokurorëve publik për vepër të kryer penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 të Kodit penal.

Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe shefi i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Fatih Turkmenoglu sot nënshkruan Marrëveshjen për investim prej 2,4 milionë euro për projektin për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor kufitar Tabanoc. Marrëveshja është pjesë e pakos investuese prej 7.6 milionë euro për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare hekurudhore midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Shkup - Rritet numri i pacientëve të rinj me kancer të gjirit. Edhe pse më parë gratë mbi 40 vjeç ishin në rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri i gjirit, tani po preken edhe gratë mbi 20 vjeç. Po rritet edhe numri i femrave që i nënshtrohen rikonstruksionit të gjoksit. Statistikat tregojnë se përderisa para një dekade në vit kishte 30 pacientë të cilët kishin implant të gjirit, tani 120 deri në 150 gra çdo vit i nënshtrohen rikonstruksionit të gjirit, i cili mbulohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor, thanë folësit sot gjatë ligjëratës "Kanceri i gjirit" që u mbajt në Shkup.

Shkup - Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 7 mars pasi që në Gjykatën themelore penale Shkup sot u nxorën dëshmi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit Ljupço Palevski. Në seancën e ardhshme është paraparë paraqitja e dëshmive materiale, ndërkaq në seancën e caktuar për më 12 mars do të fillojë marrja në pyetje e të akuzuarve.

Bruksel - Demokracia nuk mund të ndërtohet pa mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së mediave, u tha në prezantimin e sotëm të Raportit për lirinë e mediave në Evropë në vitin 2024: Ballafaqimi me presionet politike, dezinformatat dhe erozionin e pavarësisë së mediave në Platformën për Sigurinë e Gazetarëve (SJP).

Varshavë - Presidenti polak Andzhej Duda e këshilloi sot presidentin ukrainas Volodimir Zelenski që t'i rikthehet negociatave me presidentin amerikan, Donald Tramp, siç bisedojnë dy biznesmenë dhe shprehu shpresën se Trampi do të jetë po aq i ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin sa ndaj Zelenskit, sepse qëllimi i tij i vetëm është paqja.

Kiev - Forcat e armatosura të vendeve të NATO-s nuk janë të përgatitura për luftë moderne me dronë, deklaroi komandanti i njësive ukrainase që operojnë sisteme pa pilot, kolonel Vadim Suharevski, tre vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë dhe në kohën kur të dyja palët në konflikt po përpiqen për superioritet teknologjik.

Bruksel - Demokracia nuk mund të ndërtohet pa mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së mediave, u tha në prezantimin e sotëm të Raportit për lirinë e mediave në Evropë në vitin 2024: Ballafaqimi me presionet politike, dezinformatat dhe erozionin e pavarësisë së mediave në Platformën për Sigurinë e Gazetarëve (SJP).

Pretoria - Izraeli po "përdor urinë si armë" në luftën në Rripin e Gazës, duke bllokuar ndihmën humanitare për territorin palestinez, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, do ta shqyrtojë rikthimin e ndihmës për Ukrainën nëse arrihet marrëveshje për negociatat paqësore dhe ndërmerren hapa për rindërtimin e besimit, deklaroi sot këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc.

Uashington - Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Retklif, konfirmoi sot se presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar pezullimin e ndihmës së inteligjencës dhe ushtarake për Ukrainën.

Meksiko Siti - Nëse tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp mbeten në fuqi, Meksika do të kërkojë partnerë të tjerë tregtarë, duke përfshirë Kanadanë, tha sot presidentja meksikane Klaudia Shejnbaum.

QËNDRONI TË LIDHUR