MIA Flesh
- – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me debatin mes ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe deputetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska gjatë pyetjeve të deputetëve thotë se në Kuvend duhet të maten fjalët dhe se, siç bëhet e ditur, nuk është keq të kërkojë falje njeriu. “Shumë herë kam thënë në Kuvend t’i matim fjalët, veçanërisht burrat duhet t’i matin fjalët, sepse jam jo vetëm subjekt, por edhe objekt i ofendimit. Ne, veçanërisht gratë, duhet të kenë kujdes kur është në pyetje një grua tjetër. Dhe nuk është keq që njeriu të kërkojë falje, nuk është keq të thotë njeriu se ndoshta perceptimi nuk është i tillë, siç duhej të ishte, qëllimi nuk ishte qëllim i keq, kjo mendoj se do të sjellë tejkalimin e problemeve të tilla”, tha presidentja në pyetjen e gazetarëve, gjatë pjesëmarrjes në konferencën kombëtare “Bashkë jemi më të fuqishëm”.
- Post By Fitore Curri
- 12:00, 4 mars, 2025

12:00/ 4 mars/ 2025
Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me debatin mes ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska dhe deputetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska gjatë pyetjeve të deputetëve thotë se në Kuvend duhet të maten fjalët dhe se, siç bëhet e ditur, nuk është keq të kërkojë falje njeriu. “Shumë herë kam thënë në Kuvend t’i matim fjalët, veçanërisht burrat duhet t’i matin fjalët, sepse jam jo vetëm subjekt, por edhe objekt i ofendimit. Ne, veçanërisht gratë, duhet të kenë kujdes kur është në pyetje një grua tjetër. Dhe nuk është keq që njeriu të kërkojë falje, nuk është keq të thotë njeriu se ndoshta perceptimi nuk është i tillë, siç duhej të ishte, qëllimi nuk ishte qëllim i keq, kjo mendoj se do të sjellë tejkalimin e problemeve të tilla”, tha presidentja në pyetjen e gazetarëve, gjatë pjesëmarrjes në konferencën kombëtare “Bashkë jemi më të fuqishëm”.
Shkup – Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme qytetarët kanë denoncuar gjithnjë e më shumë vepra penale “mashtrim”, që janë kryer ndaj personave më të moshuar. Kryerësit e veprave i kanë mashtruar personat në atë mënyrë që u janë paraqitur në telefon dhe u janë prezantuar si persona zyrtarë, më shpesh nëpunës të policisë, dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për lirimin nga përndjekja penale e fëmijëve të tyre ose nipërve të cilët, kinse, pak para informimit kishin bërë aksident në komunikacion me pasoja të vdekjes. Siç bëhet e ditur në kumtesën e sotme nga MPB, mashtruesit i kontaktojnë viktimat më shpesh në telefon fiks, por ka raste ku janë kontaktuar edhe përmes telefonit mobil me numër të fshehtë, ndërsa që të jenë më të bindshëm në prapavijë dëgjohet zë i cili kërkon ndihmë.
Shkup - Për të garantuar siguri më të madhe të ushqimit dhe për të arritur një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, në kushte të intensifikimit të tregtisë së pemëve dhe perimeve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ka rritur intensitetin e kontrolleve në dërgesat e këtij lloj produkti të importuar në vend, nga të gjitha vendet. Nga AUV njoftojnë se sot kontrollet e intensifikuara do të realizohen duke marrë mostra laboratorike për testimin e (mbetjeve) të pesticideve, me metoda të akredituara, nga çdo dërgesë. Mostrat do të merren në pikat e inspektimit gjatë importit, ndërsa dërgesat nuk do të lëshohen në qarkullim derisa të merret rezultat, me të cilin do të konfirmohet siguria e produkteve.
Shkup - Në kuadër të Samitit qeveritar Hungari-Maqedoni, në Budapest, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim konstruktiv me ministrin hungarez të Bujqësisë, Ishtvan Nagi. Gjatë takimit, siç kumtuan sot nga MBPEU-ja, u diskutua për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë. “Gjatë bisedës me ministrin Ishtvan Nagi u pajtuam se është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi mes dy ministrive”, shtoi ministri Tripunovski.
Shkup – Komisioni Rregullator për Energjetikë të kryejë ndryshime të Rregullave për furnizim me energji elektrike dhe të vendosë lexim të detyrueshëm mujor të njehsorëve, kërkon Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë (INRM). Siç bëri të ditur sot INRM, me vendosjen e bllok-tarifave më 1 korrik 2022 KRRE kreu ndryshim të Rregullave për furnizim me energji elektrike, duke paraparë lexim tremujor në vend të leximit vjetor të njehsorëve. Ky ndryshim, bëjnë të ditur, ishte rezultat i ankesave të shumta nga konsumatorët për lexim paushall e cila nuk korrespondon me konsumin real.
Shkup - Skopje siti moll dhe komuniteti studentor në Maqedoni "Studentaria" më 15 dhe 16 mars kanë organizuar Panair qëllimi i të cilit është të lidhë të rinjtë - maturantët dhe studentët - me universitetet për të mësuar rreth mundësive për arsimim, specializim dhe zhvillim profesional, si dhe me akademi dhe kompani të aftësive digjitale. Do të marrin pjesë dhjetë universitete me mbi 80 fakultete nga vendi, si dhe akademi për aftësi dhe shitje digjitale dhe një numër i madh kompanish dhe organizata rinore.
Shkup - Të gjithë qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, kanë të drejtë ligjore që në afat prej 8 ditësh të paraqesin ankesë tek furnizuesi universal EVN Houm. Raporti duhet të përmbajë numrin e llogarisë, përshkrimin e problemit dhe një kopje të faturës dhe të dorëzohet në adresën info@evn.mk. Nëse qytetari nuk është i kënaqur me përgjigjen, ka të drejtë të paraqesë ankesë në Komisionin Rregullator të energjetikës dhe shërbimeve të ujit dhe shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE)
Shkup - Mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin ka pasur temperatura nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë ku janë matur - 8 gradë Celsius, -7 janë matur në Kodër të Diellit, -6 në Hanet e Mavrovës dhe Manastir, -4 në Kriva Pallankë, Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Prilep, Shtip, Pretor, Demir Kapi dhe Gevgjeli, -2 gradë në Krushevë, Veles, Ohër, Vinicë dhe Kavadar dhe -1 gradë në Shkup-Zajçev Rid. Lartësia e shtresës së borës e matur në orën 7 të mëngjesit të sotëm arrin 25 centimetra në Kodrën e Diellit, kumtoi DPHM-së.
Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon de Lajen, sot propozoi fond të ri që do mund të mobilizojë afro 800 miliardë euro (841.5 miliardë dollarë) për investime në mbrojtje në Bashkimin Evropian, përfshirë ndihmën ushtarake për Ukrainën, raporton DPA. Ajo tha se plani për të "riarmatosur Evropën" mund të mobilizojë rreth 800 miliardë euro (841.4 miliardë dollarë) për një Evropë të sigurt dhe elastike.
Moskë - Gjasat janë të pakta që bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën të fillojnë derisa misionet diplomatike të të dyja vendeve nuk fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. Në pyetjen se kur pritet të fillojnë këto negociata, Peskovi tha se ka pak gjasa derisa ambasadat nuk jenë plotësisht funksionale. Më 27 shkurt në Stamboll u mbajt takimi ruso-amerikan kushtuar problemeve në punën e ambasadave në Moskë dhe Uashington.
Hagë - Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së sot publikoi se gjyqtari Juxhi Ivasava është zgjedhur kryetar i ri, i cili do të përfundojë mandatin e ish-presidentit Navaf Salam, që skadon më 5 shkurt 2027. Javën e kaluar, Salam u zgjodh nga parlamenti libanez si kryeministër i ri i vendit. Ai muajin e kaluar dha dorëheqje nga gjyqësori. Japonezi Ivasava punon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së që nga viti 2018, kurse më parë ishte profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Tokios dhe kryetar i Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Uashington - SHBA-ja sot vendosi tarifa të reja prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe dyfishim të tarifave për mallrat kineze, duke shkaktuar një valë të re të tensioneve tregtare me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë amerikan. Tarifat e reja, të cilat hynë në fuqi sonte në orën 12:01 me kohën Lindore, mund të ndikojnë në tregtinë me vlerë 2,2 trilion dollarë. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vendimi është në përgjigje të, siç pretendon, "përpjekje të pamjaftueshme" nga Kanadaja, Meksika dhe Kina për të parandaluar kontrabandën e fentanilit në SHBA. "Mjaft ishte. Ne nuk do t'i lejojmë këto vende të rrinë duarkryq derisa amerikanët të vdesin nga kjo drogë vdekjeprurëse", deklaroi Tramp në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
Tel Aviv - Ministria e Mbrojtjes së Izraelit kumtoi se po largon mjetet shpërthyese nga zona e Rrafshnaltat e Golanit në afërsi të kufirit me Sirinë. Mina dhe municione të tjera të pashpërthyera po largohen në zonën përreth bashkësisë Ajn Zivan. Një numër i madh zona të Rrafshnaltave të Golanit janë të mbushura me mina të mbetura nga luftërat e mëparshme me Sirinë gjatë dekadave të fundit, ndërsa operacionet e çminimit atje nuk janë të rralla. Rrafshnaltat e Golanit u pushtuan nga Siria në vitin 1969, ndërsa më vonë iu aneksuan Izraelit.
Uashington - Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Tramp, ka vendosur të ndërpresë ndihmën ushtarake për Ukrainën, ndërsa sipas reporteres së Njujork tajms nga Shtëpia e Bardhë, Megi Haberman, Tramp është duke testuar "deri sa larg mund të shkojë" në tërheqjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën përderisa ajo lufton kundër pushtimir rus. Haberman tha se Tramp e mori vendimin pas mosmarrëveshjes me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Zyrën Ovale të premten, e cila pasoi disa javë tensione midis Uashingtonit dhe Kievit. Sipas saj, ka pasur "pakënaqësi pothuajse unanime" nga ukrainasit në Shtëpinë e Bardhë, dhe në veçanti ka pasur "tension të madh" midis nënpresidentit Xhej-Di Vens dhe Zelenskit.
Londër - Superkompjuteri i kompanisë britanike për analizë sportive "Opta" e ka ripërtëritur radhitjen e favoritëve në Ligën e kampionëve në futboll për vitin 2024/2025 para ndeshjeve të para nga 1/8 e finales. Liverpulli konsiderohet si favoriti kryesor, ndërsa gjasat e tij për fitimin e titullit rriten prej 17,2 në 19,2 për qind. Në vendin e dytë është Barcelona (14,8 për qind), ndërsa në të tretin Interi (14 për qind). Mes gjashtë parëve në këtë radhitje janë edhe Arsenali (11,6 për qind), Reali i Madridit (9,8 për qind) dhe Pari Sen Zhermeni (9,5 për qind). Vijojnë Baer Leverkuzen (5,4 për qind), Bajerni i Mynihut (5,3 për qind), Atletiko Madridi (4,2 për qind) dhe Benfika (1,3 për qind).