• e mërkurë, 28 janar 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 27 janar/ 2026

Shkup - Për rrogën minimale të mos anashkalohet Këshilli ekonomiko-social, ndërsa në dialogun për gjendjen ekonomike nevojiten të gjithë sepse ekonomia e vendit mund të funksionojë shumë mirë, porositi kreu i Konfederatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov. Boshkov përsëriti se për Konfederatën e biznesit është e pranueshme rritja e rrogës minimale në mars me harmonizimin me ligjin dhe thekson se çdo rritje tjetër, patë dhëna lehtësuese për kontributet sociale, do të jetë barrë e madhe për ekonominë.

Shkup - Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që skadoi mbrëmë në mesnatë, por në mënyrë që të mbyllet lista, lihet haësirëprej 2-3 ditë për paraqitje të mundshme që janëdërguar me kohë me postë, ndërsa ende nuk kanë arritur, thonë për MIA-n nga shërbimi i Kuvendit për shtyp. Nga atje emrat e kandidatëve nuk i zbulojnë, por siç konfirmuan edhe disa nga vetë të paraqiturit, bëhet fjalë për u.d prokuroren e tanishme publike, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata penale, Nenad Savevski, ish-kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija  Raiçeviq.

Shkup - Gjatë vitit 2025, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup mblodhën dhe transportuan gjithsej 21,995 metra kub mbeturina nga qindra deponi të paligjshme të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit. Sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura ilegalisht u hoq në komunat Qendër dhe Çair të Shkupit, theksohet në kumtesën e sotme të NP "Higjiena Komunale"-Shkup.

Shkup - Nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup dje në orën 15:30 në bul. "Ilinden" në Shkup, e kanë privuar nga liria N.A. (37) nga Shkupi. Siç njfoton MPB gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjetën dy çanta udhëtimi në ctë cilat kishte marihuanë.

Shkup - Më shumë shi në 24 orët e kaluara kanë reshur në Kriva Pallankë - 39 litra në metër katror dhe në Vinicë - 26 litra në metër katror, ndërsa më pak në Lazaropole dhe në Hanet e Mavrovës - 1 litër për metër katror. Mëngjesin e sotëm temperaturat më të ftohta janë në Kodrën e Diellit, ku u matën -3 gradë Celsius, dhe më të ngrohtat në Gjevgjeli 8 gradë Celsius.

Ohër - Sektori për Punë të Brendshme Ohër sot në kuadër të projektit "Qyteti i sigurt" do të zbatojë aktivitete për testim, kalibrim dhe verifikim të pajisjeve të montuara (kamera) për monitorim qarkullimi në rajonin e Ohrit. Konkretisht, do të verifikohet sistemi në aksin rrugor Ohër - Kërçovë, mes fshatrave Gorencë dhe Trebenishtë dhe mes Botun dhe Novosellë, në Komunën Debërcë.

Strumicë - Ujërat e ardhura nga lumi Tërkanja dje pasdite morën 120 qengja dhe 100 dele nga stalla e pronarit Nikolla Kolev në fshatin Kosturinë, locuar në vendin "Shepovë". Sipas pronarit, gjithçka ndodhi për më pak se 10 minuta, ndërsa ujërat e ardhur tërhoqën gjithçka para vetes.

Kiev - Në sulmet e nbrëmshme ajrore mbi Odesa janë plagosur 22 persona, publikoi sot në Telegram shefi i Depatamentit ushtarak në Odesa, Sergij Lisak. Mbrëmë, armiku ka kryer sulm masiv mbi Odesa me fluturake pa pilot. Janë dëmtuar objekte infrastrukturore, ndërtesa banimi, kopshte, dyqane dhe kantiere ndërtimi. Janë plagosur 22 persona, 14 prej të cilëve kanë marrë lëndime më të lehta, theksoi Lisak.

Londër - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, i dërgoi sinjal Ukrainës se garancionet amerikane të sigurisë varen nga ajo nëse Kevi do të pajtohet me marrëveshjen paqësore që me siguri do të kërkojë nga ajo që rajonin Donbas ta lëshojë për Rusinë, publikoi sot "Fajnenshëll tajms", duke i'u referuar tetë personave të njoftuar me negociatat.

Londër - Rezultatet nga hulumtimi më i ri io organizatës për luftë kundër varfërisë, Fondacioni Xhozef Rountri (Joseph Rowntree Foundation) tregojnë se rreth 6,8 milionë britanikë jetojnë në "varfëri të thellë", që është numri më i lartë në tre dekadat e fundit. "Varfëria e thellë" u referohet amvisërive ku jeton një çift me dy fëmijë të vegjël dhe të cilët, sipas shpenzimeve për banim, kanë më pak se 16.400 funta (18.880 euro) në vit, që është 40 për qind e rrogës vjetore mesatare në Britani të Madhe.

Teheran - Aktivistët iranian njoftuan se në shtypjen e pushtetit ndaj demonstrantëve u vranë të paktën 6.126 njerëz. Ata supozojnë se numri i të vdekurve është shumë më i madh. Sipas aktivistëve, mes të vrarëve të paktën 5.777 ishin demonstrantë, 213 pjesëtarë të forcave qeveritare iraniane, 86 fëmijë dhe 49 civilë që nuk kanë protestuar, ndërsa janë arrestuar mbi 41.800 njerëz.

Sakramento - Përdoruesit e Gugël kanë ngritur një padi kundër kompanisë sepse "Gugël Asistent" spiunoi në mënyrë të paligjshme telefonat e tyre inteligjentë duke regjistruar dhe transmetuar biseda private te reklamuesit me qëllim që t'u dërgonte atyre reklama të synuara. "Marrëveshja fillestare u paraqit në gjykatën federale në San Hoze, Kaliforni, dhe është në pritje të miratimit nga gjyqtarja Beth Labson Friman," raporton CNBS.

Nju Delhi - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, sot e vlerësoi lidhjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për tregti të lirë mes BE-së dhe Indisë si një moment historik. "Hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona - në tregti, siguri, marrëdhënie ndërnjerëzore", tha Koshta.

Xhakartë - Jetën e humbën 23 ushtarë të cilët u ngujuan nga rrëshqitjet e dheut në pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java, kumtoi zëdhënësi i marinës së Indonezisë. Edhe 42 persona konsiderohen të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut. Ushtarët më 24 janar e kryenin stërvitjen ushtarake në fshatin Pasir Bara, i cili paraprakisht ishte goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, që shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Romë - Treni më i gjatë prej çokollate në botë është regjistruar zyrtarisht në Librin e Ginisit të rekordeve në Milano, Itali. Treni, i gjatë 55,27 metra dhe me peshë 23 kuintalë (2.300 kilogramë), u ekspozua në sheshin Piaca Çita di Lombardia. Ideja ishte ide e ëmbëlsirave italiane dhe malteze dhe morën pjesë edhe studentë të rinj nga shkollat ​​dhe qendrat e formimit profesional.

QËNDRONI TË LIDHUR