MIA Flesh
- Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski pret që të votohen interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, sipas gjitha gjasave në mbledhjen e së martës, 11 mars, të cilat i parashtroi shumica qeveritare me nënshkrime nga 67 deputetë. I pyetur për pritjet nga rezultati i mbledhjes në të cilën do të debatohet për revokimin e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Tanja Çaçarova – Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi, Mickoski u përgjigj: “a duhet koment për atë çka duhet të bëjmë – dihet”.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:09, 5 mars, 2025

15:00/5 mars/2025
Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski pret që të votohen interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, sipas gjitha gjasave në mbledhjen e së martës, 11 mars, të cilat i parashtroi shumica qeveritare me nënshkrime nga 67 deputetë. I pyetur për pritjet nga rezultati i mbledhjes në të cilën do të debatohet për revokimin e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Tanja Çaçarova – Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi, Mickoski u përgjigj: “a duhet koment për atë çka duhet të bëjmë – dihet”.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Budapest, ku është mbajtur seanca ndërqeveritare, nuk është takuar me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, por se kanë zhvilluar takime ish-zyrtarë të LSDM-së dhe BDI-së. Në pyetjen e një gazetari se a është takuar me Gruevskin në Budapest, por edhe për përfitimet që i ka vendi nga seanca dhe vizita e përbashkët atje, ai tha se takim të tillë nuk ka pasur dhe nëse do të kishte do të informohej opinioni, sepse ai udhëheq politikë transparente.
Shkup - Është ngritur procedurë kundër 10 kompanive të sigurimit për shkak të dyshimit të bazuar se janë bashkuar në një kartel që është drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë. "Dhjetë kompanitë e sigurimit të cilat ofrojnë shërbime në fushën e sigurimit në rritorin e Maqedonisë, në prill të vitit 2024, me sjellje të harmonizuar e kanë ndërruar gjendjen e konkurrencës së papenguar në tregun përkatës me një gjendje të bashkëpunimit praktik ndërmjet ndërmarrjeve, qëllimi i të cilit është çregullimi i konkurrencës, përmes rritjes së çmimit të shitjes së primit/përqindjes për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit (shpenzime shtesë) që është pjesë e primit për sigurimin e pronarëve të automjeteve motorike nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe është i detyrueshëm të paguhet me regjistrimin e automjeteve motorike", informuan nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Shkup - Në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të propozohen tre anëtarët e Komisionit për ërcaktimin e Përfaqësueshmërisë së Sindikatave, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë për media, duke komentuar kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale, Mickoski tha se fillimisht duhet të zgjidhet përfaqësuesi përfaqësues i sindikatës, e më pas të bisedohet për rritjen e pagës minimale.
Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot ishte nikoqir i delegacionit të ambasadorëve suedezë, me të cilët mbajtën tryezë të rrumbullakët në kontekst të mbështetjes suedeze për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Murtezani, siç bëri të ditur Ministria e Çështjeve Evropiane, shprehu mirënjohjen për mbështetjen parimore të Suedisë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe procesit të saj reformues.
Shkup - Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në profilin e tij të Fejsbukut zëvendëskryeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari. “Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tonë”, nënvizon Fetai.
Shkup - Është planifikuar të publikohet shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë, kumtoii kryeministri Hristijan Mickoski. Në deklaratë për media pas vizitës së punës në Marino në Shkup, kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Theksoi se do të pranohet të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Shkup - Në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Manastir po ndërmerren veprime në procedurë parahetimore ndaj ish-zëvendës drejtorit të NP "Rrugë të Maqedonisë" Sasho Drango, i cili është shkarkuar nga detyra. "I raportuari është marrë në pyetje dhe po kryhet ekspertiza e celularit të tij. Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra në MPB, disa prej të cilave janë ende në proces. Në banesën e të pandehurit është kryer bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendim i prokurorit publik", njoftuan nga Prokuroria Publike Manastir.
Shkup - U.d. drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, sot lidhur me mungesën e terapisë biologjike në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, informoi se vetëm një ilaç është në defekturë të shpërndarjes dhe pret që deri të premten të shpallet prokurimi vjetor i barnave. Ai është i mendimit se gjatë gjithë vitit dhe fillimit të vitit të ardhshëm do të sigurohet një furnizim stabil i pacientëve me barnat e nevojshme.
Shkup - Pritet që për një muaj të fillohet me një pjesë të punimeve të planifikuara për modernizimin e aeroportit “Sh. Apostoll Pavle" në Ohër, ndërsa gjatë aktiviteteve të parapara të projektit nuk do të ndalet komunikacioni ajror, paralajmëron drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt në një videointervistë për MIA-n. Modernizimi i aeroportit është obligim i TAV Maqedoni në përputhje me Marrëveshjen për koncesionin e aeroportit. Planet janë që të rritet kapaciteti i terminalit të pasagjerëve dhe të ofrohet komoditet për pasagjerët që udhëtojnë nëpër aeroport.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Stojan Kujunxhievski me propozim të të akuzuarit Lupço Palevski, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kujunxhievski tha se gjatë kontrollit tek bashkëshortja e Bore Videskit është gjetur një pushkë gjuetie dhe plumba për pistoletë, por jo edhe pistoleta. Dëshmitari dëshmoi se së bashku me kolegët e SPB Veles ishin në kërkim të të zhdukurit Zhezhovski dhe se pas marrjes së informacioneve fillestare është bërë bastisje në terren në Veles për lokalizimin e personit. Janë shqyrtuar video incizimet e hyrjeve dhe daljeve në Veles.
Shkup - Shërbimet hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë shtrenjtuar për 5,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 6,0 për qind. Në shkurt, në krahasim me janarin e këtij viti, sërish rritja arrin 0,4 për qind.
Shkup - Në një objekt hotelierik në Tetovë, nëpunësit policorë nga Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së e privuan nga liria XH.D.(56) nga f. Gajre, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale „fajdeja“ sipas nenit 260 të Kodit Penal, kumtoi MPB-ja. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, nëpunësit policorë kontrolluan disa persona dhe në atë rast te XH.D. ishin gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, listë të borxhlinjve dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë lidhshmëri me veprën penale.
Strugë - Me parashtrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën themelore në Strugë sot ka filluar sërish procesi ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Merko për blerjen e veturës "Audi A6" për nevoja të Komunës së Strugës. Gjykimi për vendosjen e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës së komunës është shtyrë për arsye shëndetësore të prokurorit që e udhëheq lëndën. Debati gjyqësor për blerjen e automobilit luksoz ka nisur nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjyqtarit, i cili në seancën e kaluar ka kërkuar kohë për të shqyrtuar shkresat për rastin. Edhe pse mbrojtja ka parashtruar ankesë për vjetërsinë e lëndës, ajo është refuzuar nga gjyqtari i mëparshëm, ndërsa e ka pranuar gjyqtari i ri, Jordan Jovanov. Sipas tij, vendimi mbetet në fuqi, pasi ka ndërprerje të vjetërsisë.
Shkup - Nëpunësit policorë të NJPB Koçan i privuan nga liria K.E.(31) dhe M.Е.(25), të dy nga Koçani. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie „Bajkall“ kalibri 12 GA, plumba me kalibër të ndryshëm, marihuanë dhe thërrmues me mbetje marihuane. Siç informoi sot MPB-ja, Personat u përcollën në Stacionin poicor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Ankara - Turqia do të fillojë të ndërtojë mur në kufirin me Greqinë, me qëllim që të pengohen hyrjet ilegale në Bashkimin Evropian, deklaroi guvernatori i provincës turke Edrene, Junus Sezer. "U planifikua që këtë vit të fillojë ndërtimi i murit në gjatësi prej 8,5 kilometrave", tha Sezer. Ai shtoi se pjesët tjera të murit do të duhet të ndërtohen më vonë përgjatë kufirit tokësor mes Turqisë dhe Greqisë, i gjatë rreth 200 kilometra. Migrantët tentojnë të arrijnë në Greqi nga Turqia, kryesisht përmes rrugës detare.
Budapest - Ekziston ndarje strategjike, ndarje transatlantike mes një pjese më të madhe të Evropës dhe SHBA-së gjatë kohës së presidentit Donald Tramp, publikoi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në platformën X se "ekziston ndarje strategjike, një ndarje transatlantike midis pjesës më të madhe të Evropës dhe SHBA-së gjatë mandatit të presidentit Donald Tramp". Ai theksoi se "njëra palë këmbëngul në vazhdimin e luftës në Ukrainë, ndërsa tjetra kërkon përfundimin e konfliktit. Hungaria mbetet fort e përkushtuar ndaj paqes", theksoi Orban.
Pragë – Evropa duhet ta angazhojë SHBA-në në debatet për sigurinë dhe të ndihmojë në gjetjen e mënyrës që ta afrojë me Ukrainën, pasi Uashingtoni e stopoi ndihmën ushtarake për Kievin, deklaroi ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavski. Ai theksoi se Evropa duhet të jetë e gatshme ta zëvendësojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe sigurinë evropiane me burime të saja. Qeveria çeke tashmë diskuton për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 3 për qind të PBB-së në vitet e ardhshme, në krahasim me 2 për qind të vitit të kaluar.
Paris – Presidenti francez Emanuel Makron sonte do t'i drejtohet kombit. “Në këtë moment pasigurie, kur bota po përballet me sfida të mëdha, unë do t'ju drejtohem sonte”, njoftoi Makron në platformën Iks. Ai do t'i drejtohet kombit përderisa liderët e Bashkimit Evropian përgatiten për samitin special të nesërm kushtuar mbrojtjes së Ukrainës.