• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 23 tetor/ 2024

Shkup - Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare. Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. 

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka amnistuar dhjetë të dënuar. Krahas ish-kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski, janë amnistuar edhe nëntë të burgosur të tjerë, ndërsa në vendimin e publikuar në "Gazetën Zyrtare" nuk janë theksuar të dhëna për vepra kriminele.

Shkup - Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Përmes profilit të tij në Fejsbuk, në të cilin ka postuar urimin, Mickoski thotë që të mos humbim kohë në përçarje dhe çështje që na ndajnë, por të punojmë me përkushtim për një jetë më të mirë dhe për të krijuar një shoqëri të mundësive dhe respektit.

Shkup - Me rastin e festës shtetërore 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase me fillim në ora 13 në Muzeun e Luftës Maqedonase do të mbahet Akademi solemne me sloganin “Besëlidhja që ndërlidh” në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Shkup - Në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi ka filluar akademia solemne "Besëlidhje  që ndërlidh" me rastin e festës shtetërore 23 Tetori, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Para të pranishmëve pritet që të drejtohen kryeministri Hristian Mickoski. Mes të ftuarve në akademi janë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Shkup - Qëllimi i çdo brezi pasardhës është të bëjë një hap përpara në ruajtjen e identitetit. Gjithmonë ka pasur politika negative, por ne duhet të bëjmë rrugën tonë, duhet të kuptojmë se kemi një të ardhme më të mirë, atë lloj vendi që duam dhe meritojmë dhe kjo varet vetëm nga ne, nga askush tjetër. Duhet t'i drejtohemi vetes, të vlerësojmë më shumë veten, të besojmë në vetvete, të mos lejojmë që të na bëjnë aludimet se të gjithë na kanë zënë dhe se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne do të kishim qenë shumë kohë më parë në BE, po të mos ishin problemet bilaterale, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Akademinë solemne "Besëlidhja që ndërlidh".

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, që do të mbahet në Riga, Republika e Letonisë. Siç njoftoi pres-shërbimi i Kujvendit, Gashi njëherazi është edhe kryetar i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbështetjen e Platformës së Krimesë të Kuvendit, ndërsa pjesë e Delegacionit është edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dërguar urim qytetarëve me rastin e 23 Tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. "Me themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në vitin 1893 u krijuan bazat e luftës së organizuar për liri dhe pavarësi. Lufta dhe mosnënshtrimi i vazhdueshëm gjatë dekadave që vijuan rezultuan në krijimin e një shteti, në të cilin brezi i sotëm i gëzon frytet e pavarësisë dhe demokracisë", theksoi Gashi.

Shkup - Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2,1 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm edhe më shumë se 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor 4 për qind. Këtë e tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, ku merr pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani në faqen vakcinacija.mk janë regjistruar mbi 52.000 persona, që tregon interesim të madh të qytetarëve për t'u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal. Në pikat e vaksinimit në dy ditët e para janë vaksinuar 8.800 persona. Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikacionit në vakcinacija.mk dhe kështu direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin Termini Im.

Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka marrë vendim që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që mjetet e dedikuara për pastrimin e lokacionit të kontaminuar në hapësirat e ish-fabrikës OHIS të transferohen në llogarinë e Fondit Multipartner për ambient jetësor, në vlerë prej 24.453.000 denarë.
 "Me këtë, shteti përmbush obligimet për sigurimin e mjeteve në nivel vjetor, në përputhje me vendimin e Qeverisë nga viti 2013, për të cilin u zotua se me ndarjen graduale të mjeteve do të mbështes eliminimin e materialit të kontaminuar nga rrethi i fabrikës OHIS", thekson MMJPH.

Shkup - Gjatë pjesës përfundimtare të Konferencës ndërkombëtare të Asociacionit të shefave të policive të këtij viti, drejtori i BSP-së Aleksandar Janev mori pjesë në panel diskutimin për bashkëpunimin ndërkufitar në rajon. Siç njoftoi MPB-ja, Janev e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi i ngushtë me shtetet fqinje, i cili bazohet në principet e besimit, transparencës dhe përpjekjeve të mëdha në luftë kundër kriminalitetit.

Shkup - Poetit, eseistit dhe përkthyesit Sllave Gjorgji Dimoski sot i është dorëzuar çmimi shtetëror "23 Tetori", për arritjet shumëvjeçare në fushën e kulturës dhe artit. Dimoski feston dy përvjetorë, 65 vjet nga lindja dhe 45 vjet nga krijimi. Poezia e tij është përkthyer në mbi 35 gjuhë në të gjitha kontinentet. Është autor i gjashtë librave për fëmijë dhe katër librave me ese, si dhe ka përkthyer mbi tridhjetë libra të poetëve nga hapësira sllave. Është i përfaqësuar në të gjitha antologjitë e poezisë maqedonase të botuara në Maqedoni dhe në mbarë botën pas vitit 1982. Është shpërblyer me disa çmime dhe mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë "Vëllezërit Miladinovci", "Antevo Pero", "Aco Shopov", "Gran pri interneshënël" (Rumani), "Sergej Jesenin" (Rusi),... Dy herë është fitues edhe i mirënjohjes më të lartë të Ohrit "Shën Klimenti - Patron i Ohrit (2000 dhe 2012). Është themelues dhe drejtues shumëvjeçar i festivalit “Nata e poezisë në Velestovë”.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete, Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada. "Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, njoftoi fillimisht Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objektve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik", shtoi ai.

Tiranë - Ish presidenti shqiptar dhe lider aktual i opozitës shqiptare Partia e Lirisë, Ilir Meta, sot u paraqit para Gjykatës Speciale, por seanca e parë, e cila u karakterizua nga ofendimet e ashpra të tij ndaj prokurorëve, u shty për pasdite. "Më arrestuat me urdhër të shtetit të drogës, merrni urdhra nga Rama, kjo është shkelje e ligjit", akuzoi Meta. Ndaj tij do të caktohej sot një masë sigurie.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot e fillon vizitën katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës nesër do të qëndrojë në Shkup. Siç njoftoi Komisioni Evropian, gjatë turneut Fon der Lajen do të takohet me liderët e gjashtë vendeve të rajonit, me të cilët do të diskutojë për rrugën e tyre drejt BE-së, si dhe zbatimin e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Bruksel - Rusia maltreton, frikëson dhe kryen dhunë kundër gazetarëve dhe punonjësve mediatik, në një përpjekje për t'i heshtur në mënyrë që të parandalojë që bota të marrë informacion të plotë dhe të paanshëm për atë që po ndodh në të vërtetë atje, tha komisari evropian për Veprimin Klimatik Vopke Hukstra në një fjalim nga Parlamenti Evropian. "Rusia bën përpjekje të parandalojë zbulimin e dezinformatave të plasuara nga shteti rus për luftën që udhëheq në Ukrainë", theksoi Hukstra në fjalimin që e mban në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell në debatin parlamentar kushtuar mbrojtjes së gazetarëve evropian të cilët raportojnë për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Bruksel - Progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane dhe Plani i Rritjes gjashtë milionëshe për rritjen e rajonit do të jenë tema kryesore të bisedave dypalëshe të kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen me nikoqirët e saj gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, që fillon sot, informon zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së Arijana Podesta.

Bruksel - Në Bruksel nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së, në nivel të kryenegociatorëve, konfirmoi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Peter Stano. "Mund të them se në rend dite, sikur edhe në të kaluarën, do të nevojitet fillimi i implementimit urgjent të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe dy palët përfundimisht të mund të arrijnë marrëveshje për progresin në dialog", deklaroi Stano.

Moskë - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, sot në mëngjes ka mbërritur në Kazan të Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRIKS, njoftuan autoritetet lokale në Telegram. Ai është pritur nga kreu i Parlamentit të Republikës Ruse Tatarstan, Farid Muhameçin. Sekretati i përgjithshëm i KB-së do të takohet me "një numër të madh liderësh, të cilët marrin pjesë në Samit", njoftuan nga KB-ja.

Kazan - Presidenti rus Vladimir Putin, në cilësinë e nikoqirit të samitit të BRIKS-it në Kazan, sot e hapi takimin e liderëve të "dhjetëshes". Në hapjen e takimit, Putini tha se "po formohet një botë shumëpolare". "Procesi i formimit të një bote shumëpolare është në vijim, një proces dinamik dhe i pakthyeshëm", tha Putini në fillimin e samitit, me të cilin Kremlini mundohet të kundërpeshojë hegjemoninë perëndimore".

Jerusalem - Ushtria izraelite mbrëmë ka konfirmuar se është vrarë Hashem Safiedin, trashëgimtari i pritur i liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Sipas raportit të ushtrisë, ai është vrarë në një sulm ajror në Bejrut në fillim të tetorit. "Tani mund të konfirmojmë se Hashem Safiedin, lideri i Këshillit ekzekutiv të organizatës Hezbollah, është vrarë në një sulm rreth tre javë më parë” në periferinë jugore të Bejrutit, bëri të ditur ushtria.

Tel-Aviv - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, gjatë vizitës së tij në Izrael, deklaroi se vrasja e liderit të Hamasit paraqet një "mundësi të rëndësishme" për t'i dhënë fund luftës në Gaza. "Unë sinqerisht besoj se vdekja e (Jahja) Sinvar krijon një mundësi të rëndësishme për të kthyer pengjet, për t'i dhënë fund luftës dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit", tha Blinken gjatë një takimi me presidentin izraelit Isak Hercog, që pasoi pas bisedimeve të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Bejrut - Ministrja gjemane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok ka mbërritur në Bejrut për bisedime dhe tha se detyra është që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme diplomatike mes Izralit dhe Libanit, pasi që Izraeli ka arritur ta dobësojë Hezbollahun. "Detyra tani është që të punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja, Evropa dhe bota arabe që të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme diplomatike që i mbron interesat legjitime të sigurisë edhe të Izraelit edhe të Libanit", tha Berbok.

Kampala - Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, kur një cisternë me karburant ka shpërthyer pranë rrugës në Ugandë, njoftoi policia. Mes të vdekurve në incidentin e djeshëm janë edhe dy fëmijë.

Shkup - Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup paraditja do të jetë e ftohtë me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe kryesisht e qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR