• e hënë, 03 mars 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 1 mars/ 2025

 Shkup - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radevi dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Siç njoftojnë nga Kabineti i Radevit, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për rëndësinë e dialogut konstruktiv në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve.

 Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska e ka vizituar kompaninë IGM Vratnicë në Komunën e Jegunovcit, e cila ka licencë të vlefshme për shfrytëzim të resurseve minerale. Në takim është biseduar për zbatimin e detyrimeve ligjore, standardet mjedisore, protokollet e sigurisë, si dhe mundësitë për përmirësimin e efikasitetit në shfrytëzim. Nga Ministria informojnë se vizita është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për monitorimin e mbajtësve të koncesioneve dhe licencave të shfrytëzimit, si dhe për përmirësimin e rregulloreve në sektorin minerar. 

Shkup - Prokuroria Themelore Publike mbajti një takim koordinues me shërbimet policore të SPB Shkup të cilëve u dha udhëzime konkrete për veprim më efikas në situata kur rrezikohet siguria në komunikacion. Qëllimi, siç informoi sot Prokuroria Publike në Shkup, është që të mundësohet ndjekja penale më efikase e kryerësve të këtyre veprave penale dhe të veprohet në mënyrë parandaluese kundër drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve.

 Shkup - Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores së Gjykatës dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve në gjykata ka konstatuar se ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike dhe se nuk është regjistruar ndarja manuale e lëndëve. Përjashtimi i gjykatësve bëhet sipas procedurës ligjore dhe për çdo përjashtim dhe përfshirje të gjykatësve nga AKMIS ka vendime të arsyetuara.

Shkup - Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) sot në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN. Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së.

Shkup - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) me rastin e 1 Marsit - Ditës botërore të zero diskriminimit apelon të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe drejtësi për të gjithë. "Më 1 mars, në Ditën botërore për zero diskriminim, kujtojmë se çdo njeri ka të drejtë të dinjitetit, respektit dhe barazisë, pa dallim të karakteristikave të tij personale. Diskriminimi nuk është vetëm një problem individual - ai prek të gjithë shoqërinë, prish kohezionin social dhe parandalon përparimin. Në këtë ditë nuk flasim vetëm për barazi - flasim edhe për përgjegjësi. Secili nga ne ka fuqi me fjalët e dhe veprimet e tij të kontribuojë drejt shoqërisë të bazuar në mirëkuptim, solidaritet dhe respekt. Mënyra se si ne komunikojmë me të tjerët formon mjedisin në të cilin jetojmë. Fjalimi që përfshin diskriminim, paragjykim ose nxit ndarje nuk ka vend në përditshmërinë tonë", thuhet në kumtesë.

Shkup - Një shtëpi uikendi dhe një pemëtore në fshatin Idrizovë janë djegur dje, ndërsa dëmi material ende nuk është konfirmuar. Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me tre automjete të zjarrfikësve dhe tetë zjarrfikës. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat informojnë se zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit kanë pasur edhe dy intervenime gjatë ditës së djeshme dhe atë të kashtës në një sipërfaqe prej 1.200 m2 në fshatin Bukoviq dhe një intervenim ende më të vogël. 

Shkup - Shourumi për stilistët dhe zejtarët e Maqedonisë "Lab dizajn market" sot në mesditë feston ditëlindjen e saj të parë me një ngjarje në bashkëpunim me "BIG SEE Maqedoni" në Laboratorium, në Shkup. Si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet shourumit të Maqedonisë "Lab dizajn market" dhe platforma për arkitekturë dhe dizajn "BIG SEE" me seli në Lubjanë, të Sllovenisë, dega e Maqedonisë nga organizata sllovene do të mbajë prezantimin e fituesve nga Maqedonia në kategorinë e modës dhe dizajnit të produktit që platforma "BIG SEE" e ndan nga viti 2018.

Athinë - Lidhur me Ukrainën, tregova se Evropa mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme për popullin ukrainas. Dhe pavarësisht nga konfrontimi publik, Evropa mbetet e përkushtuar për të përmirësuar infrastrukturën e saj të mbrojtjes. Por, mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e nevojshme, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Gerapetritis, pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Marko Rubio në Uashington, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankara - Partia Punëtore Kurde (PPK) sot njoftoi një armëpushim me Turqinë pas apelit të liderit të saj Abdullah Oxhallan. Komiteti Ekzekutiv i PPK-së tha se ishte dakord me thirrjen e Oxhallanit dhe do të "respektonte dhe zbatonte" vendimin e armëpushimit. PPK kërkoi gjithashtu lirimin e Oxhallanit, i cili prej 26 vitesh po vuan dënimin e përjetshëm në ishullin Imrali pranë Stambollit.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pritet të arrijë në Londër, ku do të ketë takim me liderët evropianë dhe liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Pas takimit të ndërprerë në mënyrë dramatike  të presidentit amerikan Donald Trampit dhe Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë pasoi mbështetje për shefin e shtetit ukrainas nga liderët evropianë.  Kryeministri britanik Kir Starmer bëri të ditur se mbrëmë me telefon ka biseduar edhe me Trampin dhe Zelenskin dhe paralajmëroi se sot në Londër do të mbahet një takim.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për "Foks njuz" tha se populli i Ukrainës do të vendosë për dorëheqjen e tij. Deklarata e tij pasoi pas komentit të senatorit republikan të SHBA-së Lindzi Gream, i cili bëri thirrje për dorëheqjen e tij. "Nuk e di nëse ai (senatori Gream) do të jetë i kënaqur me fjalët e mia, por vetëm populli ukrainas mund të marrë një vendim të tillë", tha Zelenski.

 Gaza - Hamasi njoftoi se hedh poshtë "formulimin" e Izraelit për vazhdimin e fazës së parë të armëpushimit në Rripin e Gazës, afati i të cilit skadon sot. Zëdhënësi i lëvizjes palestineze Hazem Kasem për televizionin Al Arabia tha se për momentin brenda Hamasit nuk bisedohet për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

 Tokio - Kryeministri japonez Shigeru Ishiba sot deklaroi se po përpiqet të parandalojë ndarjen mes SHBA-së, Ukrainës dhe G7, duke e cilësuar debatin e mbrëmshëm mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas si "mjaft të papritur". "Japonia duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar ndarjen. Kjo nuk është diçka që duhet të shkaktojë emocione konfliktuoze. Diplomacia e ndihmuar nga dhembshuria dhe këmbëngulja duhet të përdoret për të arritur paqen", tha Ishiba.

Uashington - Një burim i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë për Nju-Jork Tajms se presidenti amerikan Donald Tramp mund ta ndërpresë ndihmën për Ukrainën. Ai deklaroi se pas takimit të ndërprerë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bardhë, Trampi mund të anulojë të gjithë ndihmën amerikane për Ukrainën, duke përfshirë dërgimin e municioneve dhe pajisjeve, të cilat janë miratuar dhe paguar gjatë mandatit të ish presidentit amerikan Xho Bajden.

Bruksel - Pas takimit të ndërprerë në mënyrë dramatike mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski, në Shtëpinë e Bardhë, pasoi përkrahja për kreun e shtetit ukrainas nga liderët evropianë. Kryeministrat e Polonisë dhe Spanjës, Donald Tusk dhe Pedro Sançez, kanë reaguar, duke theksuar se Ukraina nuk është e vetme.

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodimir Zelenski të kërkojë falje pas debatit të tij me presidentin amerikan Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë. "Zelenski duhet të kërkojë falje që na humbi kohën për takimin që përfundoi në mënyrë të tillë. Ne e kemi bërë shumë të qartë se cili është plani ynë dhe ai është të sjellim rusët në tryezën e negociatave," tha Rubio në një intervistë për Si-En-En. 

QËNDRONI TË LIDHUR