• e enjte, 14 nëntor 2024
MIA Flesh

12:00/13 nëntor/2024

Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me presidentin bullgar Rumen Radev në margjinat e Konferencës për Ndryshime Klimatike – COP 29 në Baku, Azerbajxhan. Në bisedën të cilën, siç informojnë nga Kabineti i presidentes, ka zgjatur një orë dhe ishte zhvilluar në atmosferë konstruktive, ishte biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve maqedonase – bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura mes të dy shteteve, si dhe për mundësitë për thellimin e dinamizmit të bashkëpunimit dypalësh në shumë sfera me interes të ndërsjellë. Dy bashkëbiseduesit i ekspozuan qëndrimet e tyre në kuptim të zgjidhjeve të mundshme për sfidat e integrimeve evropiane të Maqedonisë. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku, realizoi takim me kryeministrin e Republikës Çeke, Petër Fiala, me të cilin kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ndërsa në fokus të bisedave ishte procesi eurointegrues, informojnë nga kabineti i saj. Siljanovska Davkova e ka shprehur vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për zhvillim të mëtejshëm dhe përforcimin e partneritetit të fuqishëm me Republikën çeke, si në nivelin bilateral dhe multilateral politik, ashtu edhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik.

Shkup – Gjashtë zjarre në qiell të hapur ishin evidentuar gjatë 24 orëve të kaluara. Prej tyre, një ende konsiderohet aktiv, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Gjatë 24 orëve të kaluara, ka pasur 1.561 thirrje në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në QMK. Nga thirrjet e kategorizuara si “reale”, drejt policisë ishin dërguar 72,09 për qind, në Ndihmën Mjekësore Urgjente - 20,54, ndërsa te zjarrfikësit -  4,26 për qind. 

Shkup – Pa ujë sot janë një pjesë e banorëve të Dobri Dollit të Shkupit, Komuna Sopishtë.  Siç informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit të f-100 mm në fshatin Dobri Doll. Për shkak të një defekti në rrugën “Ronald Regan” 2, sot pa ujë janë edhe shfrytëzuesit e rrugës së njëjtë dhe ata në rrugën “Nikolla Maleshevski”. 

Shkup - Policia dje, rreth orës 16:40, në vendkalimin kufitar "Jazhincë" ka penguar kontrabandë të një dërgese me lëndë piroteknike (fishekzjarre, raketa, e tjerë). Siç njoftojnë sot nga MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Tiguan” me targa të Tetovës, në bagazh u gjetën shumë paketa, në të cilat kishte 3.312 copë lëndë piroteknike.

Ohër - Një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë në një aksident trafiku, që ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën rajonale Ohër - Shën Naumi, në afërsi të lagjes "Eleshec" në Ohër. Sipas informacioneve të para nga policia, aksidenti ka ndodhur në orën 1:15, kur një automobil "pezho" me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 18 vjeçar nga Ohri, ka dalë nga rruga. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski njoftoi se shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, ndërsa bashkëudhëtari 16 vjeçar nga Ohri u dërgua në spitalin "Shën Erazmo", ku u konstatuan lëndime të rënda në trup.

Shkup – Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se dje nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në bashkëpunim me SPB Tetovë – Departamenti për Krim të Përgjithshëm nga Liria ishte privuar Sh.Sh. (41) nga fshati Poroj për shkak të dyshimit se është kryerës i veprës penale “vrasje”, të kryer më 12 tetor 2013 në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt fshatit Zherovjan. Me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë është kryer bastisje në shtëpinë e Sh.Sh. Kundër personit është parashtruar padi penale, me çka nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. 

Shkup - Në mëngjes më ftohtë është në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit me zero gradë, në Krushevë dhe Lazaropole një, Berovë dhe Kriva Pallankë tre gradë, në Vinicë, Prilep dhe Manastir janë matur katër gradë, pesë në Shtip, Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Pretor, gjashtë në Strumicë, Veles, Demir Kapi, Kavadar, Shkup-Petrovec, Ohër, Gjevgjeli. "Në mëngjes vranësira nga perëndimi fillon të ulet, ndërsa në pjesët tjera të vendit mbetet me vranësira. Në disa vende dhe veçanërisht në juglindje ka reshje të shiut të përkohshëm të dobët dhe fryn erë e lehtë e ndryshueshme", informojnë nga DPHM.

Varshavë - SHBA sot zyrtarisht hapi bazën e re për mbrojtje kundërraketore në Poloninë veriore në kushte kur Varshava bën përpjekje t'i bind qytetarët e saj se NATO-ja e garanton sigurinë e tyre. Frikat për sigurinë gjoja janë rritur pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. E vendosur në qytetin Rexhikovë në bregun baltik në vend, baza është ndërtuar nga fillimi i shekullit, ndërsa Varshava thotë se e simbolizon forcën e aleatit të saj ushtarak me Uashingtonin, pa dallim se kush është në Shtëpinë e Bardhë.

Bruksel - Të hënën komisari për zgjerim dhe fqinjësi Oliver Varhei, më 18 nëntor do t'i prezantojë raportet e Komisionit Evropian për zgjerimin e Bashkimit Evropian para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Në takim do të diskutohen raportet për vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe do të shqyrtohen raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për Gjeorgjinë, Moldavinë, Turqinë dhe Ukrainën.

Madrid - Dy javë pas përmbytjeve shkatërruese në Spanjën lindore, shërbimi meteorologjik sot i paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi përsëri priten katastrofa në forma të të reshurave të rrëmbyeshëm të shiut dhe temperaturave të ulëta, pasi është shpallur pçaralajmërim i kuq për zonën. Pjesa lindore dhe jugore e Mesdheut përsëri janë më të prekurat, ndërsa agjencia meteorologjike spanjolle Aemet, e cila dje shpalli paralajmërim të portokallt, sot shpalli paralajmërim të kuq për Malagan dhe pjesën jugore të Taragonas, shkruajnë mediat spanjolle. Agjencia paralajmëron për reshje dhe mot të keq, të cilat mund të jenë shumë të fuqishme.

Kiev – Rusia gjatë natës dhe në mëngjes e sulmoi Ukrainën me raketa kryqëzuese nga bombarderë strategjikë, ndërsa diç më vonë vijoi edhe sulm me dronë-kamikazë, njoftuan autoritetet ukrainase. Sipas të dhënave të forcave ajrore ukrainase, gjashtë aeroplanë Tu-95MC kishin fluturuar drejt Ukrainës, transmeton Ukrinform. Në Kiev në mëngjes u dëgjuan shpërthime pasi forcat ajrore ukrainase e vendosën të gjithë vendin nën alarm për sulm ajror pas lansimit të raketave ruse. 

Kiev - Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen në maj të vitit 2025, shkruan "Ekonomist" ndërsa nga zyra e presidentit ukrainas mohuan se po përgatiten për zgjedhje. "Ekonomist" citon se data më e hershme për mbajtjen e zgjedhjeve është 25 maji. Gazeta thekson se  disa përgatitje për zgjedhjet tashmë kanë filluar, se po mobilizohen shtabet zgjedhore rajonale dhe po përgatiten listat me kandidatë.

Kiev - Ukraina ka marrë grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja, që do dedikohen për programe humanitare dhe sociale, njoftoi kryeministri ukrainas, Denis Shmihal. "Ukraina mori grant prej 1,35 miliardë dollarë nga SHBA-ja. Ato mjete i destinojmë për programe prioritare humanitare dhe sociale", ka shkruar Shmihal në Telegram. 

Moskë - Hapja e bazës amerikane për mbrojtje kundër-raketore në Poloni është përpjekje për të kufizuar potencialin ushtarak të Rusisë dhe do të thotë se duhet të ndërmerren masat e duhura, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. "Ky përparim i infrastrukturës ushtarake amerikane drejt kufijve tanë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të kufizuar potencialin tonë ushtarak, ai çon në miratimin e masave adekuate për të siguruar reciprocitetin", tha Peskov.

Madrid – Spanja arrestoi një nga funksionarët më të lartë të policisë së saj pasi 20 milionë euro ishin gjetur në muret e shtëpisë së tij, si pjesë e hetimit më të madh deri më tani për kontrabandë të kokainës në vend.  Oskar Sançez Gill, të cilin homologët e përshkruan si diskret dhe i vlefshëm, deri para pak kohësh ishte shef i departamentit për mashtrim dhe pastrim parash të Policisë Kombëtare në Madrid.   Policët e arrestuan javën e kaluar bashkë me edhe 15 persona, duke përfshirë edhe të dashurën e tij, e cila gjithashtu është police në rajonin e Madridit, njoftoi burimi i policisë pa e emëruar. 

Ramallah - Ministria palestineze për Arsim me seli në Ramallah dje njoftoi se armata izraelite nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor ka vrarë më shumë se 12.000 dhe ka plagosur 19.000 nxënës dhe studentë palestinez. Ministria sqaroi se nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës janë vrarë 11.249 nxënës, ndërsa 17.335 janë plagosur, ndërsa në Bregun Perëndimor 80 nxënës janë vrarë, 479 janë plagosur, në Bregun Perëndimor janë arrestuar 237 nxënës.

Bejrut - Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në bombardimin izraelit herët në mëngjes ndaj pjesës jugore të kryeqytetit Bejrut, ndërsa 15 janë lënduar. Paraprakisht mediume libaneze njoftuan se armata izraelite ka kryer disa sulme ajrore ndaj periferive jugore të Bejrut dhe se janë qëlluar një qendër mjekësore dhe një ndërtesë.

Tel Aviv – Armata izraelite planifikon që përsëri të urdhërojë rekrutimin e burrave nga bashkësia ultra-ortodokse këtë javë. Disa edicione izraelite sot njoftuan se rreth 7.000 anëtarë të bashkësisë së lartë fetare do të marrin thirrje, informon DPA. Ish ministri i Mbrojtjes, Joav Galant e ka miratuar dërgimin e thirrjeve para shkarkimit të tij, njoftoi Tajms of Izrael.  Ushtria njoftoi se kanë për qëllim t’i dërgojnë njoftimet sipas të planifikuarës. Izrael Kac, ministri i ri i Mbrojtjes, nuk e shfuqizoi masën. 

Islamabad – Një autobus që transportonte mysafirë nga një dasmë ishte rrëzuar në një lum në veri të Pakistanit, me çka humbën jetën të paktën 14 njerëz, njoftuan autoritetet, ndërsa e mbijetuara e vetme është nusja. “Në autobus ka pasur 25 njerëz, ndërsa deri më tani janë nxjerrë 14 trupa të vdekur, përderisa 10 konsiderohen të zhdukur”, deklaroi Vazir Asad Ali, përfaqësues i shërbimeve të shpëtimit në Gilgit – Balistan.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohet me presidentin në largim, Xhozef Bajden, një javë pasi ai si kandidat republikan fitoi numrin e nevojshëm të votave elektorale për një mandat të dytë presidencial. Takimi i tyre, i cili është caktuar për në orën 11:00 sipas kohës lokale dhe interpretohet si një nga hapat joformal në tranzicionin e fuqisë politike, të cilin Trampi edhe zyrtarsht do ta marrë më 20 janar të vitit 2025 pas ceremonisë së inaugurimit. Takimi i sotëm do të jetë një nga të rrallat mes Bajdenit dhe Trampit. Herën e fundit ata u takuan gjatë një debati televiziv gjatë fushatës zgjedhore nga fundi i korrikut - pak para se Bajdeni të tërhiqet nga gara presidenciale, njofton DPA. 

Uashington - Përfshirja e koreanoveriorëve në armiqësitë në Ukrainë do të marrë sinjal të fortë, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute në selinë e aleancës në Bruksel. Blinkeni theksoi se bisedat e tij në NATO janë të lidhura me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën. Aleanca ka ende shumë punë për përforcimin e kompleksit ushtarako-industrial, shpenzimet duhet të rriten që të sigurohen kapacitetet e nevojshme, shtoi ai. Sipas tij, 23 vende të NATO-s tashmë e plotësojnë qëllimin për shpenzime për mbrojtje prej të paktën dy për qind e PBB-së. NATO-ja ka rol vendimtar për sigurinë e SHBA-së, thekson sekretari shtetëror.

Uashington - Drejtori ekzekutiv i Teslas dhe Platformës X, Ilon Mask dhe ish kandidati republikan për president Vivek Ramasvami do të udhëheqin Departamentin e efikasitetit të Qeverisë në administratën e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp. "Ata dy amerikanë të jashtëzakonshëm do të ndihmojnë administratën time të shkurtojë rregulloret dhe shpenzimet e panevojshme dhe të riorganizojë agjencitë federale – gjë që është kritike për lëvizjen "Ta shpëtojmë Amerikën", theksoi Trampi në një deklaratë", transmetoi Bi-Bi-Si.

Madrid - Reali i Madridit planifikon të angazhojë katër lojtarë në afatin kalimtar të verës vitin e ardhshëm, shkruan "AS" madrilen. Sipas burimit, në listë janë tre mbrojtës: Trent Aleksandar-Arnold (Liverpul), Xhonatan Ta (Baer Leverkuzen) dhe Alfonso Dejvis (Bajern i Mynihut). Krahas kësaj, Reali mbetet i interesuar për sulmuesin e Baer Leverkuzenit, Florian Virc.

Tokio - Andres Iniesta do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në karrierë më 15 dhjetor në Tokio, ndërsa ky moment spektakolar do të jetë me "El Klasiko". Në të do të luajnë legjendat e gjigantëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona. Ndeshja do të quhet "Vallëzimi i fundit i Iniestas".

QËNDRONI TË LIDHUR