
12:00 / 3 mars / 2025
Shkup – Masa të kujdesit të cilat përfshijnë marrjen e përkohshme të lejes së vozitjes dhe ndalesë për dhënien e saj, ndalesë për largimin nga vendbanimi ose qëndrimi, detyrim i të dyshuarit që të paraqitet te personi i caktuar zyrtar në gjykatë, si dhe marrje të përkohshme të pasaportës për kalimin e kufirit shtetëror propozon prokurori publik për 47-vjeçarin, i cili dje pas mesnate me automjet ka goditur një këmbësor në Shkup. Siç bëri të ditur sot Prokuroria Publike kundër të dyshuarit është nisur hetim sepse ekziston dyshimi se ka kryer – Vepra të vështira kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Shkup - NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup informon se sot në rrugën e "Dizhonit" nr. 21 për shkak të defektit rrugor prej 5/4 do të ketë ndërprerje të furnizimit të ujit. Furnizimi i ujit do të jetë në ndërprerje prej orës 10:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.
Shkup – Uji për pije në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra mikrobiologjike fizike-kimike nga 44 vende matëse në qytet. “Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej 24 deri 28 shkurt 2025 mori 194 mostra për analiza fizike-kimike dhe 194 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 44 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në bazë të rezultateve të mara nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informojnë sot nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.
Tetovë - Në Tetovë nesër përsëri do të mbahet gjykimi për vdekjen e 23 vjeçares Teodora Ristovska, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në vitin 2022. Ajo u godit nga një makinë në një vendkalim për këmbësorë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë për shkak të plagëve të marra. Familja e Teodorës informojnë se gjykimi filloi pothuajse një vit më vonë në korrik të vitit 2023, ndërsa në nëntor pasi pranoi fajësinë shoferi, ai u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg.
Vjenë - Qeveria e re e Austrisë sot do të japë betimin para presidentit Aleksandar van der Belen. Qeveria përbëhet nga tre parti – nga Partia Popullore Austriake (OVP), Partia Socialdemokrate e Austrisë (SPO) dhe Neos. Lideri i OVP-së, Kristian Shtoker do të jetë kancelar, ndërsa kryetari i SPO-së, Andreas Babler do të jetë zëvendëskancelar. Ndërsa kryetarja e Neos-it, Beate Majnël-Rajzinger do të jetë ministre e Punëve të Jashtme.
Paris – Armëpushimi ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës në ajër, në det dhe në sektorin e infrastrukturës energjetike, nëse pranohet, mund t'i lejojë Kievit dhe aleatëve të tij të përcaktojnë nëse presidenti rus Vladimir Putin është me të vërtetë i gatshëm për të filluar negociatat për një paqe afatgjatë, deklaroi sot ministri francez o Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se Parisi dhe Londra po propozojnë një armëpushim të pjesshëm njëmujor.
Bruksel - Edhe pas episodit traumatik të së premtes në Shtëpinë e Bardhë, evropianët duket se ende nuk janë të gatshëm të pranojnë realitetin e ri transatlantik dhe në vend që të ecin përpara pa presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, ata po humbin kohën e çmuar të Ukrainës duke pritur Uashingtonin, vlerësojnë analistët e lajmeve në Bruksel rreth përmbledhjes së takimit të djeshëm të liderëve evropianë në Londër.
Londër - Franca dhe Britania e Madhe nuk ranë dakord për planin për armëpushim të pjesshëm për Ukrainën, deklaroi sot ministri britanik, pasi presidenti i Francës, Emanuel Makron tha se kjo u propozua nga dy kombet. "Nuk është arritur marrëveshje për atë se si do të duket armëpushimi", deklaroi ministri i forcave të armatosura, Luk Polard për radio Tajms.
Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse Ukraina si kthim bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa këtë e përmendi pasi aleatë të presidentit amerikan Donald Tramp kërkuan dorëheqje të tij. “Unë në këmbim për NATO? Zëvendësimi është i mundshëm. Thashë se jam i gatshëm të largohem, ndërsa si kthim bëhemi anëtare e NATO-s këtë e them qysh në fillim të luftës me Rusinë. Nëse hyjmë në NATO, kjo nënkupton se e përmbusha misionin tim”, tha Zelenski, informon Skaj njuz.
Uashington - Drejtori i Departamentit amerikan për efikasitet qeveritar (DOGE), Ilon Mask, ka përkrahur kërkesën e disa senatorëve republikanë - që SHBA të tërhiqet nga NATO dhe Kombet e Bashkuara. "Jam dakord. Është koha për të lënë NATO-n dhe OKB-në, theksoi Mask. Më parë edhe presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se SHBA-ja nuk do të mbetet në NATO nëse anëtarët e tjerë nuk kontribuojnë më shumë për Aleancën.
Uashington - Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henri Mekmaster, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin amerikan për shkak të më shumë se 175 zjarreve që deri më tani kanë djegur 1711 hektarë tokë. Ekipet e zjarrfikësve po bënin përparim në kontrollin e zjarrit në zonën e Karolina forest, në perëndim të vendpushimit bregdetar Mirtëll Biç ku banorët u urdhëruan të evakuonin disa lagje, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve të qarkut Hori.
Uashington – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas deklaroi se dëshira e Brukselit që të bashkëpunojë me Uashingtonin bazohet në parimet për të cilat gjithmonë është angazhuar SHBA-ja, ndërsa ato janë liria dhe pavarësia, gjegjësisht parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare. Kallas për Bi-Bi-Si deklaroi se BE-ja bashkë me SHBA-në kanë propozuar rezolutë për mbështetje të Ukrainës për të cilën u votua në Kombet e Bashkuara javën e kaluar dhe e cila parasheh tërheqjen e trupave ruse, por se Uashingtoni e ka ndryshuar qëndrimin pas bisedimeve me delegacionin rus dhe ka votuar kundër miratimit të asaj rezolute.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot do të ketë takim me ndihmësit e sigurisë kombëtare për të diskutuar mundësinë e pezullimit ose anulimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, publikoi Njujork tajms, duke cituar një përfaqësues anonim të administratës së Trampit. Në takim do të marrë pjesë dhe Sekretari i shtetit Marko Rubio dhe sekretari i Mbrojtjes Pit Hegset, për të shqyrtuar dhe mundësisht të ndërmarrin veprime mbi një sërë opsionesh politike për Ukrainën.
Uashington – Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Kash Patel, ka kërkuar nga Kongresi që të hetojë se si janë përdorur paratë nga ndihmat të dërguara në Ukrainë. "Kërkova nga Kongresi të hetojë se ku u zhdukën paratë. Populli amerikan meriton një përgjigje, sepse janë paratë tona. Këto janë dollarët e taksapaguesve tanë," theksoi Patel. Ai kritikoi gjithashtu shumën e ndihmës amerikane për Ukrainën.
Uashington - Donald Tramp nesër para Kongresit do të flas për vizionin e tij për SHBA-në dhe botën, për herët të parë në mandatin e tij presidencial, ndërsa në fjalimin e tij me slloganin "Amerika në vendin e parë", siç u paralajmërua, do ta shpreh synimin për të zgjeruar ndikimin e tij mbi aparatin shtetëror. Fjalimi i Trampit do të mbahet të martën në Kapitol në Uashtington, pak më shumë se një muaj pas inaugurimit të tij dhe më shumë se katër vjet nga 6 janari 2021, kur mbështetësit e tij kanë bastisur Kongresin pas humbjes së Trampit në zgjedhjet presidenciale nga Xho Bajdeni.
Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset ka urdhëruar komandën kibernetike të SHBA-së t'i ndalë operacionet sulmuese kibernetike kundër Rusisë, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë dhe të arrijë marrëveshje me Moskën për paqe në Ukrainë, publikoi sot Nju-Jork Tajms. Në raportin e gazetës amerikane, ku citohen deklaratat e zyrtarit aktual dhe dy ish zyrtarëve, të informuar me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, thuhet se ishte me sa duket pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të tërhequr presidentin rus, Vlladimir Putin në negociata për Ukrainën dhe një marrëdhënie të re me SHBA-në.
Uashington - Marrëveshja ekonomike midis SHBA-së dhe Ukrainës tani për tani nuk është në rendin e ditës, deklaroi mbrëmë ministri amerikan i Financave, Skot Besant për Si-Bi-Es Njuz. Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski dhe presidenti Donald Tramp të premten duhej të nënshkruajnë marrëveshje që do t'i mundësonte SHBA-së qasje në resurset nëntokësore të Ukrainës. "Mendoj se duhet të shohim nëse presidenti Zelenski dëshiron të vazhdojë", deklaroi Besant. "Cila është dobia e një marrëveshje ekonomike që do të jetë e pakuptimtë nëse ai dëshiron luftimet të vazhdojnë? Presidenti Tramp dëshiron një marrëveshje paqesore", vazhdoi ministri amerikan i Financave.