• e martë, 19 nëntor 2024
MIA FLESH

18:00 / 18 nëntor / 2024

Shkup - Shumica e qytetarëve nuk e dinë nëse kanë sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Ekzaminime falas nga ekspertë bëhen sot me rastin e Ditës së sëmundjes pulmonare obstruktive kronike  (SPOK) në "Siti moll" në Shkup, ku qytetarët mund të testohen dhe nëse është e nevojshme, të marin rekomandim të paraqiten për ekzaminim shtesë. Docent doktor Dimitar Karkinski, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz - Shkup, sqaroi se nëse merren parasysh statistikat botërore, në vendin tonë do të kishte së paku 100 mijë të sëmurë.

Shkup - Të dashur studentë ju jeni arkitektët e së nesërmes, ju jeni e ardhmja, vendosmëria juaj, kurioziteti, përcaktimi drejt dijes, ëndrrat dhe pritshmëritë tuaja, ngjallin shpresë për të ardhmen. Këtë sot e potencoi rektorja e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" Biljana Angellova në panel diskutimin: Dialogu institucional "Reformimi i arsimit të lartë: Studimet ndërdisiplinore të së ardhmes" në kuadër të shënimit të Ditës së studentëve. "Çdo vit kjo ditë bart një histori të fuqishme – Ditën e studentëve. Në këtë ditë ne shënojmë guximin dhe sakrificën, ndërsa studentët që në vitin 1939 i rezistuan shtypjes së pushtimit nazist në Pragë, kërkimi i tyre për drejtësi, barazi dhe liri akademike na kujton shpirtin e trazuar të të rinjve si katalizatorë për ndryshim dhe përparim", theksoi Angellovska në fjalimin para panelit.

Shkup – Maqedonia e Veriut dhe Kosova u angazhuan të bëjnë projekte për energji të qëndrueshme dhe efikasitet energjetik, si dhe të rritet dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet ekspertëve të kompanive energjetike nga të dyja vendet. Theks do të vendoset edhe në furnizimin me qymyr, që të sigurohet çmim më i lirë për qytetarët dhe sistem i qëndrueshëm energjetik për përmirësimin e kapaciteteve të të dyja shteteve. Këtë sot e theksoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hristian Mickoski, pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare në Prishtinë, ku ishin nënshkruar memorandume për bashkëpunim në pjesën e energjetikës, arsimit dhe shkëmbimit tregtar. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila u mbajt në Prishtinë. Në këtë mbledhje u nënshkrua protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për vendkalimet e përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë - Glloboçicë. “Me këtë është hedhur një hap tjetër domethënës në zbatimin e plotë të konceptit “One Stop Shop” i cili do të mundësojë qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe mallrave. Ky sistem do të shkurtojë kohën e pritjes në kufi dhe do të kontribuojë për një lidhje më të mirë dhe lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona”, tha ministri Toshkovski.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në seancën konstituive të Këshillit për të rinjë, që është formuar si trup punues i përkohshëm me qëllim për të shqyrtuar dhe analizuar çështjet me të rinjtë, politikat rinore dhe nismat që dalin nga nevojat e të rinjve në drejtim të avancimit të pozicionit të tyre në shoqëri, informojnë nga kabineti i presidentes.  Në fjalimin, presidentja vlerësoi se Këshilli hap edhe një portë tjetër për të rinjtë, si mundësi për të dëgjuar mendimet e tyre, për të kritikuar dhe për të këshilluar. Duke theksuar ekspertizën dhe kompetencën e anëtarëve, ajo theksoi se Këshilli ka potencial njerëzor dhe krijues për të kontribuar në krijimin e politiakave rinore përmes aktiviteteve, ideve dhe propozimeve të tyre. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës do të bashkëpunojnë në fushën e arsimit, me fokus në arsimin profesional dhe trajnim, si dhe arsimin e të rriturve. "Dy ministret Vesna Janevska dhe Arbërie Nagavci sot në Prishtinë nënshkruan Memorandum trevjeçar për mirëkuptim dhe bashkëpunim i cili parasheh kontakte të drejtpërdrejta të institucioneve arsimore, shkëmbimin e publikimeve, literaturës dhe materialeve kërkimore, si dhe shkëmbimin e mësimdhënësve. Me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit profesional dhe trajnimit, të dyja palët do të shkëmbejnë përvoja për reforma në arsim dhe programe mësimore, ndërsa shkollat e mesme profesionale do të intensifikojnë kontaktet e ndërsjella përmes partneriteteve dhe rrjeteve shkollore, ndërsa nxënësit do të mund të marrin pjesë së bashku në evente të ndryshme arsimore", kumton MASH-i.

Shkup – Promovim i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitet energjetik, shkëmbim të ekspertizës dhe informacione mes kompanive publike, zhvillim të projekteve infrastrukturore me interes të përbashkët dhe hulumtim të mundësive për shkëmbim të energjisë elektrike dhe burimeve, parasheh Memorandumi për bashkëpunim të cilin e nënshkruan sot në Prishtinë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.  Siç ishte thënë pas nënshkrimit, Memorandumi e thekson rëndësinë e tranzicionit energjetik dhe nevojën për përpjekje të përbashkëta për përgjigje të sfidave energjetike globale, veçanërisht në kontekst të ndryshimeve klimatike dhe krizës energjetike. Me të vendosen edhe themelet për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin energjetik. 

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski sot në Prishtinë gjatë seancës ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës të udhëhequr nga kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti bisedoi me homologun e tij kosovar, Ejup Makedonci, me të cilin e konfirmuan synimin e të dy vendeve për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Ministrat Misajllovski dhe Makedonci theksuan se stabiliteti dhe siguria rajonale është prioritet për të dyja qeveritë, informojnë nga MB. "Vendi ynë është një aleat aktiv dhe i përkushtuar i NATO-s, prioriteti i të cilit është stabiliteti dhe siguria rajonale. Ushtria e Maqedonisë tashmë katër vjet kontribuon në misionin e NATO-s KFOR në Kosovë, që është dëshmi se rajoni dhe siguria e tij janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne", tha Misajllovski.

Shkup - Në kuadër të seancës së përbashkët të Qeverive së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim bilateral me tëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, përgjegjës për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane. Në takim u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në procesin e reformave dhe përafrimin drejt Bashkimit Evropian, ku u theksua rëndësia e mbështetjes se ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave gjatë zbatimit të reformave dhe harmonizimit me standardet evropiane.

Shkup - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot deklaroi se ministrat e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës punojnë në atë që sa më shpejtë të zgjidhet çështja për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. "Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe dy minisitrat tanë të Drejtësisë. Nga ana e Maqedonisë së Veriut ishte Igor Fillkov, ndërsa nga ana e Republikës së Kosovës ishte Albulena Haxhiu. Ata komunikojnë drejtpërdrejtë mes vete dhe angazhohen ta zgjidhin sa më shpejtë këtë rast, duke marrë parasysh se bëhet fjalë edhe për çështje të gjykatave, të prokurorive publike. Ne jemi në situatë kur kemi trashëguar çështje të vjetër, dhe kjo çështje e trashëguar imponon trajtim ligjor, gjyqësor", tha kryeministri i Kosovës.

Shkup - Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushica Dimitrievska, deklaroi se nuk është marrë vendim për tërheqjen e saj nga pozita e anëtarit të Bordit të drejtorëve të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Për këtë siç tha, do të vendoset në seancë. Në pyetjen e gazetarëve nëse është marrë vendim për tërheqjen e saj pas rekomandimit të KSHPK-së se emërimi i anëtarëve të Bordit drejtues të AGjPP nga radhët e KPPRM është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Ligjit për AGjPP, ajo u përgjigj se vendimi do të merret në seancë.

Prishtinë - Hapa konkrete dhe iniciativa të cilat do të kontribuojnë për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjetikës, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit janë dakorduar sot në Prishtinë, në seancën e dytë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. "Takimi ynë ishte jashtëzakonisht produktiv dhe i mbushur me dialog të hapur dhe të sinqertë, gjë që është me domethënie kyçe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, projektet infrastrukturore dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ramë dakord për hapa konkretë dhe iniciativa që do të kontribuojnë në përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjetikës, të cilat do të kenë ndikim pozitiv mbi zhvillimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit", deklaroi Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Prishtinë – Është koha që t’i zgjidhim çështjet ekonomike, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në konferencën e sotme të përbashkët për media me homologun e tij kosovar Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët qeveritare në Prishtinë.  Dy kryeministrat dhe anëtarët e të dyja qeverive kanë biseduar për spektër të gjerë të çështjeve me interes të ndërsjellë duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar, projektet infrastrukturore dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale, informon raportuesi i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë - Ndarja e përvojave dhe praktikave të mira mes dy shteteve është me rëndësi thelbësore për përforcimin e kapaciteteve në sektorin publik, tha ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në seancën e sotme të përbashkët ndërqeveritare mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Në fjalimin e vet në seancë, Minçev u përqëndrua në reformat në administratën publike, të cilat janë prioritet kyç për sigurimin e menaxhimit efikas, transparent dhe inkluziv.

Prishtinë - Tema etnike hapin politikanë, të cilët nuk kanë ide, ku ka mungesë të ideve reale, të cilat zgjidhin probleme reale për nevojat reale të qytetarëve. Atëherë ata nuk dinë si të tërheqin vëmendje dhe në atë mënyrë përmes ekzibicionizmit politik vendosin të animojnë publikun, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne jemi këtu, shtoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, të bisedojmë për çështje të transportit, ato ekonomike, për arsim, e ashtu me radhë.

Tiranë - Incident i rëndë pasdite ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, ku një djalosh 14-vjeçar ka vdekur nga therrja me thikë, pas një zënke, ku janë lënduar dy, ndërsa një tjetër është arrestuar nga policia. “Sot rreth orës 13:10, në rrugën 'Qemal Stafa', rreth 200-300 metra larg shkollës 'Fan Noli' janë konfliktuar tre shtetas të moshës 14 vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia

Beograd - Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq të vizitojë Moskën, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç kumtoi shërbimi publik RTS, ftesa është dërguar me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, e cila përfundon më 9 maj 2025. "Ju ftoj të merrni pjesë në festimet me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, që do të mbahet në Moskë më 9 maj 2025, thuhet në ftesën e Putinit drejtuar Vuçiqit.

Sarajevë – Situata politike në Bosnjë e Hercegovinë është thellë shqetësuese, ndërsa vendi duhet të presë me dekada për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse politikanët vazhdojnë me sjelljen e tanishme, deklaroi ambasadori amerikan në Sarajevë, Majkëll Marfi.  Ai theksoi se korrupsioni dhe manipulimet janë arsye kryesore për dominimin e partive “etnonacionaliste”, të cilat në vend që të punojnë për të mirën e popullit, sigurojnë fitim personal.  Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi kërkon përmirësim të integritetit të procesit zgjedhor dhe vazhdimin e rolit të Zyrës së përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar derisa situata të stabilizohet. 

Lubjanë – Bashkëshortja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska sot mbërriti për vizitë në Slloveni, me ftesë të bashkëshortit të presidentes sllovene, Alesh Musar.  Zelenska, e shoqëruar nga delegacioni, së pari bisedoi me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ndërsa pastaj pritet që zonja e parë ukrainase dhe bashkëshorti i presidentes sllovene ta vizitojnë klinikën e fëmijëve në Lubjanë, informuan sot mediat sllovene. 

Stokholm - Suedia sot filloi të dërgojë rreth pesë milionë pamflete për qytetarët e saj ku u bënë thirrje të përgatiten për mundësinë për luftë, ndërsa Finlanda fqinje hapi një portal të ri onlajn për t'u përgatitur për kriza të ndryshme. Suedia dhe Finlanda u tërhoqën nga një mosangazhim ushtarak për një dekadë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s pas fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Bruksel -  NATO shumë seriozisht e kupton çështjen për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo aleat, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute pas takimit me kryeministrin rumun, Marsel Kolaku në selinë e aleancës në Bruksel. "Biseduam për mbrojtjen e hapësirës ajrore rumune", tha Rute dhe i ka përshkruar rastet e shkeljes ruse të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s si të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Ai shtoi se zhvillimi i kapaciteteve për mbrojtje ajrore mbetet detyrë kyçe për Aleancën.

Paris - Drejtori i përgjithshëm i organizatës joqeveritare "Reporterë pa kufij", Tibo Brutin deklaroi se shqetëson fakti se Izraeli po përpiqet të paraqesë gazetarët në Rripin e Gazës si "terroristë". Brutin këtë e deklaroi në Gjenevë, ku erdhi për të marrë pjesë në një program lidhur me vrasjen e një gazetari në Rripin e Gazës i cili ka qenë nën sulme intensive izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Ai deklaroi se gazetarët në Gazë po përballen me kërcënime jashtëzakonisht shqetësuese.

Moskë – Vendimi i presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, që t’i lejojë Ukrainës të sulmojë caqe thellë në territorin e Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi shkaktoi reagim të ashpër nga pala ruse, informon Bi-Bi-Si. “Presidenti amerikan në largim solli një nga vendimet më provokatore dhe më të rrezikshme në administratën e tij, me potencial për pasoja katastrofale”, vlerësoi gazeta proqeveritare ruse “Rosiskaja Gazeta”.  Zyrtarët rus ashpër e dënuan veprimin. Deputeti Leonid Slucki paralajmëroi në “përshkallëzim serioz me pasoja të rrezikshme”, përderisa senatori Vladimir Xhabarov e quajti veprimin “precedent i cili shpie drejt Luftës së Tretë Botërore”. 

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka kryer inspektim në ndërtimin e fortifikatave në rajonin e Doneckut dhe kryesoi me takimin në të cilin u diskutua për masat për qëndrueshmërinë e jetesës në rajonin, publikuan mediat ukrainase.  "Rajoni Doneck. Ndërtim i fortifikatave dhe takim për çështje për furnizim rajonal. Siguria është një prioritet kryesor. Sot bëra inspektim gjatë ndërtimit të strukturave të mbrojtjes. Shumica e lokacioneve të planifikuara tashmë janë përfunduar. I jam mirënjohës të gjithëve që marrin pjesë në këtë punë të rëndësishme, ka shkruar Zelenski në Telegram.

Rio de Zhaneiro - Presidenti amerikan Xho Bajden sot u bë presidenti i parë i SHBA-së që vizitoi pyjet tropikale të Amazonës. Pak para fillimit të Samitit të G20-ës, ai arriti në qytetin e Manaus ku foli me përfaqësues të bashkësive për mbrojtjen e pyjeve. "Nuk duhet të zgjedhim midis mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe rritjes ekonomike. Mund t'i arrijmë të dyja", theksoi Bajdeni duke shtuar se ai largohet nga detyra në janar, duke lënë një themel të fuqishëm për të ardhmen.

Rio de Zhanerio - Futbollisti i njohur brazilian, Ronaldo dëshiron të bëhet njeriu i parë i këtij vendi të Amerikës jugore. Planifikon të tërhiqet nga biznesi i klubeve të futbollit dhe t'i përkushtohet sfidave të tjera. Kruzeiron tashmë e ka shitur, Real Valadolidin së shpejti. Ish ylli i Realit dhe Barcelonës sytë ka drejtuar drejt funksionit të presidentit të Federatës së futbollit të Brazilit, gjë që shihet edhe nga veprimet e tij, gjegjësisht biznesit në Evropë. Zgjedhjet për president do të mbahen vitin e ardhshëm, ndërsa Ronaldo planifikon të mbështesë kandidaturën e me një emër të njohur për trajner të ri.

QËNDRONI TË LIDHUR