MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin "Pro ose kundër", në televizionin Alfa theksoi se qeveria ka bërë hap të rëndësishëm me atë që mediat onlajn dhe internet portalet janë njohur në Ligjin për media. "Mendoj se kemi bërë hap shumë të mirë që i kemi futur në ligjin për mediat onlajn, internet portalet me kërkesë të shoqatave të portaleve. Me një ndryshim të shpejtë të ligjit për media kemi arritur t'i njohim si media dhe një pjesë të madhe të tyre, mund të them më lejgitimet, tashmë janë regjistruar në regjistrin e ASHMAA", theksoi Andonovski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:51, 28 janar, 2026
12:00/28 janar/2026
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin "Pro ose kundër", në televizionin Alfa theksoi se qeveria ka bërë hap të rëndësishëm me atë që mediat onlajn dhe internet portalet janë njohur në Ligjin për media. "Mendoj se kemi bërë hap shumë të mirë që i kemi futur në ligjin për mediat onlajn, internet portalet me kërkesë të shoqatave të portaleve. Me një ndryshim të shpejtë të ligjit për media kemi arritur t'i njohim si media dhe një pjesë të madhe të tyre, mund të them më lejgitimet, tashmë janë regjistruar në regjistrin e ASHMAA", theksoi Andonovski.
Shkup - Rritja e transparencës së institucioneve, si dhe qasja më e lehtë në të dhënat e nevojshme, ka për qëllimi Projektligji për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e të Dhënave nga Sektori Publik, për të cilin sot u organizua një debat publik. Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski thotë se për këtë qëllim, po punohet edhe për përmirësimin e portalit ekzistues të të dhënave të hapura Data.gov.mk. "Diçka që është angazhim i kësaj Qeverie është të jetë transparente, e hapur, të publikojë informacione që janë të rëndësishme për qytetarët, por jo gjithmonë vetëm për komunikata, ligje dhe vendime, por edhe në nivelin e analizave aktuale, të dokumenteve që merren gjatë punës në institucionet qeveritare, por në mënyrë sistematike. Deri më tani, ekzistonte një portal i të dhënave të hapura Data.gov.mk, për fat të keq pa shumë përdorim, dhe tani me këtë ligj mendojmë se do të sqarojmë rregullat, mënyrat e qasjes në të dhënat e hapura, si duhet t'i publikojnë institucionet shtetërore dhe si dhe në çfarë mënyre mund të përdoren", tha Andonovski.
Shkup - Evropa është rajon me shkallln më të ëartë të pirjes së duhanit, ku mesatarisht 25,9 për qind nga popullata e rritur mbi 15 vjet përdor produkte të duhanit, tregojnë të dhënat e platformës "Briliant Maps" (Brilliant Maps) në bazë të raportit global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për trendet në përdorimin e duhanit dhe nikotinit nga viti 2000 deri në vitin 2022, me pojeksione deri në vitin 2030. Vendet e Ballkanit janë mes shteteve evropiane me shkallë më të lartë të pirjes së duhanit. Numri më i lartë i duhanpirësve aktivë është regjistruar në Bullgari dhe Serbi, ku 39,5 për qind e popullsisë së rritur përdor duhan. Kjo pasohet nga Kroacia me 37 për qind, Greqia me 32,8 për qind, Sllovakia me 32,4 për qind, Hungaria me 32,2 për qind dhe Rumania me 30 për qind, që është dukshëm mbi mesataren evropiane.
Shkup - Pas reagimeve në publik pas prezantimit në Kuvend të kandidates Xhihan Ahmed për anëtare të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, ajo e tërhoqi kandidaturën. Informacionin e konfirmuan për MIA-n nga VLEN-i. Më të zëshmit në vërejtjet për kandidaturën e Ahmed ishin nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi, nga ku kërkuan që Kuvendi të mos e zgjedhësepse, siç theksojnë në komunikatën e tyre, ajo nuk i plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, përkatësisht nuk ka as një vit përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, dhe veçanërisht në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.
Shkup - Gjykata Kushtetuese më seancën e sotme do të diskutojë dhe vendosë për 11 iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe miratimin e një vendimi përfundimtar dhe nëntë projektvendime. Në rend të ditës janë dispozita të kontestuara të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Ligjit për Gjykatat, Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, si dhe disa rregullore dhe marrëveshje kolektive.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, mbrëmë kanë kryer vizitë në bregu n e lumit Vardarit, ku zyrtarisht fillon rikonstruksionin e terreneve sportive. Shkupi, siç publikoi mbrëmë në rrjetet sociale Gjorgjievski, merr edhe një projekt shtesë për avancimin e sektorit publik dhe infrastrukturën sportive. Projekti, siç njoftoi Qyteti i Shkupit, përfshin ndërtimin e fushave të reja dhe plotësishtr të riparuara për futboll, volejboll dhe basketboll, si dhe zona moderne fitnesi në ambiente të hapura, me qëllim krijimin e shprehive të reja, jetës aktive dhe mundësive të barabarta për të gjitha gjeneratat.
Shkup - Për shkak të protestës së paralajmëruar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), sot pasdite në Shkup do të ketë regjim të posaçëm trafiku, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. "Sot (28.01.2026) duke filluar nga ora 17:00 në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), do të mbahet protestë që fillon përpara ndërtesës së LSM-së në rr. "Mirçe Acev", majtas përgjatë rrugës "Filipi II i Maqedonisë", djathtas përgjatë rrugës "11 Tetori", drejt përgjatë rr. "Dimitrie Çupovski", djathtas përgjatë rr. "Vasil Gllavinov", përgjatë bul. "VMRO", majtas përgjatë bul. "Ilinden" deri para Qeverisë. Për këto arsye, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit", theksohet në komunikatë.
Shkup - Në sesionin plenar dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në Strasburg nga 26 deri më 30 janar 2026, po merr pjesë delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Ivanka Vasilevska, zëvendësshefe dhe anëtarët Bekim Qoku dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Në fillim të sesionit, deputetët e zgjodhën deputeten austriake, Petra Baer si kryetare të re të Asamblesë Parlamentare me mandat njëvjeçar dhe me mundësi të rizgjedhjes edhe për një vit. Në këtë sesion në seancë plenare do të shqyrtohet edhe Draft-Rezoluta e përgatitur nga Komisioni i Monitorimit për Dialogun e Pasmonitorimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është në rendin e ditës për të enjten, më 29 janar.
Shkup - Më së shumë shi në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike. Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 - Radovish - Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 - Strumicë, 2 - Prilep, Berovë, 1 - Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topollçan, Veles, Kodër të Diellit. Mëngjesin e sotëm në Berovë janë regjistruar -5 gradë Celsius, -4 - Kodër të Diellit, -3 - Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 - Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 - Shkup-Zajçev Rid, Kavardar, Krushevë, Hanet e Mavrovës, Gjurishtë, Pozharan, Vinicë, Gjevgjeli, Pretor, 0 - Topollçan, Ohër.
Tiranë - Kuvendi i Shqipërisë, me 85 vota "pro" dhe 10 kundër, miratoi sot në mëngjes një paketë ndryshimesh në Kodin Penal, të cilat ofrojnë siguri më të madhe për gazetarët duke dekriminalizuar shpifjen nga ana e tyre, si dhe dënime nga dy deri në pesë vjet burg për kërcënimin ose sulmin ndaj tyre. Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë gjithashtu dënime më të rrepta për ndërtimet e paligjshme dhe zjarrvënien e qëllimshme. Pas miratimit të paketës legjislative, ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Besfort Lamallari, shkroi në rrjetet sociale se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Bruksel - Me vite përsërisim se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe tani është momenti ta tregojmë atë dhe përfundimisht t'i hapim dyert për pranim të vendeve nga rajoni, deklaroi zëvendësministrja për çështje evropiane e Qipros, Marilena Rauna gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit qipriot m Këshillin e BE-së para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian. "Aktorë të cilët nuk i ndajnë interesat tona, por përkundrazi, aktorë të cilët kanë politika të reja ekspanzioniste tashmë janë në rajon, ndërsa njerëzit nga Ballkani Perëndimor janë të kthyer drejt nesh", theksoi Rauna.
Bruksel - Anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian (AFET) sot me 44 vota "për" dhe 11 "kundër" e miratuan Raportin për Strategjinë për zgjerim të BE-së, të eurodeputetit liberal lituanez, Petras Aushtreviçius. Në deklaratën sqaruese të Raportit, Aushtreviçius thekson se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimet rrjedhëse të rëndësishme gjeopolitike, shkaktuan dinamikë të re në procesin e zgjerimit të BE-së.
Romë - Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në Bashkimin Evropian (BE) vazhdon të bjerë si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Shkencëtarët theksojnë se lënia e duhanit ende konsiderohet si një arsye kryesore për përmirësimin e shkallës së mbijetesës. Ndërsa, shkalla e vdekshmërisë tek burrat ka qenë në rënie që nga vitet e 90-ta, tek gratë ajo ka vazhduar të rritet deri në vitet 2010. Sipas parashikimeve të ekipit të hulumtimit, këtë vit janë regjistruar 23 vdekje nga kanceri i mushkërive për 100,000 banorë tek burrat dhe 12 tek gratë.
Berlin - Zëdhënësi i grupit parlamentar për politkë të jashtme të Partisë socialdemorkate (SPD), Adis Ahmetoviq deklaroi se kancelari gjerman, Fridrih Merc duhettë veprojë si lider evropian në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. "Shohim se po arrihet përparim i vogël, ndërsa ne si evropianë nuk jemi në tyrezë", theksoi Ahmetoviq për "Zidojçe cajtung". Ai shtoi se duhet të sqarohet "se në cilin nivel dhe nga kush duhet të kërkohet kontakt diplomatik me Rusisë".
Budapest - Udhëheqësa ukrainase ka kaluar kufirin, ne nuk kërkuam konflikt, por Hungaria është cak i sulmeve për ditë të tëra, deklaroi sot kryeministri Viktor Orban. Orban sot ka shkruar në faqen e tij në Fejsbuk se asgjë nuk do ta ndalojë qeverinë e tij të ndjekë interesat e popullit hungarez. Ai shtoi se qeveria nuk do të dërgojë para në Ukrainë, sepse ato para janë në një vend më të mirë me familjet hungareze sesa, siç tha, "në banjën e një oligarku ukrainas", raporton MTI.
Stokholm - Pasi që iu bashkua NATO-s para pothuajse dy viteve, krahas borës, Suedia po e kalon edhe këtë dimër duke menduar për vendosjen e euros. Megjithatë, rruga drejt ndryshimit të valutës është e gjatë, ndërsa koalicioni në pushtet për fillim paralajmëron analizë për përparësitë dhe mangësitë e një hapi të tillë. Pas Bullgarisë, e cila e vendosi euron më 1 janar të këtij viti, dukej sikur e ardhmja e zgjerimit të eurozonës, së paku përkohësisht, nuk ka perspektivë. Megjithatë, ministrja suedeze e Financave, Elizabet Svanteson gjatë diskutimit në parlament paralajmëroi hapje të debatit për vendosjen e euros.
Seul - Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hi, sot u dënua me 20 muaj burg për shkak të ryshfetit, lajmëroi DPA. Gjykata e qarkut në Seul e shpalli bashkëshorten e ish-presidentit Jun Suk Jeol fajtore për marrje të disa dhuratave luksoze dhe keqpërdorim të pozitës së saj për përfitim personal. Kjo grua 53-vjeçare u lirua nga aktakuza për manipulim me aksione. Aktvendimi ende nuk është përfundimtar. Prokuroria fillimisht kërkoi dënim me burg prej 15 muajve. Kim ndodhet në paraburgim prej gushtit.
Nju Delhi - Zëvendëskryeministri i shtetit perëndimor indian të Maharashtras dhe katër persona të tjerë humbën jetën sot kur një aeroplan privat u rrëzua në Indinë perëndimore. Aeroplani ka fluturuar nga qendra financiare e Indisë, Mumbai, për në Baramati, qytetin ku humbi jetën funksionari, kur u rrëzua dhe u përfshi nga flakët pothuajse 254 kilometra nga Mumbai. Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur për momentin.