• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00/11 nëntor/2024

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot realizoi takim me drejtorin e Komunitetit Transportues me seli në Beograd, Matej Zakonjshek. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në fokus të bisedave ishte theksuar përkushtimi ynë i bashkëpunimit rajonal në të gjtiha fushat nga interesi i ndërsjellë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Komunitetin Transportues me Ballkanin Perëndimor, i cili ka për qëllim plotësisht ta integrojë rajonin në familjen transportuese evropiane dhe ta plotësojë politikën e zgjerimit të komunitetit.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Shkupi këto ditë sërish është në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Ajri është i ndotur edhe në qytete tjera, ndërsa qytetarët apelojnë që kompetentët të marrin masa adekuate. Pasdite në listën e IQAir Shkup është në vendin e 23-të ndërsa sipas matjeve të tyre vlerësohet se ajri nuk është mjaft i shëndetshëm për kategori të ndjeshme të qytetarëve.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Lufta kundër instalacioneve të LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësi dhe prokurori do të jetë "e gjatë dhe rraskapçitëse, sepse ato instalacione janë të fuqishme", thotë kryeministri Hristian Mickoski, duke cekur se në und do të mposhten dhe qytetarët do të marrin drejtësi. "Sa i përket vendimit dhe komentit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mund të them se instalimet e LSDM-së dhe BDI-së janë të vështira dhe lufta kundër tyre do të jetë e ashpër. Nuk pres që të jetë e lehtë në prokurori dhe në gjyqësor. Sepse qëllimi i tyre, të bëjnë çmos për të shkatërruar prokurorinë dhe gjyqësorin që të mund pronarët e tyre të vërtetë, ata pak prokurorë dhe gjyqtarë, t'i mbrojnë, po merr përmasa epike. Për këtë kam folur edhe në seancën e fundit parlamentare kur iu përgjigja pyetjeve të deputetëve. Shpesh herë në gati pesë muaj që kur jemi në Qeveri, ka ndodhur që disa nga prokurorët të kenë probleme me stomakun, dhimbje koke, temperaturë e kështu me radhë, në momentin kur duhet të merren masa vendimtare ndaj kriminelëve që ishin simbol i një qeverisje prej shtatë vjetësh, gjë që nuk duhet të përsëritet", tha Mickoski.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Në Agjencinë për kadastër të patundshmërive ka fluks të rasteve për korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që kanë të bëjnë me autostradat që i ndërton konsorciumi "Behtel dhe Enka". Sipas drejtorit të Kadastrës, Ivan Zhivkovski, lëndët zgjidhen menjëherë që të mos ketë vonesa dhe projektet të ecin konform të gjitha planeve nga ana e shtetit.

Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - Nuk ka vendim BE-ja të dërgojë ushtarë në Ukrainë me çfarë do lloj detyre, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i Komisionit evropian si përgjigje në pyetjet lidhur me informatat në mediumet evropiane për dërgim të mundshëm të paqëruajtësve evropianë. Zëdhënësi theksoi se BE-ja zbaton mision paqësor për trajnim të ushtarëve ukrainas në territorin evropian, mandati i të cilëve kohë më parë ishte vazhduar.

Baku, 11 nëntor 20245 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po merr pjesë në konferencën e 29-të të vendeve të Konventës Kornizë të OKB-së për ndryshimet klimatike, e njohur si COP29, e cila filloi sot punimet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. COP29 është një ngjarje globale që mbledh së bashku liderë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Tema e këtij samiti është "Investimi në një të ardhme të qëndrueshme", me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit dhe teknologjive të reja, dhe ofron një platformë kyçe për vendet për të koordinuar përpjekjet për reduktimin e emetimeve dhe promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Jemi të fokusuar në investime reale kapitale, e jo në transfere në ndërmarrje publike që qeveria e kaluar i ka raportuar si investime kapitale, prandaj qytetarët nuk e ndjejnë në standardin e tyre, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Vitin e ardhshëm, siç tha ai, do të realizohen autostradat, ujësjellësit, kanalizimet,... "Për vitin e ardhshëm buxheti parasheh rreth 50,5 miliardë denarë për investime kapitale dhe këtu nuk janë parashikuar  ato transferta që qeveria e kaluar spekulativisht i ka raportuar si investime kapitale. Do të marrin 200 milionë, 12, 13, 15 miliardë, do t'ua kalojnë disa kompanive publike që të sigurojnë likuiditet gjatë operacionit aktual dhe e kanë deklaruar si investime kapitale. Këto janë transferta, nuk kanë të bëjnë me investime kapitale dhe pikërisht për ato arsye qytetarët nuk e kanë ndjerë në standardin e tyre. Kemi investime reale dhe reale kapitale", theksoi Mickoski në pyetjen e një gazetari pas vizitës së sotme në Kombinatin e duhanit në Prilep.

Kumanovë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Aparate të reja, përmirësime infrastrukturore dhe përmirësim i potencialit kadrovik do të marrë spitali i përgjithshëm i Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë vizitës së sotme në këtë institucion tha se strategjia e re të cilën e përgatit Ministria, e cila do të jetë e gatshme deri në vitit të ardhshëm do t'i vërtetojë prioritetet e institucioneve shëndetësore.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Sekretarja e Përgjithshme Marina Dimovska sot kanë pasur takim me Robert Skot Hejzllet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) në vend dhe me përfaqësuesit e kësaj organizate Slagjana Panovska dhe Edip Bilal. Në takim, siç njoftoi shërbimi për media i Kuvendit, u dhanë vlerësime pozitive për ngjarjet dhe projektet që janë realizuar muajt e fundit në Kuvend, me mbështetjen e Institutit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit, si dhe përmes Programit të Mbështetjes Parlamentare, si shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë dhe Ditës Botërore të Mësimdhënësve, si dhe Hakatoni i Kuvendit.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, takoi sot shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede. Siç informojnë nga kabineti i tij,   Kastarede informoi për aktivitetet e deritanishme të UN Women, me fokus të veçantë se si korrupsioni ndikon ndryshe te gratë.

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetimroe kundër një prokurori publik për të cilin ekziston dyshimi për vepër të kryer penale "maltretim gjatë ushtrimit të profesionit" nga neni 143, si dhe për vepër të vazhduar penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" nga neni 353 nga Kodi penal.

Baku, 11 nëntor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i SHBA-së për klimë, Xhon Podesta sot deklaroi se Kina ka për obligim të dalë me një plan për reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshme që është në përputhje me qëllimin e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për kufizimin  e ngrohjes globale jo më shumë se 1.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet paraindustriale.

Tel Aviv, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zyra e kryeministrit izraelit sot njoftoi se Benjamin Netanjahu i ka miratuar sulmet me pejxherë, të cilat shkaktuar goditje vdekjeprurëse ndaj grupit shiit libanez "Hezbollah" të mbështetur nga Irani. Armata izraelite, e cila udhëheq luftëra transkufitare me "Hezbollahun" nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023, së pari refuzoi të përgjigjet në pyetjet për shpërthimet

Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - Evropa është afër përmbushjes së premtimit për dërgimin e një milion predhave të artilerisë në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i BE-së, Zhosep Borreli. "Pothuajse jemi gati. Tashmë kemi dorëzuar më shumë se 980 mijë predha, ndërsa  dhe shumë shpejt do të dorëzojmë një milion predha"," tha Borreli.

Bejrut, 11 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri teknik libanez, Naxhob Mikati, sot bëri thirrje në armëpushim të menjëhershëm përgjatë kufirit libanez-izraelit dhe tha se lufta ka pasoja katastrofale për vendin e tij. Mikati bëri thirrje për zbatimin e rezolutës së KB-së që i dha fund luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut në verën e vitit 2006 dhe kërkoi vendosjen e trupave libaneze përgjatë kufirit me Izraelin në bashkëpunim me paqeruajtësit e KB-së.

Varshavë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Polonia do të negociojë me SHBA-në dhe NATO-n për zgjerim të fishës së zbatimit të "mburojës antiraketore" të Aleancës veriatlantike, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes nacionale, Vlladisllav Kosinjak-Kamish.

 Hagë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Holanda do të vendosë kontroll kufitar tokësor nga 9 dhjetori, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Migracionit të Mbretërisë së Bashkuar, cituar nga mediat britanike, duke konfirmuar kështu njoftimin e mëparshëm të agjencisë holandeze ANP.

QËNDRONI TË LIDHUR