• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

9:00/25 tetor/2024/

Shkup - Në Sallën solemne të Qeverisë sot do të mbahet Platforma: 100% të përkushtuar ndaj teje me temë "Masa dhe politika për bujqësinë, mjedisin jetësor dhe vetëqeverisjen lokale".

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkovi sot do të realizojë vizitë pune në qëndrojë për vizitë pune në INP Strugë.

Shkup - Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe Zyrës së fondacionit "Fridrih Ebert" në Shkup sot do të shënohet Java Evropiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Shkup - Qendra hulumtuese për trashëgimi kulturore "Cvetan Grozdanov" pranë Akademisë së Shkencave dhe Artit të Maqedonisë shënon 10 vjetorin e ekzistencës.

Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Shkup - Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, nëpër disa fushëgropa dhe lugina lumenjsh me kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell dhe me vranësira të matura lokale, më shumë në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.

Bosanska Krupa - I mituri i cili mbrëmë vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Bosanska Krupa është 15-vjeçar dhe është arrestuar, kumtoi MPB e Kantonit të Unës-Sanës.

Kajro - Delegacioni i sigurisë së Egjiptit është takuar me përfaqësues të Hamasit në Kajro, si pjesë e përpjekjeve për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gaza, njoftoi sot televizioni shtetëror egjiptian, duke iu referuar burimeve anonime.

Bejrut - Në sulmin izraelit mëngjesin e sotëm, të paktën tre punonjës mediatik janë vrarë në pansionin në të cilin qëndronin edhe disa gazetarë të tjerë, raportojnë mediat libaneze.

Jerusalem - Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë komandantin e Hamasit i cili ishte i përfshirë në sulmin në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit 2023, ndërsa ka punuar edhe për agjencinë për ndihmat e KB-së në Rripin e Gazës. 

Tel-Aviv - Njëri prej komandantëve të forcave elite të Hezbollahut, Radvan, Abaz Adnan Muslim është vrarë në sulmin e paradokohshëm ajror izraelit në Libanin jugor, kumtoi sot në mëngjes armata izraelite.

Islamabad - Të paktën 10 pjesëtarë të shërbimeve pakistaneze të sigurisë janë vrarë mbrëmë në sulmin e militantëve ndaj objektit të tyre në afërsi të qytetit veriperëndimor Dera Ismail Kan, deklaruan dy burime policore. 

Teheran - Irani po përgatitet për luftë me Izraelin, i cili paralajmëroi hakmarrje për sulmin raketor izraelit, por gjithashtu po përpiqet të evitojë përhapje të konfliktit, shkruan Njujork Tajms, duke iu referuar përfaqësuesve iranianë.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden do të kërkojë ndjesë për rolin e qeverisë në detyrimin e fëmijëve indigjenë në internate ku shumë prej tyre janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht, ndërsa pothuajse edhe 1.000 prej tyre kanë vdekur.

Otavë - Kanadaja shkoi shumë larg me përgjigjen e vet ndaj mungesës së fuqisë së punës pas pandemisë, tha kryeministri Xhastin Trudo, përderisa qeveria e tij paralajmëroi plan për ulje të emigracionit për ta zbutur presionin ndaj banimit dhe shërbimeve sociale.

Meksiko Siti - Në këmbimzjarrin mes dy narko karteleve rivale në shtetin meksikan Gerero dje kanë humbur jetën 16 persona, njoftuan autoritetet.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR