15:00/ 26 janar/ 2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova përmes një video-mesazhi është drejtuar në hapjen solemne të Shkollës së gjashtë dimëtore në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën maqedonase, letrësinë dhe kulturën pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, që po mbahet nën patronazhin e saj, njoftuan nga Kabineti i saj. Duke e vlerësuar atë si një ngjarje të rëndësishme që vazhdon traditën e gjatë shkencore dhe kulturore të studimeve maqedonase, Siljanovska Davkova theksoi se Shkolla dimërore është një debat i gjallë akademik rreth gjuhës maqedonase si themel i identitetit, kujtesës dhe vetëdijes kulturore.
Shkup - Vizioni ynë është i qartë - të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm, modern, efikas dhe të digjitalizuar energjetik, që do të sigurojë furnizim të sigurt, çmime të përballueshme për qytetarët dhe kompanitë, si dhe ulje të dukshme të emisioneve të gazrave të qelqtë. Kjo është rruga drejt cilësisë më të mirë jetësore, mjedisit hapësinor më të pastër dhe ekonomisë më të fuqishme, porositi sot ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Siç theksoi Bozhinovska në fjalimin në ngjarjen me rastin e 26 janarit - Ditës Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, Maqedonia ka potencial, vizion dhe kapacitet që të jetë shembull rajona për tranzicion të suksesshëm energjetik.
Shkup - Ambasadori qipriot në Maqedoni të Veriut, Andreas Fotiu sot para mbledhjes së përbashkët të Këshillit nacional për eurointegrime dhe Komisionit kuvendor për çështje evropiane, i prezantoi prioritetet e Qipros si kryesuese aktuale me BE-në në gjashtë muajt në vijim, duke cekur se Qiproja do të mbetet konsekuente në dialogun e rregullt dhe të hapur me Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së. Fotiu theksoi se kryesimi qipriot, motoja e të cilit është "Union autonom i hapur drejt botës", do të thotë se Bashkimi Evropian duhettë jetë autonom, sepse një Union autonom do ta tregojë fuqinë e nevojshme të brendshme për bashkëpunim me partnerët e jashtëm çdoherë kur është e mundur, ndërsa njëkohësisht do të veprojë në mënyrë të pavarur kur nevojitet, duke e respektuar të drejtën dhe rendin ndërkombëtar.
Shkup - Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska para fillimit të seancës së sotme për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, bëri thirrje në rend dhe disiplinë në sallën e gjyqit duke porositur se "nuk ka gjyq pa rend", dhe paralajmëroi se çdo prishje e rendit publik do të ndëshkohet dhe se kjo vlen për të gjithë në procedurë, si për palët e dëmtara, ashtu edhe të pandehurit dhe mbrojtësit. "Disa herë deri tani ndodh që të prishet rendi, që na e vështirëson zbatimin e procedurave sipas ligjit. Të gjithë të pandehurit kanë të drejtë për avokatë mbrojtës, kjo është e drejtë ligjore dhe kushtetuese", tha gjyqtarja.
Shkup- Kristian Panov, një i ri i papunë i cili përkohësisht kishte punuar si kamarier në diskotekën "Puls", sot dëshmoi për funksionimin e diskotekës dhe për mbrëmjen e fatkeqësisë kur në zjarr e humbi jetën edhe vëllai i tij, Andrej Panov. Ai sqaroi se nuk ishte formalisht i punësuar, por ishte angazhuar drejtpëdrejtë nga bashkëpronari Dejan Jovanov-Deko, ndërsa paratë çdoherë i merrte në dorë. "Paguhesha në shumë prej 1.500 denarëve, i merrja mu në fillim, kur fillonim me punë dhe në fund të ndërrimit mbeteshin tek ne", tha Panov në fillim të dëshmisë. Dëshmitari përshkroi se në diskotekë interpretonin bende dhe dixhej të ndryshëm jo vetëm nga Maqedonia, ndërsa ndonjëherë përdoreshin edhe mjete piroteknike.
Shkup - Me dy garazhe në kate të montuara do të bëhet Qendra klinike në Shkup - e zgjidhim përgjithmonë problemin me parkimin, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. Sot, theksoi kryetari, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, si dhe me ekipet profesioniste të NP "Parkingu i Qytetit" dhe Qyteti i Shkupit, mbajtëm takim koordinues, me të cilin zyrtarisht e fillojmë procesin për ndërtimin e dy garazheve në kate të montuara në kuadër të Qendrën klinike.
Shkup- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot ngriti nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, të cilat janë miratuar me qëllim të zbatimit të projektit "Qyteti i Sigurt". Sipas Selës, zgjidhja ligjore është kontestuese nga disa aspekte - nga procedura e miratimit përmes shkeljes të të drejtave të njeriut dhe mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, deri te mospërgatitja infrastrukturore e komunave. Pas dorëzimit të nismës, Sela para gazetarëve tha se një ligj i tillë, i cili drejtpërdrejtë ndikon mbi të gjithë qytetarët, nuk duhej të ishte miratuar përmes një procedure të nxituar dhe i propozuar përmes deputetëve, në vend se të ishte një propozim qeveritar që do t'i nënshtrohej debatit të gjetë publik.
Shkup - EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rritet çmimi për 1,00 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 0,50 denarë për litër. Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, njoftoi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i ri i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 67,50 denarë, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 1 (EL-1) 66,50 denarë për litër. Për 0,112 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të shitet për 33,099 denarë.
Shkup- Nga ora 12 është bllokuar komunikacioni për dalje nga shteti për automjete të rënda ngarkuese në VK Dojran i Vjetër, VK Bogorodicë dhe VK Mexhitli, kumtoi LAMM. Prej orës 12:20 është bllokuar komunikacioni për dalje nga shteti për automjete të rënda ngarkuese në VK Qafë Thanë dhe VK Bllatë. Nga ora 12 para VK Bllace e Poshtme ka filluar protesta e transportuesve me automjete të rënda motorizuese që komunikacioni ngarkues drejt VK Bllace e Poshtme të kahëzohet tek PB "Dizel", ndërsa komunikacioni tjetër po zhvillohet normalisht. Prej orës 12 kanë filluar bllokadat edhe në VK Deve Bair, VK Dellçevë dhe VK Novo Sellë.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson, sot e nënshkruan Protokolli për rregulla për origjinë, i cili është pjesë integrale e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, kumtoi MPJdheTJ. Siç theksohet në kumtesën, protokolli për rregulla për origjinë mundëson zbatim praktik dhe juridik të kumulimit të zgjeruar me materiale me origjinë nga Bashkimi Evropian, vendet e EFTA-s, si dhe vendet e tjera të përfshira në Konventën PEM, me të cilat të dy shtetet zbatojnë tregti preferenciale.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiou, në të cilin në fokus të bisedimeve ishte procesi i eurointegrimeve, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe agjenda reformuese që po realizohet me dinamikën e paraparë. Në takimin që u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, siç bëri të situr MÇE, ministri Sali e uroi ambasadorin Fotiou edhe personalisht për kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke theksuar rëndësinë e këtij roli për avancimin e politikave evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.
Shkup – Deri më sot, gjithsej katër aplikime kanë mbërritur në shpalljen e Kuvendit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga shërbimi për shtyp i qeverisë konfirmojnë se në arkivin e Kuvendit janë dorëzuar katër aplikime për këtë pozitë, por nuk zbulojnë detaje se kush janë aplikuesit. Afati për paraqitje, në përputhje me ligjin, skadon sot në mesnatë. Kandidaturën e tij për shpalljen për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpallur nga Kuvendi, deri më tani e ka konfirmuar ish-kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Vladimir Pançevski. Në aplikimin e Pançevskit, të dorëzuar më 21 janar në Kuvend, thuhet se ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore për ushtrimin e funksionit të Prokurorit Publik Shtetëror. Aplikim për funksionin e Prokurorit Publik Shtetëror paralajmëroi edhe ish-prokurori i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi.
Shkup - Nesër paradite në pjesët lindore të vendit priten reshje të dobëta shiu në vendet më të ulëta, shi dhe borë në vendet më të larta, ndërsa në malet borë. Pasdite moti do të stabilizohet. Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të mërkurën nga fundi i ditës, si dhe të enjten do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në malet do të bie borë. Nga e premtja pritet mot i ndryshueshëm me vranësira me kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta lokale të shiut dhe borës në disa vende.
Kumanovë - Ndërtimi i ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanalizimeve të ujërave atmosferikë në zonën industriale Reçicë, në Kumanovë, do të tërheq investime të reja dhe do të kontribuojë për rritjen e ekonomisë globale, publikoi sot në rrjetet sociale kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski në pjesën "projekte për ndryshim të përhershëm - themele për një të ardhme të sigurt. "Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve të ujërave të zeza dhe kanalizimeve të ujërave atmosferikë, ndërtimi i një pjese të rrugëve rurale, vendosja e regjimit në trafik dhe ndriçimi i një pjese të rrugëve rurale në zonën industriale Komuna e Kumanovës. Vijon një intervenim i madh infrastrukturor në zonën industriale në Kumamovë - investim në vlerë prej 210.612.489 denarëve, i financuar nga Qeveria për mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve", bëri të ditur kryeministri.
Tiranë - Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi se Shqipëria këtë vit do të fillojë prodhimin e municioneve, pajisjeve ushtarake, dronëve dhe sistemeve anti-dronë, automjeteve të emergjencës dhe uniformave ushtarake. Gjatë prezantimit të paketës së re ligjore për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, Vengu deklaroi se janë nënshkruar 6 marrëveshje për të krijuar 6 kompani të përbashkëta publiko-private përmes kompanisë shtetërore KAYO.
Bruksel – Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për shqetësimin të cilin e shprehin operatorët transportues nga Ballkani Perëndimor, me kujdes e ndjek situatën me bllokadat në vendkalimet kufitare dhe është në kontakt me partnerët e rajonit, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për Punë të Brendshme, Markus Lamert. Deklarata e Lamertit ishte përgjigje e pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e KE-së rreth bllokadave në vendkalimet kufitare drejt zonës Shengen nga ana e transportuesve ballkanikë dhe akuzave të tyre se sistemi EES i diskriminon në krahasim me kolegët e tyre të BE-së, si dhe nëse Unioni planifikon që shoferëve profesionistë tu ndajë status të veçantë dhe të mos i trajtojë si turistë gjatë hyrjes në bllok.
Teheran - Të dhënat e kompanisë së TI-së "Klaudfler (Cloudflare) sot tregojnë se qarkullimi i internetit në Iran mbetet rreth 30 për qind nga niveli i zakonshëm në krahasim me kohën para fillimit të bllokimit prej më shumë se dy javësh. Gjithnjë e më shumë njerëz në vend arrijnë sërish të lidhen duke shfrytëzuar rrjete private virtuale (VPN), të cilat shërbejnë si "tunele" digjitale alternative në internet, transmetoi DPA. Banorët e qyteteve më të mëdha të Iranit njotojnë se disa aplikacione dhe ueb faqe po zhbllokohen. Organizata NetBlocks, e specializuar për ndërprerje të internetit, sot në X njoftoi se bllokimi zgjat tashmë 18 ditë dhe se me të "mbulohet shkalla e mbytjes vdekjeprurëse të civilëve".
Mineapolis - Në Mineapolis dhe qytete të tjera amerikane vazhduan protestat për shkak të veprimeve të agjentëvetë Shërbimit për emigracion (ICE) të cilët të shtunën e vranë 37-vjeçarin Aleks Priti. Kjo është vrasja e dytë për më pak se një muaj ku janë të prëfshirë agjentë të ICE, të angazhuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp për t'u përballur me emigrantët e paligjshëm. Guvernatori i Minesotës, Tim Uollc, tha se Amerika ndodhet në "pikë kthese" dhe sërish kërkoli nga Trampi t'i tërheqë agjentët federalë për emigracion nga Mineapolisi.