• e mërkurë, 28 janar 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 26 janar/ 2026

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Kristof Zomer, në të cilin u diskutuan mundësitë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Shkup - Kthimi i besimit në institucionin Avokati i popullit, bashkëpunimi dhe ekipimi kadvovik do të jenë në fokusin e avokatit të sapozgjedhur të popullit Faton Selami, i cili sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me rastin e marrjes së detyrës. Kryetari i Kuvendit, Gashi ia uroi detyrën Selamit, duke i dëshiruar sukses dhe i porositi të jetë në shërbim të popullit, t'i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, religjioze dhe partiake.

Shkup - Ndërprerja e qarkullimit transportues në vendkalimet kufitare në vend është njoftuar për sot nga ora 12 për shkak të protestës publike të organizuar nga asociacioni "Makam-trans", informon Ministria e Punëve të Brendshme. Protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë, me ç'rast do të mbyllen korsitë rrugore dhe terminalet që dedikohen për qarkullimin e mallrave.

Shkup - Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe daljes në vendkalimetkufitare në pajtim me sistemin EES) duhet të kërkohet vetëm përmes institucioneve, dhe jo me bllokada të vendkalimeve kufitare, në mënyrë që të mos ndodhë kolapsi i tërë ekonomisë në shtet dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, është qëndrimi i Odës ekonokmike të Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Nivel i rritur i ujit sot është parë në lumin Vardar, sidomos në Jegunovcë, Veles dhe Demir Kapi. Gjithashtu, lumi Treska afër Makedonski Brodit, Pçinje afër Katllanovës, Crnareka afër Novacit dhe Drini i Zi afër Lozhanit tregojnë rritje të nivelit të ujir, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Megjithatë, jo të gjitha lumenjtë kanë trend pozitiv. Lumi Sateska afrë Botunit, Bregallnica afër Shtipit dhe Babuna në Bogomilë tregojnë ulje minimale të nivelit të ujit.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra të 150 mostra nga 42 njësi matëse. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 20 deri më 23 janar të vitit 2026 ka marrë 150 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 150 për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije", informuan nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

Athinë - Trupat e pajetë të tri grave janë nxjerrë pas shuarjes së zjarrit që rreth orës 4 të mëngjesit ka shpërthyer në fabrikën për prodhimin e biskotave "Violanda" në qytetin grek Trikalë, ndërsa janë edhe dy të zhdukura edhe dy të punësuara, ndërsa janë plagosur shtatë persona të tjerë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. Sipas mediave lokale, zjarri ka shpërthyer gjatë turnit të natës me 13 të punësuar në repartin e prodhimit dhe pjekjes së biskotave, me ç'rast ka pasur edhe shpërthime, ndërsa shkaqet tash për tash janë të panjohura.

Londër - Çmimi i arit sot për herë të parë në histori e kaloi nivelin prej 5.000 dolalrë për uncë, me çka e vazhdoi trendit e vet të rritjes, sepse investuesit kërkojnë stehë më të sigurt për kapitalin e vet për shkak të tensioneve gjeopolitike. Tensioni në rritje mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për Grenlandën shkaktoi paqartësi në tregjet botërore financiare javën e kaluar, kështu që çmimi i arit u rrit fuqishëm.

Manilë - Një traget që transportonte më shumë se 350 persona është fundosur në Filipinet jugore, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 316 persona dhe 15 trupa të pajetë. Trageti "Trisha Kerstin 3" ka lundruar nga qyteti Zamboanga drejt ishullit jugor Holo në provincën Sulu me 332 udhëtarë dhe 27 anëtarë të ekuipazhit dhe u fundos rreth dy kilometra larg bregdetit.

Uashington - Stuhia e fuqishme e borës në SHBA të dielën mori së paku dhjetë jetë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe duke anuluar mijëra fluturime me aeroplanë. Shërbimi nacional meteorologjik kumtoi se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe sot. Rreth njëzet shtete federale, përfshirë edhe kryeqytetin, Uashingtonin, tashmë shpallën gjendje të jashtëzakonshme, transmetuan agjencitë botërore.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistë për "Njujork post" deklaroi se forcat amerikane përdorën armë të fshehta në operacionin për arrestimin e presidentit venezuelas, Nikollas Maduro. Tramp duke u përjgigjur në pyetjen nëse SHBA-ja në Venezuelë ka përdorur armë me impulse energjetike, ai theksoi se është përdorur "Diskomnobulator" për t'u neutralizuar pajisja venezuelase.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e akuzoi paraardhësin e tij Xho Bajden se është i korruptuar dhe se ka lejuar hyrjen e "dhjetëra miliona kriminelëve të huaj të paligjshëm" në vend. Trampi në rrjetin e tij "Truth soushëll" (Truth Social), publikoi se Bajdeni ka lejuar në SHBA të hyjnë "qindra mijëra vrasës të dënuar, përdhunues, rrëmbyes, dilerë të drogës dhe terroristë".

QËNDRONI TË LIDHUR