• e premte, 25 tetor 2024
MIA Flesh

12:00/25 tetor/2024

Shkup - Duam t'i japim respekt ndikimi të madh dhe kukturës së pasur që komuniteti maqedono-amerikan ia ka sjellë kombit tonë. Muaji i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është shënuar pavarësia e Republikës së atëhershme të Maqedonisë nga Jugosllavia më 8 shtator të vitit 1991 - arritje e shkëlqyer që e mishëron qëndrueshmërimnë dhe synimin e përhershëm si vendi i vetëm që i ka arritur pavarësinë e saj dhe lirinë në rrugë të qetë, thekson nënpresidentja amerikane dhe kandidate për shefe të shtetit Kamala Harris në letrën dëguar Diasporës së Bashkuar Maqedonase (OMD).

Shkup - Shporta vjeshtore ka efekt, çmimet e prodhimeve janë ulur për pesë deri dhjetë për qind, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. Masa skadon në fund të këtij muaji, ndërsa nëse ka rritje drastike të çmimeve, siç theksoi Durmishi, do të ndërmerren masa më rigoroze. Ai përkujtoi se sipas shportës konsumatore, çmimet e ushqimit dhe pijeve në tetor janë më të ulëta për mbi 900 denarë."Muajin e ardhshëm presim sërish ulje të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare. Nëse shohim se tregtarët i rrisin çmimet, do të ndërmarrim masa më rigoroze", paralajmëroi ministri.

Shkup - E ardhmja jonë duhet të bazohet në ndërtimin e një gjyqësori të fuqishëm, të pavarur dhe modern i cili do t'i përmbushë pritjet e qytetarëve tanë dhe do të jetë në hap me vlerat evropiane. Sundimi i ligjit është shtylla bazë mbi të cilën mbështetet çdo shoqëri moderne dhe reformat janë parakusht për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, thonë nga Ministria e Drejtësisë, me rastin e 25 Tetorit - Ditës Evropiane të Drejtësisë. Në urimin nga Ministria theksojnë se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të nevojës për ndryshime serioze në sistemin gjyqësor, të cilat, siç thonë ata, janë një nga parakushtet kryesore për progres në proceset evropiane. Nga aty theksojnë se Bashkimi Evropian e ka të qartë - nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për drejtësinë.

Shkup - Vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt me ​​investitorët e huaj me qëllim të njohjes së tyre me procedurat doganore, duke përfshirë procedurat me efekt ekonomik dhe procedurat e thjeshtuara kanë rëndësi të madhe për një fillim sa më të shpejtë të investimeve të planifikuara në shtet, theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, në takim me menaxhmentin e grupacionit Jilldirim (Yilldirim Group of Companies) dhe partneri menaxhues në PwC e Republiksës së Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Marçev. Ai theksoi se Drejtoria Doganore i kushton kujdes të madh kultivimit të marrëdhënieve të forta me komunitetin e biznesit me qëllim të rritjes së investimeve dhe punësimit në shtet.

Shkup - Intetrkonektori i gazit me Greqinë dhe hekurudha e shpejtë janë projekte prioritet numër një sepse Maqedonia mundet seriozisht të zhvillohet vetëm nga pagesa e transitit të gazit dhe transportit përmes hekurudhës së shpejtë, theksoi minitsri Nikolloski në emisionin Klik Plus në TV 21. Ai potencoi se tenderi për ndërtimin e interkonektorit është shpallur para një jave, afatet janë të shkurtra dhe që në muajin nëntor duhet të arrijnë ofertat.

Shkup - Agjencia për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, e ka dënuar djegien e makinës së pronarit të televizionit rajonal M-Net HD nga Shtipi, Bllagoj Sersemov në oborrin е shtëpisë së tij. "Kërcënimet dhe frikësimet e drejtuara ndaj medias e minojnë demokracinë, lirinë e fjalës dhe lirinë e informacionit. Siguria e punonjësve mediatik është kyçe për ekzistimin e mediave të pavarura dhe profesionale, të cilat janë një nga shtyllat kryesore të proceseve demokratike dhe të cilat kontribuojnë në avancimin e lirisë së shprehjes", thuhet në kumtesën e sotme të ASHMAA-së.

Shkup - Platforma: 100% të përkushtuar ndaj teje - "Masa dhe politika për bujqësinë, mjedisin jetësor dhe vetëqeverisjen lokale" ku do të marrin pjesë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. ab/

Shkup - Nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod pranë SPB Manastir dje në fshatin  Botushje e Epërme , Komuna e Makedonski Brodit, me urdhër gjyqësor kanë kryer bastisje në shtëpinë e Z.V. (55) në fshatin Botushje e Epërme gjatë së cilës kanë gjetur dhe kanë sekuestruar pushkë gjuetie, 55 patronë për pushkë. Siç bëri të ditur MPB, dje me urdhër gjyqësor, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e N.C. (56) nga fshati Botushje e Epërme, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie dhe 14 patronë për pushkë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave në fjalë do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Sarajevë - Ministri i Punëve të Brendshme të Federatës Bosnjë e Hercegovinë, Ramo isak sot deklaroi se pas sulmit në Bosanska Krupa, të cilin autoritetet e kanë karakterizuar si terrorist, niveli i sigurisë është ngritur dhe se prania e policisë në terren do të rritet. Në stacionin e policisë në Bosanska Krupa, një 15 vjeçar mbrëmë vrarë një polic dhe ka plagosur një tetër. sak për BHRT deklaori se gjëja e vetme që mund të porositë është se policia do të bëjë gjithçka që të ngritet niveli i sigurisë dhe qytetarë të jenë të sigurt.

Bruksel - Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, ende jam absolutisht i bindur, më shumë se kurrë, se kandidatët për anëtarësim në BE mund të jenë gati për pranim në BE deri në vitin 2030, tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel në një intervistë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA. “Nëse duam një stabilitet më të madh, siguri më të madhe, prosperitet në të ardhmen, nuk duhet të lejojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bien në një "zonë gri", ku disa të tjerë do të luajnë lojëra për të destabilizuar ato vende dhe institucionet e tyre, të destabilizojnë BE-në, vlerat dhe parimet demokratike”, tha Mishel.

Kiev - Rusia e sulmoi Kievin me dronë gjatë natës, që është sulmi i 15-të ajror në kryeqytetin ukrainas këtë muaj, bënë të ditur sot autoritetet e qytetit. Gjatë sulmit, i cili zgjati rreth katër orë, u rrëzuan dhjetëra dronë, njoftoi në Telegram shefi i administratës ushtarake Sergej Popko. Ai shtoi se autoritetet nuk kanë marrë raporte për të plagosur dhe se mbetjet e dronëve të rrëzuar shkaktuan një zjarr që më vonë u shua.

Apia - Mbreti britanik, Çarllsi i tretë sot në Samitin e Komonuelthit në Samoa deklaroi se është shumë me rëndësi të kuptohet historia e Perandorisë britanike, e cila përfshin robëri të popujve afrikan, karibian dhe të tjerë, me qëllim të, siç theksoi, në të ardhmen të sillen vendime të drejta. Mbreti Çarlls këtë e deklaroi në samitin e Komonuelthit, ku morën pjesë shefa të shteteve apo qeverive të 56 vendeve, që filloi të hënën në Samoa në Polinezi, duke e përshkruar çështjen e robërisë si "çështje të sëmurë".

Teheran - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, dje deklaroi se lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e cila ka mbështetje financiare dhe ushtarake nga Teherani, është "mbrojtësi më i madhë i Libanit" nga Izraeli, raportuan mediat franceze. Më 23 shtator armata izraelite filloi të kryejë sulme ajrore intensive në bastionet e Hezbollahut në Liban, ndërsa nga 30 shtatori filloi edhe operacionin tokësor kundër lëvizjes libaneze. "Hezbollahu është mbrojtësi më i madh i Libanit dhe mburoja më e madhe kundër lakmisë së regjimit sionist, i cili për një kohë të gjatë ka synuar rënien e Libanit", tha lideri suprem iranian.

Tajpei - Tajvani nuk do të lëshojë asnjë centimetër nga territori i tij, deklaroi sot presidenti i Tajvanit, Uilijam Lai. "Ne nuk do të lëshojmë asnjë pëllëmbë territor dhe fuqishëm do ta mbrojmë atdheun tonë", tha shef i shtetit, duke theksuar disa ishuj me të cilat udhëheq Tajpei. Mes tyre ishin e ishujt Kinmen, të cilat i vizitoi disa ditë pasi Kina organizoi operacione ushtarake në ujërat e ngushticës së Tajvanit, stërvitjet që përfshijnë luftime me gjuajtje. Lai vizitoi këto ishuj në brigjet e Kinës për të shënuar 75 vjetorin e fitores ushtarake të nacionalistëve ndaj forcave komuniste.

Atlantë - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Haris, mbajti tubim parazgjedhor në afërsi të kryeqytetit të shtetit amerikan të Xhorxhias, Atlanta, ku morën pjesë ish-presidenti amerikan Barak Obama dhe këngëtari Brus Springstin. En-Bi-Si kumtoi se ngjarja e djeshme është hera e parë që Haris dhe Obama të marrin pjesë në një tubim parazgjedhor para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Në tubimin në Kllarkston, paralagje e Atlantës, Haris e falënderoi Obamën për mbështetjen dhe besimin e tij.

Srinagar - Të paktën katër persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë, kanë humbur jetën kur miltantë kanë sulmuar një automjet ushtarak në një pritë në zonën Bota Patri në Kashmirin indian, në afërsi të kufirit me Pakistanin, njoftuan sot përfaqësues zyrtarë. Në sulmin e  njejtë, që ka ndodhur mbrëmë në territorin, në të cilin miltantë separatistë që luftojnë me forcat e sigurisë me dekada, janë plagosur tre ushtarë. Ky ka qenë sulmi i katërt në rajon në dy javët e fundit, ndërsa i dyti që ka ndodhur këtë javë. Të paktën nëntë ushtarë janë vrarë në dy sulme të veçanta të militantëve në rajonin në korrik.

Uashington - Ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan për president të ri të SHBA-së, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se presidenti kinez Si Xhinping do të sillet me nënpresidenten Kamala Haris "si me foshnjë" nëse ajo zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë dhe se do të ngjajë si "mjeshtër i madh shahu që luan me një fillestar". "Nëse Kamala disi fiton, do të duhet të merret me Si Xhinpingin", tha Trampi, duke folur në një emision në radio për presidentin kinez, raportojnë mediat amerikane.

Lajpcig - Mesfushori i RB Lajpcig, Çavi Simons do të mungojë për disa javë pas dëmtimit të ligamenteve në kyçin e tij të majtë gjatë humbjes nga Liverpuli me 1- 0 të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Holandezi Simons (21), i cili është në radhët e Lajpcigut si i huazuar nga PSZH-ja, ishte i detyruar të dilte nga fusha pas një përplasjeje me mbrojtësin e Liverpulit, Endrju Robertson. "Për fat të keq, Çavi i ka lënduar ligamentet e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë", thuhet në njoftimin e klubit. 

QËNDRONI TË LIDHUR