• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Meloni: Demonizimi i ultra të djathtës nuk funksionon më

Meloni: Demonizimi i ultra të djathtës nuk funksionon më

Romë, 1 korrik 2024 (MIA) - Demonizimi i ultra të djathtës nuk funksionon më, deklaroi kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni me rastin e fitores së partisë ultra të djaththë Tubimi Kombëtar në rrethin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë.

"Përpjekja e vazhdueshme që të demonizohen njerëzit që nuk votojnë për të majtën është kurth në të cilin bien gjithnjë e më pak njerëz", theksoi liderja e partisë ultra të djathtë Vëllezërit italianë. 

Ajo shtoi se kjo ekziston në Itali, por gjithnjë e më shumë edhe në Evropë dhe Perëndim. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR