09:00/18 nëntor/2024
Shkup - Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot në mesditë në Prishtinë do të mbajnë mbledhje të përbashkët. Sipas agjendës që e publikuan të dy qeveritë, pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, është parashikuar para fillimit të mbledhjes ndërqeveritare, përkatësisht nga ora 11:20 të mbahet tet-a-tet takim ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si dhe tet-a-tet takime ndërmjet ministrave të dy Qeverive. Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare, do të nënshkruhen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume bashkëpunimi në disa fusha.
Shkup - Me një sërë aktivitetesh gjithëditore sot në Shkup do të shënohet 17 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Ngjarja për shënimin e Ditës Kombëtare të Studentëve organizohet nga Trupi Kombëtar Studentor i Maqedonisë së Veriut (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë (RYCO) dhe Forumi Arsimor Rinor (FAR), ndërsa fjalime do të kenë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe kryesuesi i TKS-së, Aleksandar Nikollovski.
Shkup - Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 10 deri 16 gradë. Siç informojnë nga DPHM, në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë me kushte për dukuri tlë mjegullës apo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Bratisllavë - Mijëra njerëz në Sllovaki mbrëmë kanë dalë nëpër rrugë që të protestojnë kundër qeverisë së kryesuar nga kryeministri Robert Fico, ndërsa perotestat më të mëdha janë mbajtur në Bratisllavë. Mediat opozitare kanë njoftuar se në tubimin në kryeqytet kanë marrë pjesë mes 17.000 dhe 18.000 njerëz. Protestat, e organizuara nga dy parti liberale dhe një konservative janë mbajtur me rastin e 35 vjetorit të Revolucionit së Kadifenjtë kundër regjimit komunist të Çekosllovakisë së atëhershme.
Londër - Pasi presidenti amerikan i lejoi Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi ATACMS për sulme në brendësinë e territorit rus, Kievi me siguri së pari do t'i sulmojë ushtarët rus dhe koreanoverior të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk në Rusinë perëndimore, shkruan Tajmsi britanik, duke i'u referuar mediave amerikane. Persona zyrtarë thanë se autorizimi për përdorimin e raketave amerikane ATACMS, për të cilën kohë të gjatë është diskutuar në Uashington dhe për të cilën diskutohet në Kiev, është përgjigje e një lëvizjeje e të paktën 10.000 ushtarëve të Koresë së Veriut t'i mbështesin forcat ruse në kufirin me Ukrainën, beson Tajms.
Moskë - Deputetja ruse Marija Butina tha se administrata e presidentit Xho Bajden, duke i lejuar Ukrainës të përdorë armë amerikane për sulme në brendësi të Rusisë, rrezikon shpërthimin e një lufte të tretë botërore. "Administrata e Bajdenit bën përpjekje ta përshkallëzojë situatën në maksimum derisa ata ende kanë fuqi dhe derisa ende janë në pushtet", tha Butina. "Shpresoj se (Donald) Trampi do ta ndryshojë vendimin, sepse seriozisht rrezikojnë fillimin e një lufte të tretë botërore, që nuk është në interes të askujt", shtoi ajo.
Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova sot nuk dëshironte t'i komentojë shkrimet mediatike se presidenti amerikan Xho Bajden i ka dhënë leje Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar objektiva në territorin e Rusisë. "Presidenti Vladimir Putin tashmë tha gjithçka në lidhje me këtë", njoftoi Zaharova. Duke folur për mundësinë që Ukraina të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektiva në territorin rus, Putini në shtator tha se zhvendosja e luftës më tutje në lindje nuk do të jetë fund, "sepse lufta do të arrijë edhe deri në Perëndim".
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski mbrëmë me kujdes e mori informatën se administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden do ta lejojë Ukrainën të përdorë armë që i siguroi nga SHBA-ja për sulme thellë në territorin rus. Zelenski këtë e deklaroi gjatë fjalimit të tij të rregullt, por nuk e konfirmoi drejtpërdrejtë lajmin, transmeton Beta. Duke e përkujtuar rëndësinë e "kapacitetit të raketave me rreze të gjatë veprimi" për ushtrinë, Zelenski tha se shumë mediume lajmëruan se Ukraina është e autorizuar "të ndërmarrë masa adekuate"."Megjithatë, sulmet nuk kryhen me fjalë, gjëra të tilla nuk paralajmërohen. Raketat do të flasin vetvetiu", tha Zelenski.
Rio de Zhanejro - Në Rio de Zhanejro sot fillon samiti dyditor i G20, ndërsa temat kryesore të takimit do të jejnë lufta kundër varfërisë dhe urisë në botë, reforma në institucionet globale, lufta kundër ndryshimeve klimatike, si dhe konfliktet në Ukrainë dhe në Rripin e Gazës. Mediat britanike transmetojnë se vendet-anëtare të G20 marrin pjesë me 85 për qind të ekonomisë botërore dhe më shumël kontribuojnë financiarisht në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Anëtaret e G20 lëshojnë më shumë se tre të katërtat e gazrave të qelqta, kështu që nga këto shkaqe Kombet e Bashkuara para dy ditëve u kanë bërë thirrje liderëve të G20 të akordojnë më shumë mjete për luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Buenos-Ajres - Presidenti rus, Vlladimir Putin "nuk dëshiron paqe" me Ukrainën dhe "nuk është i gatshëm të negociojë për atë", deklaroi presidenti francez, Emanuel Makron pas sulmit të madh rus ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës. "Besoj se është e qartë se qëllimet e presdientit Putin janë t'i intensifikojë luftimet. Nëse dëshirojmë të dimë se cilat janë qëllimet e Putinit, atë që ai sapo e bëri në terren, e tregon qartë atë. Çfarëdo që të jenë deklaratat e tij, ai nuk dëshiron paqe dhe nuk [shtë i gatshëm të negociojë", tha makron në Buenos-Ajres. Presidenti francez shtoi se obligimet ndaj Ukrainës duhet të zbatohen, ndërkaq atij vendi t'i lpejohet të zhvillojë luftë mbrojtëse dhe të furnizohet me armë dhe pajisje.
Bejrut - Në sulmet e forcave izraelite ndaj Libanit jugor humbën jetën tetë persona të cilët punonin në Ndihmën e Shpejtë, raportoi Al Xhezira. Sipas raporteve, aeroplanët izraelitë bombarduan qendrën e Institucionit Shëndetësor Islamik në fshatin Arab Salim në provincën Nabtije. Qeveria libaneze dhe organizatat humanitare akuzuan Izraelin se qëllimisht sulmon punonjësit shëndetësor dhe të punësuarit tjerë në Ndihmën e Shpejtë të Libanit, duke thënë se më shumë se 200 punonjës shëndetësor ishin vrarë në sulmet izraelite vitin e kaluar.
Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un i ka bërë thirrje ushtrisë së vendit të tij të përqendrohen të gjitha përpjekjet në përfundimin e përgatitjeve ushtarake, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA. KCNA njoftoi se Kim e ka përshkruar Gadishullin Korean si "pika më e madhe e nxehtë në botë", në fjalimin e mbajtur para komandantit të batalionit në Phenian të premten. Kim, gjithashtu, e ka akuzuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut se i solli tensionet në gadishull "në fazën më të keqe të historisë".
Uashington - Presidenti i SHBA-së në largim, Xho Bajden i lejoi Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme thellë në territorin e Rusisë. Këtë, siç transmetojnë Njujork tajms dhe Bi Bi Si, e konfirmuan për agjencinë Rojters tre burime të njoftuara me këtë çështje, që paraqet ndryshim të rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin ruso-ukrainas. Ukraina planifikon t'i kryejë sulmet e veta të para me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim, thonë burimet, pa zbuluar hollësi për shkaqe operative të sigurisë. Raketa amerikane ATAKMS me siguri fillimisht do të përdoren kundër trupave ruse dhe verikoreane për mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk në Rusinë perëndimore.
Uashington - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, mund ta rishqyrtojë vendimin e paraardhësit të tij Xho Bajden për sulmet me armë amerikane në brendësinë e territorit rus, tha një përfaqësues i ekipit të tranzicionit të Trampit për agjencinë shtetërore ruse. "Besoj se pothuajse gjithçka do të rishqyrtohet", theksoi ai, duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë nëse administrata e Donald Trampit do ta rishqyrtojë miratimin e Bajdenit për sulme në territorin rus me ndihmën e raketave amerikane ATACMS. Sipas tij, në çdo kohë në SHBA ka vetëm një president.
Uashington - Miliarderi amerikan, Ilon Mask mbrëmë u dakordua me vlerësimin e senatorit rrepublikan, nga Jutah, Majk Li, i cili lidhur me kumtimin se presidenti amerikan Xhozef Bajden ka lejuar përdorimin e armëve amerikane për sulme ukrainase thellë në territorin rus, shkroi se "liberalët dëshirojnë luftëra" dhe se "lufta e lehtëson rritjen e fuqisë". "E vërtetë", shkroi Mask, duke e ndarë kumtimin e senatorit Li. Mask, nga presidenti i sapozgjehdur Donald Tramp është emëruar një nga shefat e Sekretariatit për efikasitet të qeverisë. Në të njejtën kohë, një nga themeluesit e PejPal (PayPal), Dejvid Saks, në platformën e njejtë theksoi se Trampi mori mandat të qartë për t'i vënë fund luftës në Ukrainë.
Uashington - Djali i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, Donald Trampi i ri, e ka kritikuar vendimin e administratës së presidentit amerikan, Xhozef Bajden që t'i lejojë Ukrainës t'i përdorë raketat me rreze të gjata ATACMS për sulme në territorin rus. "Duket se kompleksi ushtarako-industrial dëshiron të sigurohet që Lufta e Tretë Botërore të nisë përpara se babai im të ketë një shans për të bërë paqe dhe për të shpëtuar jetë. Duhen kursyer triliona. Të marrë", ka shkruar Trampi i ri.