18:00/ 27 janar/ 2026
Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Rafael Soriano Ortiz. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Spanjës për aktivitete të orientuara drejt mbrojtjes së vlerave natyrore dhe zhvillimit të politikave mjedisore. Ministri Hoxha po ashtu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Spanjës për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se kjo përfaqëson një shtytje të rëndësishme për avancimin e proceseve reformuese dhe për harmonizimin me standardet evropiane, veçanërisht në fushën e mjedisit.
Shkup - Fillojmë cikël të ri investimesh në objekte të infrastrukturës arsimore, të cilat janë një nga elementet themelore për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit mendor dhe fizik të nxënësve. Vitin e kaluar investuam 67 milionë për infrastrukturën. Këtë vit fillojmë me 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas vendosjes së gur - themelit të sallës së re sportive në ShF “Grigor Përliçev” në lagjen Zhelezara në Shkup, ku morri pjesë edhe kryeministri Kristian Mickoski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.
Shkup- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot iu drejtua ngjarjes "Dita diellore - energjia e pastër në praktikë", organizuar nga Agjencia për inovacion dhe zhvillim shkencor - teknologjik dhe sipërmarrësi - INOVA, me rastin e 26 janarit - Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër. Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se festimi i Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër është një kujtesë e fuqishme për përgjegjësinë e përbashkët, por edhe e mundësisë strategjike që vendi ka në procesin e tranzicionit energjetik drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe modern.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim deri te komuniteti serb në vend me rastin e Ditës së Shën Savës. "Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në frymën e respektimit të të drejtave dhe diversitetit, uroj komunitetin serb në RMV me rastin e Ditës së Shën Savës. Le të jetë kjo ditë një rikujtim për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë multietnike. Vetëm mbi këto vlera mund të sigurohet funksionimi demokratik I shtetit dhe i bashkëjetesës së qytetarëve", qëndron në urimin.
Shkup – Humbjet ekonomike për të gjitha vendet, jo vetëm për Bullgarinë, do të jenë shumë të mëdha nga bllokada e kufijve me Serbinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër në dorëheqje për Transport dhe Lidhje, Grozdan Karaxhov, gjatë Forumit Ekonomik të Sofjes, transmeton BTA. Karaxhovi shtoi se “bllokadat e tilla, përveç shkeljes së disa prej të drejtave themelore, të drejtën e kalimit të lirë dhe të drejtën e transportit të lirë të mallrave, çojnë në pasoja shumë serioze ekonomike jo vetëm për sektorin transportues por edhe për të gjithë sektorët tjerë ekonomikë, të cilat varen nga furnizimi” dhe zakonisht nuk çojnë drejtë zgjedhjes së problemeve.
Shkup – Urgjentisht tërhiqet nga tregu vendor produkti “aptamil АР 2“, eng 24×400 gramë, seria 2027.01.02, te i cili është vërtetuar prania e cereluidit (cereulide), informon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe bën thirrje që konsumatorët të cilët e kanë blerë këtë produkt me serinë dhe afatin e theksuar të përdorimit të mos e shfrytëzojnë ose ta kthejnë në vendin prej ku e kanë blerë. “Shërbimet tona inspektuese dje kryen kontroll të jashtëzakonshëm inspektues te një operator ushqimor - importues i formulës për foshnje, formulës pasuese për foshnja dhe ushqimit dietik për qëllime të veçanta mjekësore, për të cilin dje, si pikë kontakti e Sistemit për paralajmërim të shpejtë të BE-së për ushqim dhe ushqim të kafshëve, morëm njoftim për produkt të pasigurt të vendosur në tregun vendor. Bëhet fjalë për APTAMIL AR 2, ENG 24×400 g, seria 2027.01.02, në një sasi të përgjithshme prej 912 copësh me origjinë nga Irlanda, në të cilin u përcaktua prania e cereulidit, dhe burimi i kontaminimit në njoftim është vaji ARA. Kontrolli përcaktoi se e gjithë sasia e importuar ishte shpërndarë në tregun në Maqedoni, gjegjësisht produkti nuk u gjet në depot e importuesit dhe se, siç e informoi vetë operatori Agjencinë dhe publikun, sasitë e shpërndara të këtij produkti tashmë po tërhiqen urgjentisht nga tregu”, informon AUV.
Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) po ndërmerr aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim tatimpaguesit të përmbushin detyrimet e tyre ligjore pa ndërprerje për të dorëzuar deklaratat e TVSH-04, informon DAP pas reagimeve se për shkak të problemeve teknike në funksionimin e sistemeve të DAP-it, tatimpaguesit nuk kanë qenë në gjendje të dorëzojnë deklaratat e TVSH-04 për periudhën e fundit tatimore. Theksojnë se gjatë periudhës së dorëzimit masiv të deklaratave, nuk janë vërejtur probleme teknike në funksionimin e sistemit. Në këtë drejtim, siç thonë ata, duke përdorur të gjitha kanalet zyrtare në dispozicion, para skadimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04, ata publikuan një kumtesë në ueb faqen e tyre zyrtare të DAP më 23.1.2026 me një apel deri te të gjithë tatimpaguesit që të dorëzojnë me kohë dokumentet e nevojshme te kontabilistët e tyre dhe të përmbushin detyrimin ligjor për të paraqitur dhe paguar tatimin mbi vlerën e shtuar të deklaruar në deklaratat mujore dhe tremujore të TVSH-së dhe të përmbushin detyrimet e tyre ligjore në kohën e duhur me qëllim që të shmangin stresin dhe kostot shtesë financiare. Linku: http://ëëë.ujp.gov.mk/mk/javnost/soopstenija/pogledni/1188 .
Shkup – Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi vizitë pune dhe mbikëqyrje të hollësishme në Kala bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, prof.dr. Dragi Mitrevski dhe përfaqësuesin nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, me qëllim të kontrollit të plotë të gjendjes aktuale dhe vërtetimin e mundësive reale për hapje të saj të mëtutjeshme dhe vendosje në funksion aktiv kulturor, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Në kuadër të vizitës ishte theksuar përcaktimi i qartë i Qytetit të Shkupit për aftësim me kujdes, profesional dhe me përgjegjësi të hapësirës, me qëllim, siç thonë nga Qyteti i Shkupit, Kalaja e Shkupit të rritet në skenë të gjallë kulturore në dispozicion për qytetarët, artistët dhe vizitorët, gjatë respektimit të plotë të shtresave historike, autenticitetit dhe trashëgimisë kulturore.
Shkup – Seksioni nga fshati Botun deri në fshatin Klimeshtanë në autostradën në ndërtim Kërçovë – Ohër është mbyllur për komunikacion në një drejtim për shkak të testimit dhe kalibrimit të kamerave për sistemin “Qyteti i sigurt”. Siç informon LAMM, autostrada është e mbyllur për qarkullim prej orës 14:00.
Tiranë - Sipas të dhënave të fundit tremujore të Komisionit Evropian, edhe krahas uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozicionohet ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 53,5 për qind të PBB-së, duke e renditur vendin si të dytin në Ballkanin Perëndimor, vetëm pas Malit të Zi, ku ky tregues është 58,6 për qind të PBB-së. "Krahasimi me vendet e tjera të rajonit reflekton ndryshime të konsiderueshme në qasjen fiskale dhe zhvillimet makroekonomike të periudhës së mëparshme. Maqedonia e Veriut shënoi borxh publik në nivelin e 50,3 për qind të PBB-së, ndërsa Serbia, që ka ekonomi më të madhe, regjistroi borxh prej 43 për qind të PBB-së. Bosnja e Hercegovina dhe Kosova rezultuan me nivele më të ulëta, përkatësisht 26,4 për qind dhe 16 për qind të PBB-së", njoftoi "Monitor".
Athinë - Shtatë persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në qytetin Temishoara në pjesën perëndimore të Rumanisë, sipas mediumeve rumune, kur një minibus, me të cilin kanë udhëtuar tifozë të klubit fudbollistik nga Selaniku PAOK, gjatë tejkalimit drejtpërdrejtë është përplasur me një kamion, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas mediumeve rumune, në minibus kanë udhëtuar dhjetë persona, jetën e kanë humbur shtatë, ndërsa tre janë lënduar. Tifozët e PAOK-ut janë nisur nga Greqia, përmes Rumanisë për në Francë për ndeshjen e futbollit të klubit nga Selaniku të enjten kundër Lionit nël kuadër të Ligës së Konferencave.
Gjenevë - Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) kumtoi se për herë të parë pas dy viteve e gjysëm ka arritur të dërgojë pako shkollore me materiale arsimore në Rripin e Gazës, pasi ato paraprakisht janë bllokuar nga autoritetet izraelite gjatë luftës në rajon. Mijëra pako, të cilat përfshijnë lapsa, fletore dhe materiale tjerë, tanimë kanë hyrë në enklavë, informoi UNICEF-i. "Në ditët e fundit kemi arritur të sjellim mijëra pako rekreative dhe qindra të a.q. shkolla në kuti. Presim që javën e ardhshme të dërgojmë edhe 2.500 pako shkollore, pasi ato tanimë janë miratuar", deklaroi zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder.
Damask– Ushtria ruse filloi me tërheqjen nga bazat e saja në Sirinë verilindore, të cilat ende janë nën kontroll të “Forcave Demokratike Siriane” (FDS) të kryesuar nga kurdët. Luftëtarët e FDS-së deklaruan se rusët filluan me kthimin e pajisjes para disa ditëve, ndërsa FDS për momentin e siguron bazën ruse në afërsi të qytetit Kamishlli, transmetoi Beta. “Nuk dimë nëse destinacioni i ushtrisë ruse rus është Rusia ose baza ajrore Hmejmim. Ata janë edhe më tutje të pranishëm në Kamishlli dhe evakuohen hap pas hapi”, deklaroi një ushtar i FDS-së. Kremlini për momentin nuk i komentoi informacionet.
Madrid - Spanja do t'u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim viktimave nga përplasja e trenit të shpejtë më 18 janar të këtij viti në Adamuz, me ç'rast humbën jetën 45 persona, ndërsa më shumë se 150 u lënduan, deklaroi sot ministri spanjoll i Transportit, Oskar Puente. Familjet e viktimave do të marrin nga 216.000 euro në afat prej më së shumti tre muajve, njofton "El Pais". "E dimë që procedurat e zakonshme dhe afatet ligjore nuk korrespondojnë gjithmonë me urgjencën vitale të një tragjedie të tillë", tha Puente, duke shtuar se viktimat nuk mund të lejojnë të presin me vite për të marrë mbështetje. Sipas tij, pagesat për të lënduarit do të lëvizin nga 2.400 deri 84.000 euro.