• e enjte, 24 tetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09.00/24 tetor/2024

Shkup - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në ora 10 do ta mbajë seancën e 503-të. Në rend dite janë vërtetimi i ndërprerjes së funksionit gjyqësor për shkak të pensionit të moshës, marrjes së vendimeve për publikimin e shpalljes për zgjedhje të kryetarëve të Gjykatës së Apelit Gostivar dhe Gjykatës Themelore Kratovë, dhe vendimmarje pas kërkesave për shpenzime të rrugës. Gjithashtu, duhet të formohet komisioni për vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve pas publikimit të shpallur për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit nga rendi i gjykatësve dhe të ketë shqyrtim dhe vendimmarje pas vendimit të marrë në Seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme të RMV-së, lidhur me udhëzimin e përkohshëm të gjykatësit për kryerje të funksionit gjyqësor në gjykatë tjetër.

Shkup/Bruksel - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në kuadër të turneut të saj katërditor në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë në Shkup. Sipas paralajmërimeve, gjatë vizitës në vend, Fon der Lajen do të ketë takime me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe me kryeministrin Hristian Mickoski. Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t'i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.

Shkup - Statusi i mbrojtjes së të drejtave autoriale të aktorëve në vendet e Ballkanit Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE,  duke e përfshirë edhe vendin tonë, është në fokusin e Konferencës rajonale dyditëshe për menaxhimin kolektiv të të drejtave autoriale dhe të përafërta e cila do të mbahet sot në Shkup. Konferenca është quajtur "Zgjerimi i BE-së dhe e drejta autoriale: Që është në vijim për aktorët në Ballkanit Perëndimor?", dhe është e para e llojit të tillë në vend me përfshirje rajonale dhe ndikim.

Shkup  - Në Universitetin Kolegji Amerikan Shkup sot do të mbahet panel diskutim me temë "Këmbimi i sigurisë dhe operacionet e ndërsjella ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian". Organizatorë të ngjarjes janë Universiteti Kolegji Amerikan Shkup dhe Ambasada e Hungarisë, ndërsa me rastin e Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Tiranë - Pas kumtimit të vendimit të Gjykatës speciale për arrest në burg për Ilir Metën, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbrëmë deklaroi se "Ilir Meta prej sot është i burgosur politik, dhe kjo për shkak të drejtësisë së robëruar e cila është në shërbim të kryeministrit Edi Rama". "Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të GJKKO për të lënë në arrest me burg, pa prova, fakte, presidentin e PL, Ilir Meta, i diktuar nga mafia antishqiptare dhe i urdhëruar nga Rama është një akt i rëndë që konfirmon rënin e shtetit ligjor, kapjen për fyti të drejtësisë, të vendosur në shërbim të narkoshtetit", tha Blushi.

Ankara - Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi me predha ka qëlluar lokacione të ndërlidhura me grupin militant kurd Partia Republikane Kurde (PKK) në Irakun verior dhe në Sirinë veriore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. "Është kryer operacion ajror kundër caqeve terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë, ndërsa me sukses janë shkatërruar gjithsej 32 caqe terroriste", theksohet në komunikatën e Ministrisë, në të cilën shtohet se operacionet vazhdojnë. Kryerësit e sulmit në Ankara me siguri janë anëtarë tëPKK, e ndaluar në Turqi, deklaroi paraprakisht ministri i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se SHBA do të sigurojë për Kievin kredi në vlerë prej 20 miliardë dollarë nga interesi i marrë nga rezervat e ngrira ruse të Perëndimit për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës. Grupi i shtatë demokratëve më me ndikim (G-7) garanton se rezervat e huaja ruse në bankat perëndimore dhe institucionet financiare të cilat janë në vlerë prej rreth 300 miliardë dollarë, do të mbesin të ngrira derisa Rusia nuk e ndërpret agresionin e saj dhe nuk paguan dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara. Ukraina duhet të fitojë gjithsej 50 miliardë dollarë kredi.

 Tel Aviv  - Izraeli herët në mëngjes ka kryer sulme në kryeqytetin sirian Damask, raportuan mediat shtetërore siriane.  Shpërthime u dëgjuan mbi qytet pasi Izraeli sulmoi një ndërtesë banimi në zonën Kafër Sousa, në qendër të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Tani për tani nuk ka raporte për viktima, ndërsa Izraeli normalisht nuk i komenton raportet konkrete të sulmeve në Siri.

Bruksel  - Deputetët në Parlamentin Evropian të mërkurën votuan qëndrimin për negociatat e buxhetit për vitin 2025, në të cilin kërkojnë dy miliardë euro më shumë nga propozimi i Këshillit të BE-së. Eurodeputetët kërkojnë 201 miliardë euro në obligime dhe 153,5 miliardë në pagesa. Komisioni Evropian propozoi një buxhet prej 199,7 miliardë në obligime dhe 152,7 miliardë në pagesa. Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson vendet-anëtare, propozon buxhet prej 191,53 miliardë euro për obligimet dhe 146,21 miliardë euro për pagesa.

 Jerusalem  - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli ka zbuluar një komplot për të sulmuar Hezbollahun libanez përmes tuneleve nëntokësore. Për CNews francez kryeministri izraelit deklaroi se sulmi, nëse plani do të kishte pasur sukses, do të kishte qenë shumë më i dëmshëm se sulmi i Hamasit palestinez nga Gaza më 7 tetor të vitit të kaluar. "Dyqind metra larg kufirit gjetëm tunele, tunele në të cilat po përgatitej pushtim i Izraelit, një sulm edhe më i madh se 7 tetori", deklaroi Netanjahu, raportojnë mediat izraelite.

Islamabad - Të paktën 11 persona janë plagosur dje, mes tyre edhe fëmijë, në një shpërthim që ka ndodhur në një treg të mbushur me njerëz në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, njoftoi një organizatë ndërkombëtare joqeveritare. Tani për tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, ndërsa askush nga autoritetet talebane nuk ishte i disponueshëm për koment. Shpërthimi ka ndodhur në një treg ku shitet rroba të përdorura në komunën Pamir Sinema, publikoi organizata për raste urgjente, e cila drejton spitalin kirurgjik në Kabul.

Kazan  - Kina dhe India duhet bashkarisht ta ndjekin rrugën e bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping në takim me kryeministrin indian, Narendra Modi, në margjina të samitit të BRIKS-it në Kazan. "Dy palët duhet të ndërmarrin prëgjegjësi ndërkombëtare, të japin shembull për vendet në zhvillim në mënyrë që të mund të bashkohen për vetëpërmirësim dhe të kontribuojë për promovim të botës multipolare dhe demokratizim të marrëdhënieve ndërkombëtare", tha Si në deklaratë, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, transmetuar nga mediumet ruse.

Bejrut - Izraeli kreu 17 sulme ndaj paralagjeve jugore të Bejrutit gjatë natës, me ç'rast mbrëmë u goditën gjashtë ndërtesa, si dhe hapësirat e stacionit televiziv të lidhur me Hezbollahun, lajmëruan mediumet shtetërore libaneze. Kjo ndodhi pasi që Hezbollahu lansoi raketa drejt pjesës qendrore të Izraelit përderisa vendi fillon ta festojë festën Simhat Tora, shkruan "Tajms of Izrael". Agjencia nacionale libaneze e lajmeve kumtoi për të paktën 17 sulme izraelite dhe gjashtë ndërtesa të shkatërruara rreth paralagjes Lejlaki, duke i përhskruar sulmet si "më të fuqishmet në rajon prej fillimit të luftës".

QËNDRONI TË LIDHUR