• e mërkurë, 28 janar 2026
MIA FLESH

9:00/27 janar 2026

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Bllokada me kamionë të trafikut të mallrave në vendkalimet kufitare në vend vazhdon edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të Maqedonisë nga Ballkani Perëndimor të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet për shkak të evidencës elektronike për qëndrim në zonën e Shengenit në pajtim me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti. Pavarësisht bllokimit të trafikut të mallrave në vendkalimet drejt zonës së Shengenit, i cili, sipas njoftimeve do të zgjasë të paktën shtatë ditë, trafiku i automjeteve funksionon pa ndërprerë.

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruimin e rrugës "Petre Filipovski-Garkata", në vendin e populluar Triangla në Komunën e Gazi Babës. Kryeministri Mickoski më vonë do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës së re sportive në SHFK "Grigor Prliçev", në vendin e populluar "Zhelezara", ku do të japë deklaratë për mediat.

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Komisioni parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri sot do ta shqyrtojë Informacionin për nevojën e ndarjes së Amendamentit numr 2 të Marrëveshjes për mbështetje teknike (Amendment 2 to TA 0206-23 050774402).

Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët lindore me reshje të herëpashershme lokale në zonat më të ulëta, shi dhe borë në zonat më të larta, ndërsa në male borë e lehtë. Pasdite, vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Bruksel, 27 janar 2026 (MIA) - Parlamenti Evropian sot do të mbajë seancë plenare speciale në Bruksel me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit - 27 janari. Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit shënohet në ditën e çlirimit të kampit kampit nazist të përqëndrimit Aushvic - 27 janar 1945.

Paris, 27 janar 2026 (MIA) - Asambleja kombëtare franceze votoi për ndalesë të përdorimit të rrjeteve siciale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare, njofton DPA. Deputetët në Paris mbrëmë vonë e kanë miratuar projekt-ligjin. Ligji parashikon se qasja deri në shërbimet onlajn për rrjetim social e siguruar nga platforma onlajn do të ndalohet për minorenët deri në moshën 15 vjeçare.

Nju-Delhi, 27 janar 2026 (MIA) - India dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje "të rëndësishme" për tregi të lirë, që konsiderohet si më e madhja deri më tani, deklaroi kryeministri indian Narendra Modi. Në fjalimin e tij në Javën e energjisë në Indi, Modi sot e quajti marrëveshjen "nëna e të gjitha marrëveshjeve", transmton CNBS.

Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Në pajtim me deklaratën e vitit të kaluar të presidentit amerikan, Donald Tramp, SHBA sot edhe zyrtarisht u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit për klimën, një kornizë ndërkombëtare e rëndësishme për luftë kundër ngrohjes globale. Tërheqja e SHBA-së, emetuesi i dytë më i madh i gazrave të qelqta në botë, pas Kinës, me siguri do t'i japë një goditje shtesë përpjekjeve për luftë kundër ndryshimeve klimatike", publikon Blumberg.

Uashington, 27 janar 2026 (MIA) - Mediat amerikane kanë publikuar se pritet që përfaqësuesi i operacioneve të patrullës kufitare, Gregori Bovino dhe disa agjentë të Shërbimit për Emigracion dhe Dogana (ICE), së shpejti të largohen nga Mineapolisi. Prefekti i Mineapolis, Xhejkob Frej pas një bisedë telefonike me presidentin Tramp, në platformën Iks, publikoi se sot agjentët federalë do të largohen nga qyteti. Por, ai nuk precizoi se sa agjentë do të tërhiqen.

QËNDRONI TË LIDHUR