• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/15 nëntor/2024/

Shkup - Përmes punëtorisë për fëmijët e më shumë shkollave dhe të përkatësive të ndryshme etnike, kulturore dhe fetare sot në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Tolerancës - 16 Nëntori. Fëmijët krijuan mesazhe për tolerancë, përmes të cilave porositën një shoqëri më të bashkuar, paqësore dhe të përbashkët. 

Shkup - Komisioni i Kuvndit për financim dhe buxhet sot për të dytën ditë me radhë mban debat të përgjithshëm rreth Propozim-buxhetit për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti i përgjithshëm është i projektuar në vlerë të përgjithshme prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 përqindëve të BPV-së, ndërsa parashikohet rritje e ekonomisë prej 3.7 për qind.

Gostivar - Kryeministri Mickoski e porositi opinionin më të gjerë dhe mediumet të mos i kushtojnë rëndësi retorikës me të cilën shërbehet BDI-ja. Ai deklaroi se ajo do të jetë edhe më e ashpër në periudhën që pason, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, për të komentuar kumtesën e fundit në të cilën ceket se koalicioni aktual qeveritar po kryen eksod të shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Italisë Andrea Silvestri.

Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë në panel diskutimin në kuadër të "Joint MDB (Multilateral Development Banks) Pavilion" të COP29, në Baku, kushtuar vlerës së platformave për veprim klimatik dhe mobilizim të financave për tranzicion energjetik.

Shkup - Në konferencë nacionale për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska kumtoi se Ministria dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit për herë të parë këtë vit kanë krijuar program për nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, sipas të cilit secili nxënës është i detyruar të marrë pjesë në aktivitete të dobishme shoqërore me gjithsej 30 orë në vit.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot i ndau vendimet për pagesë të mjeteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vendosje të ISO standardeve dhe certifikatë të sistemit HALLALL në bazë të thirrjeve të publikuara sipas masave nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024, kumtuan sot pasdite nga Ministria.

Shkup - Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, konsideron se gjatë kësaj periudhe ka pasur një fushatë kundër Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve dhe kundër tij personalisht, e iniciuar nga individë që kanë pasur interesa personale dhe synime të sëmura për pushtet dhe pozitë, përmes abuzimit me fatet e fëmijëve.

Shkup - Vendosje e censusit për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve dhe formimi i një Komisioni të pavarur për zgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Këshillit gjyqësor nga ana e Kuvendit. Gjatë zgjedhjes së gjykatësve, propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të votojnë individualisht për të gjithë kandidatët në ranglistë, ndërkaq parashihen edhe afate konkrete gjatë veprimit rreth procedurave disiplinore. Kërkesë e arsyetuar për inicim të procedurës disiplinore të anëtarit të Këshillit, propozohet të mund të parashtrojnë së paku 10 gjykatës në vend si deri më tani së paku 20 gjykatës.

Tetovë - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan institucionin publik të komunës për kopshte "Mladost" me rastin e miratimit të punësimeve në objektin e ri "Rilindja". Ministri theksoi se janë dhënë gjithsej 42 vendime në të cilat janë punësimet për vendet e lira për shkak të pensionimit të të punësuarve.

Shkup - Drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev sot ka marrë pjesë në marshin kondicionues, të organizuar nga ana e pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë.

Tetovë - Studentët e programit studimor Biologji të Fakultetit të Shkencave Matematike - Natyrore në Universitetin e Tetovës, më 14 dhe 15 nëntor 2024, morën pjesë në Konferencën dyditore Rajonale për Përdorimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore në rajonet Sharr, Korab Koritnik, dhe Alpet Shqiptare.

Tetovë - Këto ditë sërish në Tetovë, uji për pije ka erë dhe shije të pazakontë, që nga viti 2017 paraqitet pothuajse në çdo vjeshtë në tetor ose nëntor, por kompetentët bindin se uji është i sigurt për pije.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i quajti "taktika" për destabilizim masat që i miratoi Serbia nën tetor lidhur me juridiksionin e saj ndaj rajoneve me popullatë shumicë serbe në Kosovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ka dënuar sulmin me vezë dhe kos ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, i cili ndodhi më 29 tetor pranë Kryesisë së Kuvendit, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimet e Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ankara - Dhjetë persona janë lënduar nga zjarri i madh që shpërtheu sot në një fabrikë të produkteve mjekësore në lagjen Esenjurt të Stambollit. Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ka përfshirë një ndërtesë trekatëshe.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë, për herë të parë pas dy vitesh, njoftoi Qeveria gjermane.

Oslo - Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov tha se Ukraina nuk do të heqë dorë nga lufta për kthimin e të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia në dekadën e kaluar. 

Moskë - Presidenti rus Vldimir Putin sot gjatë bisedës me kancelarin gjerman Olaf Sholc tha se Rusia nuk ka refuzuar asnjëherë që të bisedojë për fundin e konfliktit në Ukrainë, duke shtuar se marrërveshjet e mundshme duhet t'i marrin parasysh interesat e sigurisë të Rusisë, që të bazohen në "realitetin e ri në terren" dhe të zgjidhen shkaqet e konfliktit, njoftoi pres-shërbimi i Kremlinit.

Teheran - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, i cili dje mbërriti për vizitë në Iran, sot vizitoi dy objekte bërthamore në Republikën Islamike, transmetoi Rojters.

Uashington - Ekipi i tranzicionit i presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp shmang kontrollet tradicionale të sigurisë dhe vetingun e kryer nga Byroja Federale për Hetime (FBI) për biografitë dhe të kaluarën e disa nga kandidatët e tij në administratën e re dhe shfrytëzon kompanitë private për kontroll, që shkojnë kundër normave dhe protokolleve të zakonshme, raportoi sot Si-En-En.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR