• e premte, 25 tetor 2024
MIA FLESH

15:00 / 25 tetor / 2024 

Shkup - Përmirësimi dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik, përkrahja e aktivitetit ekonomik dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike janë qëllimet kryesore të politikës fiskale që do ta udhëheqë Qeveria e re. Procesi i stabilizimit tashmë ka filluar me ribalancin e buxhetit të miratuar për vitin 2024 dhe do të vazhdojë me shpenzime të disiplinuara buxhetore, konsolidim gradual fiskal, ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, njëkohësisht me rritje të efikasitetit në arkëtimin e të hyrave. Kjo u konstatua në takimet e ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me drejtorin e FMN-së për Evropën, Alfred Kammer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers dhe drejtorin alternativ ekzekutiv, Luc Dresse, si dhe me Jeroen Clicq, i cili do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv të FMN-së dhe Marniks van Raj, i cili do të marrë postin e drejtorit ekzekutiv alternativ. 

Shkup - Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët. Intenca jonë ishte që të ndihmojmë për shkak se kemi parë që pushteti lokal nuk ka arritur ta menaxhojë procesin, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski pas daljes së djeshme të Strumicës nga BNJVL-ja për shkak të, siç theksuan nga Komuna, sjelljes indiferente ndaj qytetit dhe qytetarëve të saj në periudhën kur përballejn me njërin nga sfidat më të mëdha - ujin e pijshëm dhe për shkak të refuzimit të projektit të vetëm nga Strumica për shfryëzimin e mjeteve nga kredia hungareze.

Shkup - Këshilli mbikëqyrës i SHoqatës aksionare në pronësi shtetërore për ushtrim të veprimtarisë së dhënies së shërbimeve në navigimin ajror, M-NAV SHA Shkup më datën 17 të këtij muaji për anëtarë të Këshillit drejtues i zgjodhi Vlladimir Risteski, Kliment Çepunjoski dhe Buran Aliti, informojnë sot nga M-NAV. Në mbledhjen e njejtë Këshilli mbikëqyrës me Vendim e emëroi Vlladimir Risteski për kryetar të Këshillit drejtues të M-NAV SHA Shkup dhe për Drejtor ekzekutiv të Sektorit për navigim ajror në M-NAV SHA Shkup, me mandat prej 4 viteve.

Shkup - Është shqetësuese që krahas  rreziqeve me të cilat ballafaqohemi në vendet tona të punës, përballemi edhe me rreziqe kur vijmë dhe kthehemi nga puna. Fatkeqësisht, para dy javëve jetën e humbën tre punëtorë, duke u kthyer nga puna te familjet e tyre, deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillovi, me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Krahas nevojës për rritje të pagave, në fokus të LSM-së, Trendafillovi theksoi se është e sigurt dhe e shëndetshme të shkosh në punë, të punosh dhe të kthehesh në shtëpi. 

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski sot deklaroi se rruga magjistrale Tetovë-Prizren nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk është ndërtuar sepse nuk është përpunuar projekti. Për këtë drejtim rrugor, siç theksoi, ideja është të përpunohet projekt i përbashkët me Kosovën me të cilin më pas do të kërkohen mjete financiare dhe kryesi i aktiviteteve ndërtimore.

Shkup - LSDM-ja është parti e robëruar. Që në vitin 2019. Me dy "liderë" të rajoneve jugore. Kjo nuk është LSDM-ja. Nga Millanovaci. I epërrmi ose i Poshtmi. Marsi është pranverë!!! Pranverë është LSDM-ja!!!, shkroi sot në Fejsbuk, Petre Shilegov, anëtar i LSDM-së dhe ish-kryetar i Shkupit.

Shkup - Gjashtë linja të reja ajrore me Dubain, Barcelonën, Lionin, Shtutgartin, Bazelin dhe Stambollin do të hapen vitin e ardhshëm, paralajmëroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në konferencën e sotme për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Siç informoi ministri Nikolloski, katër linja të reja ajrore në aeroportin e Shkupit, ku do të ketë dy herë në javë fluturime në linjën Shkup-Dubai-Shkup (nga 30 marsi), si dhe Shkup-Barcelonë-Shkup (nga 30 qershori), ndërsa  tri herë në javë Shkup-Lion-Shkup (nga 30 qershori) dhe Shkup-Shtutgard-Shkup. 

Shkup - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi se ka filluar dialogu me Bullgarinë për ndërtimin e hekurudhës që është pjesë e Korridorit 8. Ai tha se Bullgaria i ka pranuar argumentet tona dhe pritet një dialog i dytë më 31 tetor. "Duke pasur parasysh se Bullgaria më në fund i pranoi argumentet tona, pati një dialog  në Bruksel me përfaqësues të të dyja palëve, dialogu i dytë do të jetë më 31 tetor në Sofje, nëse ka nevojë për dialog të tretë do të takohemi në Shkup, ne jemi të hapur për të gjetur një zgjidhje të përbashkët", tha ministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp ku prezantoi gjashtë destinacione të reja ajrore.

Shkup - Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për fillim të negociatave rreth klasterëve, por mosrefuzimi i kryetares së Komisionit evropian, ursulla fon der Lajen për propozimin tonë do të thotë se po krijohet hapësirë për zgjidhje potenciale, theksoi sot ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në brifingun me gazetarë, ku e prezantoi planin për zbatim të Agjendës reformuese për vendin, e cila dje edhe zyrtarisht u miratua nga ana e KE-së.

Shkup - Projekti për autostradën Shkup-Bllacë është në proces të parakualifikimit. Fillimisht duhet të ketë kualifikim dhe të zgjedhet realizuesi, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, në të cilën prezantoi gjashtë destinacione të reja ajrore, ministri tha se do të ndërtojnë autostradë, e cila ka çmim real dhe është e realizueshme.

Shkup -  Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër F.M. për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v të Kodit Penal.

Shkup - Vitin e ardhshëm do të duhet të punojmë në mënyrë sistematike që të funksionojë qyteti i Shkupit dhe të fillojë nga zeroja, e më pas të fillojmë edhe ta ndërtojmë, porositi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. "Në thelb Shkupi është qytet i solidaritetit, por është mjeruese që një metropol të sillet në situatë t'i përlcasin të gjitha tegelat, ndërsa trasporti urban është vetëm njëri prej tyre. Bëhet fjalë për deklaratë jozyrtare nga Qyteti i Beogradit. Të presim se çka do të ndodhë, e më pas do të dalim me qëndrim konkret", tha Perinski në përgjigje të pyetjes së gauetarëve për të komentuar donacionin e paralajmëruar prej 100 autobusëve të përdorur nga Beogradi për qytetin e Shkupit, në Platformën e sotme: 100% të përkushtuar ndaj teje - "Masa dhe politika për bujqësinë, mjedisin jetësor dhe vetëqeverisjen lokale" që u mbajt në Qeveri.

Shkup - Tregtarët janë të pangopur, sërish përpiqen të përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Qeveria duhet të ndërmerr hapa më rigoroze, tha sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, duke i komentuar efektet e shportës së vjeshtës. Siç theksoi Trendafilov, tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën kur masa për kufizim të marzheve është paralajmëuar, por fillimisht i shtrenjtuan çmimet, që pastaj kur masa hyri në fuqi, t'i ulin.

Shkup - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka folur në Konferencën e dytë vjetore të Forumit të Ballkanit të gjykatave kushtetuese, me temën "Gjykata kushtetuese si nroje të vlerave dhe parimeve demokratike: barazpeshë mes pushtetit ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjyqësor në shoqëritë moderne", që po mbahet në Prishtinë. Në fjalimin e tij, Kostadinovski u përqendrua për realitet kushtetues-juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rolin e aktivizmit gjyqësor dhe ndarjen e pushtetit në shtetin tonë përmes shembujve nga praktika gjyqësore.  

Shkup - Kur të kthehet Buxheti nga debati fillestar parlamentar me vërejtje dhe propozimet për amendamentet e deputetëve, do të mbahet seanca e Këshillit Socialo - Ekonomik, në të cilën do të rishikohen zërat për rritjen e pagave këtë dhe vitin e ardhshëm, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov. Sipas ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, kërkesat e sindikalistëve, si rritja e pagës minimale, do të vendosen në rendin e ditës për periudhën e ardhshme dhe do të diskutohet nëse ka mundësi për rritjen e saj.

Shkup - Ligji dhe rregullativat janë të rëndësishme, por më me rëndësi është si shoqëri të përpilojmë formular të ri në vendin e punës, ku teknologjia do të shërbejë për t'i përmirësuar kushtet, por jo edhe ta injorojë dinjitetin njerëzor, porositi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi me rastin e shënimit të Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Shkup - Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm me mëngjese të ftohta dhe kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësira të ulëta në disa lugina. Temperatura ditore do të jetë pa ndryshime të theksuara, bëri të ditur  DPHM.  Temperatura minimale e mëngjesit do të zbresë deri në minus një, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 26 gradë.

Prishtinë - Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hikmete Bajrami, ka vlerësuar se, me ndjekjen e gazetarëve nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), Qeveria Kurti po e shënon “pikën më të ultë” të demokracisë në vend", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Pas informatacionit se Shoqata e Gazetarëve të Kosovës dje ka dërguar letër deri te kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarim lidhur me hetimet kundër gazetarit Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj, Bajrami në faqen e vet të Fejsbukut shkruan se, ndërsa i përndjek gazetarët, Qeveria e Kurtit po i mbron të korrupruarit. 

Tiranë – Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër në Nju Jork do të mbajë edhe një nga seria e paralajmëruar e takimeve me diasporën shqiptare, të cilat i filloi në maj të këtij viti. Ai tashmë është në Nju Jork dhe duke shpërndarë fotografi me objekte në të cilat janë vendosur pllakate për takimin, që do të mbahet nën moton “Krenar për Shqipërinë”, ai e komentoi edhe situatën politike në vend. 

Gjenevë - Fëmijët në Gazë po vdesin në dhembje për shkak të mungesës së trajtimit urgjent mjekësor, si rezultat të vendimit të autoriteteve izraelite që të miratojnë numër gjithnjë e më të vogël të transporteve mjekësore pas mbylljes së vendkalimit Rafah, kumtoi Fondi ndërkombëtar për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF). "Derisa paraprakisht janë evakuuar deri pothuaj 300 fëmijë në muaj, ky numër tani u zvogëlua në më pak se një fëmijë në ditë, ndërsa kot pritet për leje të sigurisë nga autoritetet izraelite, të cilat i kontrollojnë daljet nga Gaza", deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it, Xhejms Elder, në brifing të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, njoftuan mediumet britanike.

Londër - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot në Londër ka takuar kryeministrin libanez Naxhib Mikati dhe ka theksuar se ekziston "nevojë urgjente" për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.  Është e rëndësishme që njerëzit në të dyja anët e kufirit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre", tha Blinkeni, siç raportohet nga Skaj njuz.

Ankara - Autorët e sulmit të armatosur në Ankara, në të cilin këtë javë humbën jetën tre pesë persona, në Turqi, janë infiltruar nga Siria, deklaroi sot presidenti Rexhep Taip Erdogan.  Duke folur para gazetarëve turk pas kthimit nga samiti i BRIKS-it në Kazan, Erdogani premtoi se do të çrrënjosë terrorizmin nga burimi i tij në Siri, njoftuan mediat britanike.  Erdogani shtoi se Turqia do ta vazhdojë luftën kundër militantëve deri në fund. 

Kiev – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, deklaroi sot se Rusia do t’i sjellë trupat koreanoveriore në zonat luftarake tashmë nga 27 deri më 28 tetor. “Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia do të vendosë njësinë e parë koreanoveriore në operacione luftarake nga 27 deri më 28 tetor. Ky është një hap i dukshëm përshkallëzues nga Rusia, i cili është domethënës, për dallim me të gjithë dezinformatat që janë dëgjuar shumë në Kazan këto ditë”, shkroi Zelenski në platformën X pasi dëgjoi një raport nga komandanti suprem i forcave të armatosura. Ukrainë, Aleksander Sirski, për situatën në front.

Gazë - Të paktën 28 palestinezë janë vrarë mëngjesin e sotëm në sulmet izraelite në Kan Junis në jugun e Rripit të Gazës, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.  Agjencia thekson se cak i sulmit ishte shtëpia në vendbanimin Al Manara në Kan Junis.  Forcat izraelite kanë shkatërruar më shumë se 10 ndërtesa banimi në Xhabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës në javët e fundit, raporton Gardiani.

QËNDRONI TË LIDHUR