MIA Flesh
- Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Ndryshime Klimatike (COP29) në Baku, pati një takim me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Xhomart Tokajev. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale gjeopolitike, si dhe për rolin rajonal të dy shteteve, bëri të ditur zyra e saj. Si urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës, presidenti përshëndeti kontributin e Kazakistanit dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në korniza globale, ndërsa ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe OSBE.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:47, 13 nëntor, 2024
18:00/13 nëntor 2024
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Ndryshime Klimatike (COP29) në Baku, pati një takim me presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Xhomart Tokajev. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale gjeopolitike, si dhe për rolin rajonal të dy shteteve, bëri të ditur zyra e saj. Si urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës, presidenti përshëndeti kontributin e Kazakistanit dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në korniza globale, ndërsa ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe OSBE.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku ka realizuar takim me Kiti van der Hejde, zëvendësdrejtore ekzekutive e UNICEF-it. Në takim, siç njofton kabineti i saj u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i frytshëm në disa fusha kyçe që kanë të bëjnë me mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në shoqërinë e Maqedonisë, me fokus të veçantë në barazinë, gjithëpërfshirjen, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në kontekstin e ndryshimeve klimatike edhe efektin e tyre ndaj jetës së fëmijëve, presidentja Siljanovska Davkova dhe zëvendësdrejtoresha e UNICEF-it, van der Hejden, theksoi rëndësinë e politikave që synojnë promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe nismave të gjelbra për mbrojtjen e mjedisit.
Tiranë - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim të shkurtër në Fejsbuk, Begaj ka shkruar se ndjen kënaqësi të veçantë që të mirëpresë Gashin. "Ishte kënaqësi që takova sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Afrim", ka shkruar Begaj. Në postimin e tij Gashi ka thënë se kanë konfirmuar “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe lidhjen e fortë mes popujve tanë”.
Tiranë - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi sot pati takim me homologen e tij të Shqipërisë Elisa Spiropali, ku u theksua bashkëpunimi i jashtëzakonshëm dhe dinamik i dy vendeve, me takime të shumta të realizuara në të gjitha nivelet i cili është tregues dhe shembull i bashkëpunimit cilësor midis dy vendeve. Kryetari Gashi siç theksohet në kumtesë, uroi Shqipërinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe shprehu pritshmërinë që të dy vendet edhe më tutje të vazhdojnë të bashkëpunojnë për planin e integrimit evropian. U nënvizua se zgjerimi është një nga politikat më të mira të BE-së si domosdoshmëri gjeostrategjike dhe është investim afatgjatë për të gjithë Evropën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomik.
Shkup - Shteti është i përgatitur për sezonin e ardhshëm të dimrit dhe reshjet e borës, ndërsa qytetarët duhet të përdorin pajisje dimërore në automjetet e tyre dhe nëse nuk kanë nevojë urgjente të mos udhëtojnë gjatë paralajmërimit për reshje të dendura, theksoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellovi në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e trupit koordinues. Ai u ka bërë apel qytetarëve që çdo vit të veçojnë faktet nga opinionet e zakonshme në rrjetet sociale, se bora ka befasuar sërish institucionet kompetente. Kapacitetet për pastrimin e borës, theksoi, nuk janë aspak për t'u nënvlerësuar dhe nuk janë më të dobëta në krahasim me rajonin.
Shkup - Në Gjykatën Themelore Shkup sot ka dëshmuar avokati Vasko Stojkov, i cili e ka dërguar deri në Beograd, Lupço Palesvskin, i pandehuri i parë për vrasjen e vanja Gjorqevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në pyetjen e prokurores Zhaklina Trajçevska në debatin gjyqësor ai delaroi se më 30 nëntor të vitit 2023 ka qenë në Beograd me të pandehurin Lupço Palevski. I pyetur për shkakun e vizitës, Stojkov tha se Palevski ka dashur të rregullojë gjëra të ndërlidhura me boshtin kurrizor të tij dhe t'i vizitojë Serbinë dhe nëse është e nevojshme edhe Turqinë.
Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot priti Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Forcave të Sigurisë (GIBS) të Republikës Çeke, Hendrih Vit. Siç njoftojnë nga MPB-ja, Vit ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i GIBS-it, Petar Hvistek dhe kolonel Andrea Storhova, të cilët përndryshe janë në një vizitë pune dyditore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përkatësisht në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë.
Shkup - Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski e udhëhoqi seancën e dytë të Këshillit për monitorim të realizimit të Projektit për Administrim të Sigurimeve Sociale - SIAP. Para të pranishmëve, Vellkovski shkurtimisht iu referua projektit SIAP, zbatimi dhe koordinimi i të cilit është përgjegjësi e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe Këshillit për monitorimin e zbatimit të tij dhe rolin e Këshillit.
Shkup - Lidhja socialdemorkate e Maqedonisë nuk do ta mbështetë Propozim-buxhetin e Qeverisë për vitin 2025, e vlerlsoi si joreal dhe të pazhvilluar dhe parashtroi mbi 200 amandamente me fokus kryesor drejt rritjes së rrogave në sektorin publik dhe sigurimin e kushteve më të mira për punë dhe shërbime publike cilësore. Këtë e kumtoi sot lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe i cili tha se sipas projeksioneve Qeveria është e gatshme t'i detyrojë qytetarët "deri në tre brezat e ardhshëm, pa krijuar zhvillim".
Shkup - Me vendosjen e luleve para përmendores së çlirimtarëve të qytetit dhe varrezave partizane sot është shënuar 80 vjetori i çlirimit të Shkupit. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka porositur se jubileu 80 vjeçar, është simbol i fitores, frymës, vendosmërisë, viktimizimit të gjeneratave që janë përpjekur që të bëjnë diçka më tepër dhe se "Shkupi ynë duhet të adhurohet me atë që së bashku do të punojmë që të kemi qytet më të mirë, i cili do të jetë krenari i secilit prej nesh".
Shkup - Në Muzeun e Luftës maqedonase për pavarësi në Shkup sot zyrtarisht është hapur tubimi ndërkombëtar "Antifashizmi mes kujtesës dhe harresës" me rastin e 80 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së që do të zgjasë deri të dielën. Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve kanë pasur drejtori i Institutit të historisë kombëtare - Shkup, Mitko Panov, rektori i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, Biljana Angellova, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Zhivko Popov, drejtoresha e Arkivit shtetëror Natasha Kotllar - Trajkova, si dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Më pas ka vijuar hapja edhe rishikimi i ekspozitës.
Shkup - Artistë të rinj në ngritje dhe të afirmuar, politikbërës të kulturës dhe përfaqësues të rinisë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të mërkurën në Beograd për Konferencën Rajonale për Bashkëpunimin Kulturor të Rinisë, të organizuar nga Western Balkans Youth Lab 2, një iniciativë kjo e financuar nga Bashkimi Evropian, me qëllimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit kulturor rajonal dhe krijimin e një platforme novatore që i dedikohet fuqizimit të mendjeve të reja dhe krijuese në rajon.
Shkup - Tri vjedhje kanë ndodhur dje në zonën e Çairit, ku me përdorim të forcës u janë marrë çantat kalimtarëve. Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor informoi se dje në orën 18 R.M.Xh (46) ka raportuar se rreth orës 15:30 një person me përdorimin e dhunës fizike ka marrë një çantë në të cilën ka pasur para, dokumente personale dhe sende të tjera personale. Të njëjtën ditë në orën 19 A.Xh. (32) ka raportuar se rreth orës 17:10 një person me përdorimin e forcës ka tentuar t'i marrë çantën, pasi nuk arriti, e ka sulmuar fizikisht. Në orën 21, B.H (27) ka raportuar se një person ka tentuar t'i marrë çantën duke përdorur forcë fizike.
Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti "bllokim të reformave pozitive" të Qeverisë së tij dërgimin nga ana e opozitës të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e asaj gjykate, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Duke folur në seancën e sotme të Qeverisë për Ligjin për Fondin Sovran, Kurti përmendi se ky ligj i rëndësishëm ka një vit që është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se çdo ditë e humbur është "jashtëzakonisht e vlefshme sepse vendi është i penguar në kohën e ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonominë botërore", ndërsa sipas tij, Kosova po e shënon "rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik".
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequr nga senatorja belge Ane Lambelin. Në këtë takim, Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone dhe ka theksuar se Kosova aktualisht është anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, ndaj pranimi me të drejta të plota në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare Frankofonisë është jo vetëm një prioritet kyç, por edhe hap thelbësor për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si vlera të përbashkëta të vendeve frankofone.
Sarajevë - Ish gjenerali i armatës së serbëve të Bosnjës, Radisllav Kërstiq i cili ishte dënuar me 35 vjet burg nga ana e Tribunalit të Hagës për krime lufte, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë, kërkoi nga gjykata e Kombeve të Bashkuara ta publikojë letrën e tij në të cilën ai pranon përgjegjësinë për krimet e kryera dhe u shpreh se është penduar. Në ueb faqen e Mekanizmit për Gjykatat penale ndërkombëtare (MIKT), pasardhës i Tribunalit ndërkombëtar për krime për ish Jugosllavinë (TNKJ), është publikuar një parashtresë në të cilën avokati i Kërstiqit, Vladimir Petroviq, ka parashtruar kërkesë për lirim të përkohshëm të klientit të tij dhe me këtë ka parashtruar edhe kërkesën e tij në gjykatë që letra pendimi të jetë publike.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se ende shpreson për një pajtim të mundshëm me presidentin sirian Bashar al Asadin për t'u dhënë fund tensioneve dekadash mes dy vendeve fqinje, raportojnë mediat amerikane. Duke folur pra gazetarëve pas udhëtimit të tij në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Erdogani tha se normalizimi i marrëdhënieve do të ndihmonte në stabilizimin e Sirisë dhe në mbrojtjen e "integritetit të saj territorial". "Ende ende ka shpresë për Asadin. Ende kam shpresë se mund të bashkohemi dhe t'i kthejmë marrëdhëniet midis Sirisë dhe Turqisë në rrugën e duhur", tha presidenti turk.
Ankara – Turqia propozon që të jetë nikoqire e Konferencës së KB-së për ndryshimet klimatike në vitin 2026, deklaroi ministri turk për klimën, Murat Kurum në Samitin e sivjetmë të klimës në Azerbajxhan. "Si kryesuese, Turqia do të krijojë një urë lidhëse midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim", ka thënë Kurum pa precizuar se cili qytet turk do të presë Konferencën në vitin 2026. Çdo vit KOP mbahet në një rajon të ndryshëm të botës. Në vitin 2025, nikoqir i KOP30 do të jetë Belem në Brazil, në emër të rajonit të Amerikës së Jugut dhe Karaibeve. Turqia është pjesë e grupit të Evropës Perëndimore dhe të tjerëve.
Berlin – Kancelari gjerman, Olaf Sholc (66) konfirmoi sot se do të kërkojë votëbesimin e qeverisë më 11 dhjetor, ndërsa Bundestagu më pas do të votojë më 16 dhjetor, duke hapur rrugën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 shkurt të vitit të ardhshëm. Në fjalimin në Parlamentin gjerman sot tha se është e nevojshme, me të drejtë dhe në mënyrë të pashmangshme të shkarkojë ministrin e Financave, Kristian Lindner, pavarësisht se koalicioni qeverisës po shembet si rezultat i asaj dhe se ai është mirënjohës që zgjedhjet e reja do të mbahen në fund të shkurtit.
Berlin - Lideri i Unionit Demokristian (CDU) dhe kandidat i Unionit (CDU/CSU) për kancelar gjerman, Fridrih Merc, sot e kritikoi kancelarin gjerman Olaf Sholc, duke thënë se Gjermanisë "urgjentisht i duhet një politikë krejtësisht ndryshe". Gjatë fjalimit të tij në Bundestag, ai tha se Sholci duket se "nuk është nga kjo botë, por nga një kozmos tjetër", duke vlerësuar se kancelari aktual e ka ndarë Gjermaninë. Merci deklaroi se fotografitë të krijuara me ndihmë të inteligjencës artificiale, e në të cilat ndodhet ai, në rrjetet sociale i shpërndajnë anëtarë të partisë së Sholcit, që, sipas tij, do të thotë se SDP e Sholcit ka përgatitur një fushatë dhe është "gati për të goditur poshtë rripit".
Bruksel - Shefi i diplomacisë ukrainase, Andrij Sibiha, në bisedë me sekretarin amerikan të shtetit, Entoni Blinken sot në Bruksel deklaroi se në Ukrainë po vendoset e ardhmja e sigurisë transatlantike dhe globale. "Duhet ta ndalojmë agresionin rus me forcën e armës, sanksioneve dhe diplomacisë. Ky moment është kritik. Kjo luftë nuk është vetëm për Ukrainën. E ardhmja e sigurisë transatlantike dhe globale vendoset në Ukrainë, ndërsa Rusia po përdor dronët iranianë, siç thatë ju dhe trupat e Koresë së Veriut për të pushtuar Ukrainën. Në këmbim, ajo u ofron ndihmë atyre regjimeve", tha Sibiha.
Bruksel - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken i ka bërë thirrje Izraelit që t'u lejojë palestinezëve të shperngulur të kthehen në vendin prej ku kanë ikur nga konflikti në Gaza, që të vazhdojë dërgesa e ndihmës në territorin palestinez, si dhe ta ndërpret luftën kundër Hamasit tani që janë arritur qëllimet kryesore të sigurisë. "Situata është aq e vështirë dhe aq dramatike dhe që të përmirësohet dhe në tërësi t'u përgjigjet nevojave të njerëzve, mënyra më e mirë që të bëhet kjo është që t'i jepet fund luftës", deklaroi Blinken në Bruksel.
Bruksel - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do ta "shfrytëzojë çdo ditë" për ta përforcuar NATO-n dhe mbështetjen për Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken. Ai gjatë vizitës së sotme në selinë e NATO-s në Bruksel, theksoi se Aleanca është "kyçe për sigurinë e SHBA-së dhe sigurinë e vendeve në Evropë". Blinken theksoi edhe se SHBA-ja "do të vazhdojë të mbështesë gjithçka" në mënyrë që ukraina të prëballet me invazionin rus.
Berlin - Pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Gjermania duhet të bëjë gjithçka për të mbajtur marrëdhënie të mira me SHBA-në, të cilat janë bazë e ekonomisë më të madhe evropiane, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Sholc. Sholc sot para deputetëve në Bundestagun gjerman tha se ka pasur bisedë të mirë telefonike me Trampin pas fitores së tij zgjedhore.
Baku - Rreziku i sulmeve ushtarake ndaj termocentraleve bërthamore nuk është argument kundër funksionimit dhe ndërtimit të tyre. Problemi është në luftë, e jo në centralet bërthamore, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, i cili po merr pjesë në Samitin e Klimës COP29 në Baku. Ai, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, theksoi se pushtimi rus i termocentralit bërthamor të Zaporizhjes është një rast i izoluar.
Moskë - Liderja e opozitës ruse, Julia Navalni, e cila organizoi demonstrata kundër luftës në Berlin të dielën, sot pranoi se "nuk ka plan për t'i dhënë fund regjimit të Vladimir Putinit, por shpreson në kolapsin e tij". Navalni, (48) e cila mori drejtimin e lëvizjes së burrit të saj Aleksej Navalni, pranoi se "askush në opozitë nuk ka një plan" për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës dhe sundimit të Presidentit Vladimir Putinit. "Nëse dikush do të kishte plan, ne sigurisht që do ta kishim pranuar dhe zbatuar shumë kohë më parë", tha ajo në një intervistë për stacionin televiziv opozitar rus "Dozhd".