• e shtunë, 26 tetor 2024
MIA Flesh

12:00/24 tetor/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski e ka pritur para Qeverisë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është për vizitë shtetërore në kuadër të turneut nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Për momentin në Qeveri po mbahet takimi kokë më kokë i kryeministrit Mickoski dhe kryetares së KE-së, Fon der Lajen, pas së cilës do të mbahet takim bilateral ndërmjet dy delegacioneve. Pas takimit, në Qeveri do të mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Mickoski dhe kryetares Fon der Lajen.

Shkup - Ministri i Shlndetësisë, Arben Taravari sot përsëriti se është kryer mbikëqyrje mjekësore në mjekimin e foshnjes 14 muajshe, e cila ka vdekur më 5 tetor dhe se duhet të ndërmerren masa të caktuara. "Si Ministri kemi dërguar deri te Oda mjekësore rekomandime për mmasa të caktuara që duhet të ndërmerren. Qëllimi ynë është që të konstatojmë se mbikëqyrje mund të bëjë kush të dojë, këtu është bërë mbikëqyrje profesionale. Nuk jam për dënim apo largim nga puna, megjithatë masa të caktuara mund të ndërmerren", thotë Taravari, duke shtuar se nuk është dëgjuar me drejtoreshën  Klinikës për Sëmundje të Mushkërive.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot mori vaksinën kundër gripit sezonal. Në deklaratë për mediumet gjatë vizitës në Institutin për shëndet publik Taravari tha se parandalimi është mënyra më e mirë për mbrojtje nga gripi sezonal, posaçërisht për punonjësit shëndetësorë. Deri më tani, siç deklaroi, janë vaksinuar rreth 10.000 qytetarë, ndërsa janë paraqitur rreth 52.000 qytetarë të cilët mund të vaksinohen në 36 pika në vend.

Shkup - Pas një angazhimi intensiv dhjetëvjeçar të shtetit për të rikthyer cilësinë dhe vlerën e shkollave të mesme profesionale dhe për të riafirmuar sistemin informal të trajnimit, sot mund të themi se kemi një sistem modern dhe tërheqës të arsimit dhe trajnimit profesional, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Duke u drejtuar në ngjarje me rastin e përfundimit të projektit për rritjen e atraktivitetit, rëndësisë dhe gjithëpërfshirjes së arsimit profesional dhe arsimit të të rriturve, Janevska vlerësoi se vendi mund të mburret me shkolla të mesme profesionale të plota në të cilat më shumë se 70 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve mësojnë, si dhe me ambiente të pajisura mirë shkollore dhe me kurrikulë të reformuar me përfaqësim më të madh të trajnimit praktik, në kurriz të mësimdhënies teorike.

Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, ka marrë pjesë në sesionin e 10-të të Takimit të Palëve të Konventës për Ujin të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), që u mbajt këto ditë në Lubjanë, Slloveni. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot bëri të ditur se ngjarja përfaqëson një mundësi për vendin tonë që të paraqesë prioritetet dhe të kontribuojë në formësimin e drejtimit strategjik të punës së ardhshme të Konventës. Lashkoska mbajti një fjalim në kuadër të Sesionit: Ujërat tona - e ardhmja jonë, ku shpalosi përvojat nga menaxhimi ndërkufitar i ujërave në funksion të ndryshimeve klimatike.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski dhe gjykatësit Osman Kadriu dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva kanë realizuar takim me nënkryetarin e Komisionit të Venecias, Martin Kauer. Takimi është mbajtur para fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese, në të cilën po merr pjesë delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, njoftuan sot nga Gjykata. Konstandinovski shpehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe shprehu gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit. 

Shkup - Përbërja e re në ekipin maqedonas të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore mes Maqeodnisë së Veriut dhe Bullgarisë sot, pas një periudhe të gjatë duhet të takohet me kolegët e tyre nga pala bullgare. Takimi i fundi i komisionit të përzier për çështje historike është mbajtur më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti u anulua me kërkesë të palës maqedonase. Historiani Mitko Panov, i cili është pjesë e përbërjes së re që Qeveria e emëroi muajin e kaluar, mbrëmë në një intervistë për TV Sitel deklaroi se nuk mundet parakohe të thotë për pritjet nga takimi, por, tha se është optimist nëse arrihen parimet e shprehjes së lirë të qëndrimeve për histori.

Shkup - Denari është stabil, ndërsa garancë për atë është niveli i lartë i rezervave devizore, i cili edhe krahas goditjeve të shumta edhe më tej rritet dhe në fund të shtatorit paraqet 4,4 miliardë euro. Niveli i tanishëm i rezervave devizore është më i lartë prej para pandemisë për 40%, apo për rreth një miliardë euro, që është rritje e konsiderueshme, posaçërisht në vite të mbushura me goditje të parapra deri më tani, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila po merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës botërore. Sipas saj, këto janë trende të volitshme të cilat flasin për përforcim të mëtutjeshëm të politikës së përgjithshme makroekonomike dhe stabilitetit të valutës vendore.

Shkup - Komuna e Strumicës e ka braktisur Bashkësinë e Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), ndërsa sipas shkrimeve të një pjese të mediave, këtë do ta bëjë ehd ekryetari i Karposhit. Hapin e këtillë e ka paralajmëruar kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov nël një postim në Fejsbuk ku theksoi se do të përgatis edhe shkrim zyrtar për BNJVL-në."BNJVL nuk e meriton participimin e Strumicëls. E braktisim BNJVL-në me përgjegjësi të plotë, tentativa për bashkëpunim, marrëdhënie partnere, mjaft është. Filozofi pa pragmë, dëm për të clin paguajnë qytetarët. Ky është një nga skandalet më të mëdhenj në Evropë për shkelje të të drejtave të njeriut, për të drejta dhe liir kushttetuese. Për Strumicën time, nuk ka pasur kompromise, nuk ka dhe as nuk do të ketë! Ju uroj fat", shtkoi Kostandinov.

Shkup - Filloi takimi i Komisionit të përbashkët për çëshje historike dhe arsimore mes Maqeodnisë së Veriut dhe Bullgarisë, sot në Shkup. Ky është takimi i parë i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Para fillimit të takimit, kryetari i pjesë bullgare të Komisionit, Angell Dimitrov në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet e tij nga takimi deklaroi se nuk mund të thuhet asgjë para se ai të ndodh."Nuk i njoh kolegëz e rinj të Komisionit. Kryetarin e njohim, por kjo nuk mjafton, Komisioni është i përbërë nga shtatë persona", tha Dimitrov.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në ambient të hapur në territorin e shtetit, krahas ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve në vendbanime, bëri të ditur QMK-ja. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në një deponi të djegur për mbeturina në Gostivar, në djegien e vegjetacionit të ulët në atarin e fshatit Romanovcë të Kumanovës, në rajonin e Gjevgjeliisë afër kufirit me Greqinë dhe në atarin e fshatit Miravc, në kallamishten e djegur  afër autokampit të Eleshecit dhe në atarin e fshatit Otovicë në Komunën e Velesit.

Shkup - Agjencia për kadastër të patundshmërive kumtoi se nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja të ulëta për një pjesë të madhe të shërbimeve të saj. Javën e kaluar në Gazetën zyrtare u publikuan ndryshimet dhe plotësimet e tarifave, me të cilat bëhet ndryshimi dhe ulja e çmimeve të shërbimeve më të përdorura të Agjencisë për madje 75 për qind. Deri tani, qytetarët gjatë shitblerjes së banesës ose hapësirës për parking kanë paguar për katër fletëpronësi gjtihsej 5.000 denarë. Me ndryshimet e reja, ai shërbim do të kushtojë vetëm 1.250 denarë, pa dallim të numrit të fletpronësive, sipas bazës juridike, në një komunë kadastrale. Kjo paraqet një ulje për 75 për qind.

Shkup - Në Shkup dje në orën 05.50 nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria B.D. (29) nga fshati Haraçinë të Shkupit. MPB sot bëri të ditur se ai dyshohet se sot rreth orës 05:30 minuta në kazino në Shkup, në rajonin e Gazi Babës, me përdorimin e forcës ndaj të punsëuarit, ka marrë të hollat nga kasaforta.  

Shkup - Në Berovë mëngjesin e sotëm janë matur minus tre gradë, ndërsa në Manastir minus një, pesë në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me tetë gradë. DPHM bëri të ditur se ka mjegull në disa lugina dhe lugina lumore. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 25 gradë.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc  sot në një bisedë telefonike me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu tha se Berlini do të vazhdojë ta mbështesë luftën e këtij vendi kundër ndikimit të huaj, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane. Mediat britanike transmetojnë se Sandu dhe Sholc kanë diskutuar për gjoja ndikimin e propagandës ruse dhe proruse në Moldavi. "Kancelari e bindi presidenten Sandu në mbështetjen e vazhdueshme për përforcimin e rezistencës së Moldavisë ndaj ndikimit të huaj dhe masave për destabilizim", citohet në deklaratën e zëdhënësit.

Bruksel - Këshilli i BE-së e miratoi pakon për mbështetje financiare për Ukrainën, e cila përfshin kredi të jashtëzakonshme për ndihmë makrofinanciare deri 35 miliardë euro dhe Mekanizëm për bashkëpunim për kredi, që duhet ta ndihmojë vendin në pagimin e huave në shumë prej 45 miliardë eurove të siguruara nga Unioni dhe partnerët e tij nga G7-shi. Miratimi nga ana e Këshillit pason pasi që të martën pakon për ndihmë, me shumicë votash e mbështeti edhe Parlamenti evropian. Tani mbetet edhe vendimi i Këshillit të publikohet në Gazetën zyrtare të BE-së, pas çka tashmë të nesërmen do të hyjë në fuqi Rregullativa për mbështetje financiare prë Ukrainën.

Minsk - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko deklaroi se Perëndimi dëshiron që Kievi zyrtar të ulet në tryezë negociuese me Rusinë, më shumë se presdienti ukrainas, Volodimir Zelenski. "Tani ka mundësi për negociata, dhe, më duket, duhet t'i fillojmë dhe të bëjmë plan për zgjidhje paqësore apo përfundim të luftës", tha lideri bjellorus në programin "60 minuta" në TV kanalin Rusia 1. Ai vlerësoi se Perëndimi nuk mund të refuzojë së furnizuari Ukrainën me armë "për të mos e humbur fytyrën".

Manilë - Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale "Trami" e cila goditi bregun verilindor të Filipineve, ndërsa më shumë se 150.000 janë larguar nga shtëpitë e tyre, konfirmuan përfaqësues zyrtarë. Stuhia, e njohur në vend si stuhia e rëndë tropikale "Kristin",  solli shi të dendur në ishullin kryesor Luzon, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Në motin e keq ditëve të kaluara shumica e viktimave janë mbytur, ndërsa të tjerë humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në rajonin qendror Bikol, duke përfshirë edhe qytetin Naga ku sot u raportuan 14 të vdekur.

Peshavar - Forcat e sigurisë pakistaneze gjatë natës kanë vrarë nëntë kryengritës gjatë një këmbim të zjarrit në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë në rajonin e paqëndrueshëm veriperëndimor në kufi me Afganistanin, njoftoi armata pakistaneze. Ushtarët konfiskuan armë dhe municione nga strehimorja e kryengritësve pas këmbimit të zjarrit me armë në Bajur, rajon në provincën Hajber Patunkva. Në njoftimin e ushtrisë nuk janë dhënë detaje për kryengritësit e vrarë, përfshirë edhe përkatësinë e tyre etnike, por operacione të tilla shpesh synojnë talebanët pakistanezë, të njohur si Terik-e-taliban Pakistan ose TTP.

Los Anxhelos - Aktori amerikan Ron Ili, ndoshta më i njohur në rolin e Tarzanit në serialin televiziv të viteve 1960 me të njëjtin emër, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, njoftoi sot familja e tij. Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Santa Barbara të Kalifornisë, SHBA, më 29 shtator dhe lajmi është bërë i ditur tani."Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë - dhe unë kam humbur babain tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, një shkrimtar, një trajner, një mentor, një njeri i familjes dhe një udhëheqës", ka shkruar vajza e tij Kirsten Kazale Eli në Instagram.

Uashington - Pothuajse 25 milionë votues kanë votuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, përmes votimit të përkohshëm ose përmes votimit me postë, publikoi departamenti  zgjedhor i veçantë i Universitetit në Florida. Disa shtete, duke përfshirë edhe shtetet kyçe si Karolina Veriore dhe Xhorxhia, vendosën rekorde për ditën e parë nga votimi i përkoshëm javën e kaluar. Kandidatja presidenciale demokratike Kamala Haris tha se të mërkurën para kuvendit të qytetit në Pensilvani se administrata e saj do të dallojë nga ajo e presidentit Xho Bajden ndërsa republikani Donald Tramp udhëheq fushatë në Xhorxhia.

Uashington - Ish-presidenti dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA për më pak se dy javë, Donald Trampi ka avantazh 47 kundrejt 45 në raport me vendimet për votim kundër kundërshtares së tij demokrate dhe nënpresidentes aktuale Kamala Harris. tregojnë rezultatet e një sondazhi sociologjik të publikuar mbrëmë nga Uollstrit Zhurnal. Në hulumtimin sociologjik janë anketuar 1.500 votues të regjistruar, ndërsa  dhe gabimi i lejuar është në kuadër 2,5 për qind.

Uashington - Ushtarët e Koresë së Veriut të dërguar për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës janë "qëllim legjitim", deklaroi Xhon Kirbi, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit amerikan Xho Bajden. Të përkujtojmë se funksionarët e lartë amerikan, duke përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes Lojd Ostin, dje për herë të parë konfirmuan se kanë dëshmi për dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi, për të cilën paraprakisht informuan nga inteligjenca e Ukrainës dhe Koresë së Jugut.

Moskë - Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma Shtetërore, sot e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut.  Sipas dokumentit, nëse njëra nga palët i nënshtrohet një sulmi të armatosur, tjetra do të ofrojë menjëherë ndihmë ushtarake dhe ndihmë  tjetër. Presidenti rus Vladimir Putini dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un e nënshkruan paktin gjatë vizitës së Putinit në Phenian në qershor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR