MIA FLESH
- Shkup- Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokim sot në shtetin tonë do të mbyllen për komunikacion vendkalimet kufitare: Deve Bair, Dellçev, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc - Preshevë do të jetë i mbyllur nga ana serbe.
- Post By Melahat Baftija
- 08:55, 26 janar, 2026
09:00/26 janar 2026
Shkup- Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokim sot në shtetin tonë do të mbyllen për komunikacion vendkalimet kufitare: Deve Bair, Dellçev, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc - Preshevë do të jetë i mbyllur nga ana serbe.
Shkup - Prokuroria themelore publike Kavadar inicoi procedurë kundër një 30-vjeçareje, shtetase kroate me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka kryer vepër penale - Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të komiteteve për punë të jashtme (AFET) dhe për siguri dhe mbrojtje (SEDE) të Parlamentit evropian. Siç paralajmëroi Shërbimi për shtyp i Parlamentit evropian, është paraparë në mbledhje të bëhet fjalë për ngjarjet më të reja në sigurinë transatlantike dhe mbrojtje.
Shkup - Përdoruesit e rrugëve "393" dhe "Stojna Stevkova" në Komunën së Çairit nga ora 9:00 deri në 14:00 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkup, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planfikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA.
Shkup - Para anëtarëve të Komisionit kuvendor për eurointegrime sot në Kuvend do të mbahet prezantimi i Programit dhe prioriteteve për punën e presidencës qipriote me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2026, e cila do të prezantohet nga ambasadori i Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andreas Fotiu.
Shkup- Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesve ligjor të palëve të dëmtuara, në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Seanca paraprake u shty me kërkesë të mbrojtëses së ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, avokates Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila në ndërkohë u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Shkup - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njoftoi LAMM dhe shtoi se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve.
Bruksel - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen qëndrojnë në Indi ku do të jenë mysafirë kryesor të festave të sivjetme të Ditës së Republikës së Nju Delhit dhe do të marrin pjesë në Samitin e 16-të BE-Indi. Koshta dhe Fon der Lajen do të marrin pjesë në parakalimin dhe manifestimet tjera me rastin e 77-të vjetorit të Ditës së Indisë, nikoqir i së cilës do të jetë presidenti indian Draupadi Murmu.
Uashington - Ish-presidenti amerikan, Barak Obama ishte mes atyre që i kanë dënuar të shtënat e dyta fatale ndaj civilëve nga ana e nëpunësve amerikane për emigracion në afat prej dy javëve, duke deklaruar dhe para qytetarëve se kanë të drejtë të jenë të zemëruar, njofton DPA.
Karakas - Një grup për të drejta të njeriut ka njoftuar se të paktën 100 të burgosur politikë dje janë liruar nga ana e Qeverisë venezuliane, njofton DPA. Shefi i Fero Penal (Forumi ndëshkues), Alfredo Romero, tha se grupi i tij i ka konfirmuar identitetet e 104 të burgosurve.
Ankara- Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, deklaroi se presidenti amerikan, Donald Tramp ka një aftësi të vetme t'i ushtrojë presion Izraelit dhe ta ndalë konfliktin në Rripin e Gazës. Fidan theksoi se Tramp mund të veproj[ pavarësisht ndikimit të lobeve të ndryshme, që i jep liri të ndërmarrë hapa konkret.
Tel Aviv - Izraeli do ta hapë pikën kufitare Rafah në Gaza për këmbësorët pasi të përfundojnë përpjekjet për gjetjen e mbetjeve të pengut të fundit izraelit, njoftoi mbrëmë kabineti i kryeministrit Benjamin Netanjahu, raportoi DPA. Kabineti kumtoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), aktualisht po kryejnë hetim për mbetjet e Ran Gvili.
Uashington- Stuhia dimërore që e goditi SHBA-në solli vdekjen e shtatë personave, ndërsa qindra mijë shtëpi janë pa energji elektrike. Për shkak të kushteve të këqia të motit janë mbyllur shkolla, rrugë, janë anuluar fluturime nga Teksasi deri në Angli të Re. Të paktën dy persona humbën jetën nga hipotermia në Luizijana, dhe nga dy persona në Teksas, Tenesi dhe Kanzas.
Meksiko Siti - Persona të armatosur dje hapën zjarr në një fushë futbolli në Meksikën qendrore duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12, kumtuan autoritetet lokale. Sulmi ndodhi në qytetin Salamanka, në fund të ndeshjes së futbollit, deklaroi kryetari Sezar Prieto, shkruajnë mediat amerikane.