MIA Flesh
- - Me marrjen në pyetje të prindërve të Aleksandër Gjorçevskit me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë ndaj të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Në seancën e sotme për shkaqe shëndetësore nuk ka ardhur dëshmitari Goce Trajkovski i cili në disa raste u përmend në procedurën e deritanishme si person që ndihmoi Aleksandrin në marrjen e video-incizimeve në lidhje me zhdukjen e Vanjës. Sot duhet të dëshmojnë edhe motra e Aleksandrit, si dhe anëtarë të familjes së Goce Trajkovskit. Në seancat e kaluara, ka dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhovskit dhe burri i saj, si dhe disa persona të përfshirë në hetimin e dy vrasjeve, mes tyre inspektorë dhe anëtarë të partisë politike “E Djathta”.
- Post By Fitore Curri
- 11:44, 15 nëntor, 2024
You need to login to view this page