MIA Flesh
- Shkup - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione - Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Para anëtarëve të dy komisioneve është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Rejgistër të veçantë për personat e dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra petrajtim seksual të të miturve dhe pedofili, në lexim të dytë. Për Propozim-ligjin është parashtruar një amandament nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova, për shkak të saktësimit të afatit, që ka të bëjë me organin kompetent për udhëheqje të Regjistrit të veçantë, ndërkaq është paraparë njëherë në vit, në të cilin bëhet kontrolli dhe harmonizimi i të dhënave të futura me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Minsitrisë së Drejtësisë dhe nëse ekzistojnë mospërputhje, menjëherë të ndërmerren masa për mënjanimin e tyre.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:44, 28 janar, 2026
09:00/28 janar 2026
Shkup - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione - Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Para anëtarëve të dy komisioneve është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Rejgistër të veçantë për personat e dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra petrajtim seksual të të miturve dhe pedofili, në lexim të dytë. Për Propozim-ligjin është parashtruar një amandament nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova, për shkak të saktësimit të afatit, që ka të bëjë me organin kompetent për udhëheqje të Regjistrit të veçantë, ndërkaq është paraparë njëherë në vit, në të cilin bëhet kontrolli dhe harmonizimi i të dhënave të futura me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Minsitrisë së Drejtësisë dhe nëse ekzistojnë mospërputhje, menjëherë të ndërmerren masa për mënjanimin e tyre.
Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 83-të të seancës plenare, në rend dite të së cilës janë përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrotje nga Diskriminimi (KPMD), Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotsimin e Kodit Penal në lexim të dytë dhe Propozim ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim - KfV pas Marrëveshjes për hua për financim të projekteve për rehabilitim energjetik efikas të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me pengesa në zhvillim në Maqedoninë e Veriut, faza 2, me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë do të mbajë sot protestë për rritjen e pagës minimale në të paktën 600 euro dhe të gjitha pagat e tjera për 100 euro. Protesta, e cila do të fillojë në orën 17:00, do të shprehë pakënaqësi për mospërmbushjen e kërkesave për rritje të pagave. Protesta do të fillojë para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomik, dhe do të përfundojë para Qeverisë. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, dje në një konferencë për shtyp tha se protesta po organizohet për shkak të qëndrimit injorant të Qeverisë dhe punëdhënësve që nuk kanë rritur pagat e punëtorëve.
Shkup - Komunikacioni ngarkues edhe mët ej mbetet i bllokaur për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor të cilët prej pardje vendosën kamionë në vendkalimet kufitare drejt zonës së shengenit duke kërkuar nga BE-ja të ndryshojë rregulla për evidentim elektronik për qëndrim në zonën e shengenit me rregullën 90/180 ditë. Vlerësimet fillestare të odave janë se dëmet nga bllokadat brenda ditës janë 100 milionë euro për rajonin nga i cili në protestë janë prëfshirë transportuesit nga vendi ynë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kryeminsitri Hristian Mickoski pret të tejkalohet problemi i transportuesve të vendit, çështje, e cila, siç deklaroi dje, është hapur që nga shtatori me Komisionin evropian.
Shkup - Debat publik për Projektligjin për të dhëna të hapura dhe ripërdorim të të dhënave nga sektori publik, i përgatitur në kuadër të harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe politikat evropiane në këtë fushë do të mbahet sot në organizim të Ministrisë së Transformimit Digjital, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis. Në kuadër të ngjarjes do të promovohen Portal i përditësuar i të dhënave të hapura, si dhe asistenti i inteligjencës artificiale (çat-bot) i zhvilluar në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë.
Shkup - Në Kuvend sot do të promovohen dy punime hulumtuese - "Analizë e mendimit publik për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014-2025)" dhe "Paqartësi të reja globale, obligime të vjetra evropiane: Mendimi publik për inkuadrim në BE në vitin 2025", në organizim të Institutit për demorkaci "Societas Civilis" - SHkup (IDSCS) dhe fondacionit "Konrad Adenauer". Siç kumtuan nga Instituti për demokraci, analizat për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut janë përpunaur në bazë të hulumtimit të mendimit publik përmes punës në terren të kryer në periudhën prej 22 tetorit deri më 5 nëntor 2025, në mostër prej 1003 të të anketuarve.
Uashington - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi dje deklaroi se Kuba socialiste po shkon drejt shkatërrimit. "Kuba është me të vërtetë një komb që është shumë pranë shktërrimit. Vendi socialist i Karaibeve më parë merrte paratë dhe naftën nga Venezuela. Por, nuk merr më", theksoi Trampi gjatë një vizite në shtetin amerikan të Ajovës. Pasi në fillim të vitit forcat amerikane e arrestuan presidentin Venezuelian Nikolas Maduro, administrata e Trampit ka ashpërsuar retorikën kundër qeverisë komuniste të Kubës. Trampi i bëri thirrje Kubës të bëjë një marrëveshje "para se të jetë tepër vonë".
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi dje kërcënoi se do të tërheqë mbështetjen e ShBA-së për Irakun nëse ish-kryeministri Nuri al-Maliki kthehet në funksion, raportoi DPA. "Për shkak të politikave dhe ideologjive të çmendura të Al-Malikit, nëse zgjidhen, ShBA-ja nuk do ta ndihmojnë më Irakun dhe, nëse nuk jemi aty për të ndihmuar, Iraku ka ZERO shanse për sukses, prosperitet apo liri", tha Trampi në një postim në platformën e tij Truth Social. "Herën e fundit që Maliki ishte në pushtet, vendi u zhyt në varfëri dhe kaos total. Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë përsëri", tha Trampi, duke shtuar se Iraku do të bënte "një zgjedhje shumë të keqe duke riemëruar Nuri al-Malikin si kryeministër", raportoi agjencia gjermane.
Uashington - Administrata e presidentit Donald Tramp ka njoftuar Kongresin se po ndërmerr hapat e parë për të rihapur potencialisht Ambasadën e ShBA-së në Venezuelë. Departamenti i Shtetit dje njoftoi se po dërgon një kontingjent të rregullt nëpunës të përkohshëm për të "mbrojtur" aktivitetin diplomatik. Ky është njoftimi i parë zyrtar i administratës për rihapjen e Ambasadës në Karakas, e cila ka qenë e mbyllur që nga marsi i vitit 2019.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se "edhe një" flotë ushtarake amerikane është rrugës drejt Iranit. "Meqë ra fjala, edhe një armadë e shkëlqyeshme e cila për momentin po lundron drejt Iranit. Kështu që, do të shohim", tha Tramp dje në fjalimin në shtetin amerikan të Ajovës. Nuk ishte e qartë nëse Tramp e kishte fjalën për mbajtësin e aeroplanëve USS Abraham Linkoln dhe anijet ushtarake shoqëruese të cilat tashmë të hënën arritën në Lindjen e Afërt apo për forca të tjera ushtarake amerikane.