MIA FLESH
- Shkup - Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Prishtinë ku sot seancë të përbashkët kanë dy qeveritë pas së cilës do të nënshkruhen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume për bashkëpunim në disa fusha.
15:00/ 18 nëntor/ 2024
Shkup - Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski mbërriti në Prishtinë ku sot seancë të përbashkët kanë dy qeveritë pas së cilës do të nënshkruhen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume për bashkëpunim në disa fusha.
Shkup - Interaksioni i Entit shtetëror për revizion (ESHR) me organizatat joqeveritare dhe vazhdimi i transparencës së ESHR-së në procesin e përgatitjes së Programit vjetor për punë për vitin 2025 është qëllimi i punëtorisë me temë "Inkluzioni i organizatave qytetare dhe mediumeve në përgatitjen e Programit vjetor për punë të Entit shtetëror për revizion për vitin 2025" që sot po mbahet në Shkup.
Shkup - Personi i cili ishte paraqitur si i humbur në Mavrovë është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QMK) Tetovë.
Shkup - Gjatë javës së kaluar, Eko - patrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup përgatiti gjithsej 22 procesverbale edukative - informative për qytetarët dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut në komunat Qendër, Karposh, Gazi Babë, Çair dhe Butel të Shkupit.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme ndërqeveritare në Prishtinë theksoi se pret që vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve të arrijë gjysmë miliardë euro.
Shkup - Zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane dhe zëvendësnegociatorja kryesore me Bashkimin Evropian, Viktoria Trajkov gjatë vizitës së punës në Budapest është takuar me zëvendësministër hungarez për Çështje Evropiane, Zhigmond Barna Pal.
Shkup - Këshilli i prokurorëve publik solli vendim me të cilin e konfirmoi vendimin për largim nga funksioni të prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, i sjellë nga Prokurori republikan publik. Ankesa e Hajrullahit është refuzuar si e pabazë.
Shkup - Në hyrje të Dibrës gjatë kontrollit të një automjeti transportues me targa të Shkupit është parandaluar transporti ilegal i kafshëve pa dokumentacion përkatës. Bëhet fjalë për 17 viça të moshës nga tetë deri në dhjetë muaj me origjinë nga një ahur në fshatin Vitolishte të Prilepit.
Romë- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani sot në Bruksel konfirmoi qëndrimin e Italisë për armët e furnizuara në Ukrainë të cilat mund të përdoren “vetëm në territorin ukrainas”.
Shkup - Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS nga mesnata ulet për 0,136 denarë dhe do të jetë 43,708 denarë për kilogram, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.
Shkup - Në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan takim dypalësh me Liburn Aliun, ministrin e Transportit të Kosovës.
Shkup – Hekurudhat e Maqedonisë – Transport informon se është normalizuar komunikacioni rrugor dhe hekurudhor pasi lokomotiva e një treni të mallrave doli nga binarët.
Varshavë - Presidenti polak Andzhej Duda sot tha se vendimi i presidentit amerikan Xho Bajden, t'i lejojë Ukrainës të përdorë armë të prodhuara në SHBA për të sulmuar thellë në territorin rus, me siguri do të jetë një moment vendimtar në luftën ndërmjet dy fqinjve, transmetojnë mediat britanike.
Kiev- Gjermania nga dhjetori do të fillojë të furnizojë Ukrainën me 4000 dronë të teknologjisë së lartë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale (IA) dhe të mbrojtur nga pajisjet e luftës elektronike, të cilat tashmë janë përdorur në luftimet në jug dhe në lindje të Ukrainës, njoftuan sot mediat gjermane dhe ukrainase.
Ankara - Informacioni se zyra e grupit palestinez Hamas është zhvendosur në Turqi nuk është e saktë, deklaroi sot një burim diplomatik turk.
Bruksel - Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan-Noel Baro sot deklaroi se përdorimi i raketave franceze nga Ukraina në territorin rus mbetet opsion.
Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri sot konfirmoi se do t'u propozojë vendeve anëtarë të Unionit të pezullohet dialogu politik me Izraelin.
Bruksel - Nëse dëshiron të tregojë se është forcë politike, Bashkimi Evropian duhet të mbetet e unifikuar dhe duhet të veprojë dhe të mos presë të reagojë ndaj vendimeve të SHBA-së, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, para seancës së Këshillit për punë të jashtme të Unionit në nivel të shefave të diplomacisë, temat kryesore të të cilit janë gjendja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e bllokut me SHBA-në.
Bruksel - Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë me futjen graduale të sistemit të ri për kontrollin e pasaportave të kufijve të jashtëm, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Bruksel - Këshilli i BE-së sot emëroi ish ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinjo për përfaqësues të ri special të Bashkimit Evropian për rajonin e Sahelit, një post që ai do ta marrë nga Emanuela Klaudia Del Re.
Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan planifikon ta propozojë planin e tij për t'i dhënë fund luftës në takimin e liderëve të G-20 në Rio de Zhanejro, shkruan Blumberg, duke theksuar se Erdogani do t'i propozojë Zelenskit të pajtohet t'i anulojë të gjitha bisedat për inkuadrim në NATO për të paktën 10 vjet si lëshim për Rusinë.
Gazë - Administrata e mbrojtjes civile në Rripin e Gazës njoftoi se 85 punonjës të saj janë vrarë, ndërsa 56 automjete dhe 17 zyra janë shkatërruar në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori 2023.
Paris - Gazeta franceze "Figaro" sot tërhoqi lajmin se Franca dhe Britania e Madhe i kanë lejuar Ukrainës të sulmojë thellë në territorin e Rusisë.
Milano - Kampioni evropian në reprezentacionin italian dhe lojtar mesfushor i Liverpullit, Federiko Kieza mund të kthehet në atdheun e tij në janar, transmeton "Tuttosport".
Milano - Trajneri i kombëtares së Francës në futboll, Didie Desham lavdëroi të përzgjedhurit e tij ku mbrëmë në Milano mundën Italinë me rezultat 3:1.