• e hënë, 18 nëntor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 18 nëntor/ 2024

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, më 18 nëntor 2024 do të realizojë vizitë pune në Parlamentin Evropian në Bruksel, gjatë së cilës do të takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola. Në kuadër të vizitës, siç njofton Shërbimi për inormim i Kuvendit, janë planifikuar takime me Tomas Vajc, referues për Republikën e Maqedonisë në PE dhe me Tijs Ruten, referues në hije nga grupi politik i socialdemokratëve.

Shkup - Në Kuvend sot duhet të vazhdojë mbledhja e Komisionit për financim dhe buxhet në ditën e katërt të rendit të ditës është Propozim-buxheti për vitin 2025, ndërsa mbledhje duhet të mbajnë edhe Komisioni për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës i Kuvendit. Debati i Komisionit për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas së cilës vazhdon në seancë plenare. Për propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 308 amendamente nga të cilat 204 nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë së doganës, Boban Nikollovski po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë “Forcimi i bashkëpunimit rajonal doganor” që mbahet sot dhe nesër në Budapest. Në takim, siç njofton Drejtoria e doganës, marrin pjesë drejtorë dhe përfaqësues të lartë të doganave nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.21/98 dhe 18/07), 22 Nëntori 2024 ( E premte), Dita e Alfabetit shqip është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron pjesëtarëve të komunitetit shqiptar Ditën e Alfabetit shqip.

Shkup - Qarkullimi mes stacioneve hekurudhore "Kadina Reka" dhe "Zelenikovë" është ndërprerë pasi që dje, në ora 21:37, një tren transportues ka dalë nga shinat, informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QMK) Shkup, duke iu referuar Hekurudhave të Maqedonisë. Në aksident nuk ka persona të lënduar. "Ekipe të Hekurudhave të Maqedonisë janë në terren dhe punojnë në zgjidhjen e situatës", njofton QMK-ja.

Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me shtatë gradë nën zero. Siç njoftoi DPHM-ja, temperaturat minus janë matur edhe në Strumicë (-5), -4 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi dhe Veles, -3 në Shkup - Zajçev Rid, Prilep dhe Kavadar, -2 në Kriva Pallankë dhe -1 në Vinicë dhe Gjevgjeli.  Zero gradë janë matur në Manastir dhe në Kodrën e Diellit, 1 në Hanet e Mavrovës, Ohër dhe Krushevë dhe 2 gradë në Pretor.  "Sot në mëngjes është me diell, nëpër lugina ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra, në Tetovë dhe Demir Kapi, deri në 200 metra në Pellagoni", njofton DPHM-ja.

Budapest - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto sot deklaroi se forcat proushtarake në Uashington dhe Bruksel "në aktin e fundit të frustrimit" kryen "sulm të ashpër ndaj realitetit të ri" dhe se nuk frikësohen nga skenari më i keq - përhapja e luftës së Ukrainës në mbarë botën. "Partitë mejnstrim proushtarake në Uashington dhe Bruksel filluan suëm përfundimtar, të ashpër të realitetit të ri ... Ky nuk është vetëm hap antidemokratik, por edhe skajshmërisht i rrezikshëm. Duket sikur forcat proushtarake në aktin e fundit të frustrimit nuk frikësohen nga më e keqja, përkatësisht nga përhapja e luftës së Ukrainës në mbarë botën", shkroi Sijarto në profilin e tij në Fejsbuk.

Moskë - Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës kanë shkatërruar 59 dronë të forcave ukrainase mbi pesë rajone të Federatës Ruse, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Specifikohet se dronët janë eliminuar mbi rajonet e Moskës, Kursk, Bërjansk, Belgorod dhe Tulsk.

Moskë - Armata ukrainase  në 24 orët e fundit ka lëshuar 74 projektilë ndaj objektivave në rajonin e Bellgorodit dhe sulmuan rajonin me 23 dronë, me ç'rast humbi jetën një civil, publikoi në kanalin e tij në Telegram guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vjaçesllav Gladkov. Sipas tij, në afat prej 24 orësh janë sulmuar 22 vende të populluara në shtatë qarqe kufitare në rajonin e Bellgorodit dhe është konfirmuar dëm në dy shtëpive private, një ndërtesë sociale dhe katër automobila. 

Moskë - Nëse SHBA i lejon Ukrainës të përdorë armë nga prodhimtaria amerikane për sulme në territorin rus, kjo do të çojë në rritjen e tensioneve dhe thellimin e përzierjes së SHBA-së në konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, njoftoi sot Kremlini. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov theksoi se presidenti rus Vladimir Putin më herët publikisht e tha qëndrimin e tij për leje potenciale të SHBA-së për përdorimin e raketave, gjegjësisht se përdorimi i armëve të tilla do të thotë pjesëmarrje direkte e vendeve të NATO-s në konfliktin në Ukrainë, transmeton agjencia gazetareske ruse.

Bruksel - Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borrell, sot shprehu shpresë se vendet-anëtare të BE-së do t'i lejojnë Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi për sulmet në Rusi. "Përsërita se Ukraina duhet të jetë në gjendje të përdorë armët që i dhamë, jo vetëm për të "ndaluar shigjetat", por edhe për të goditur "qitësit". Unë ende besoj se kjo është ajo që duhet bërë. Unë jam i sigurt se do të flasim përsëri. Shpresoj që vendet anëtare të bien dakord për këtë", tha Borrell në prag të takimit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së.

Bruksel - SHBA-ja solli vendim të rëndësishëm lidhur me mbështetjen ushtarake të Ukrainës, deklaroi sot shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, duke cekur se ky nuk është ndryshim i strategjisë së Perëndimit. Administrata e presidentit Xhozef Bajden e lejoi Ukrainën të përdorë armë të prodhimit amerikan për sulme thellë në territorin rus, konfirmuan për agjencinë Rojters dy zyrtarë anonim amerikanë të njoftuar me vendimin.

Sumi - Të paktën dhjetë persona ka humbur jetën, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa 52 janë plagosur dje në mbrëmje kur një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin verilindor Sumi, njnoftuan shërbimet ukrainase për raste emergjente dhe ushtrisë. Shërbimet e urgjencës ukrainase njoftuan përmes kanalit Telegram se ndodhen në vendin e aksidentit dhe po ndihmojnë viktimat. Më shumë se 400 njerëz janë evakuuar.

Teheran - Kthimi i Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë "kurrfarë ndikimi" ndaj politikës së jashtme të Iranit, veçanërisht ndaj marrëdhënieve me Kinën, deklaroi sot këshilltari kryesor i liderit suprem të Iranit, Ali Akbar Velajati. Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit dhe blerës kryesor i naftës së tij nën sanksione. Velajani, ish ministër i Punëve të Jashtme të Iranit (1981-1997) dhe figurë e rëndësishme në sistemin politik të Iranit, këshillon ajatollahun Ali Hamnei për çështjet e politikës së jashtme.

Dakë - Rreth 1.500 njerëz e humbën jetën gjatë protestave me të cilat u rrëzua kryeministrja e Bangladeshit, Sheih Hasina paraprakisht këtë vit, ndërsa rreth 3.500 njerëz u rrëmbyen dhunshëm gjatë sundimit të saj 15-vjeçar, kumtoi Muhamed Junus, i cili e kryeson qeverinë e vendit. Llogaritjet e ekonomistit dhe fitues i çmimit Nobel për paqe, i cili pritet të organizojë zgjedhje, tregojnë numra më të lartë nga numrat e mëparshëm zyrtarë, sipas të cilat në protestat studentore jetën e humbën rreth 1.000 njerëz.

QËNDRONI TË LIDHUR