• e hënë, 22 korrik 2024

Mediat shqiptare: Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut në një atmosferë të drejtë demokratike, por me dalje të ulët

Mediat shqiptare: Procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut në një atmosferë të drejtë demokratike, por me dalje të ulët

Tiranë, 24 prill 2024 (MIA) - Mediat shqiptare vazhdimisht informojnë për raundin e parë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale.

Të gjithë, pa përjashtim, theksojnë posaçërisht faktin se në garën zgjedhore për President të vendit, nga shtatë kandidatë, dy janë shqiptarë.

Mediat kanë raportuar edhe për fushatën elektorale, ndërsa disa ekipe televizive po ndjekin procesin e sotëm zgjedhor.

"Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot zgjedhin Presidentin e vendit. Procesi zgjedhor zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, por me një pjesëmarrje të ulët deri në mesditë prej rreth 12 për qind. Në orët e vona të pasdites pritet pjesëmarrje më e madhe, por nëse merret parasysh migrimi masiv, i cili, si dhe për shoqërinë shqiptare, është kancer, pjesëmarrja pritet të jetë më e ulët se në ciklet e mëparshme zgjedhore", thekson ABC News.

Televizioni transmeton edhe deklarata të kandidatëve për president të shtetit, kryetarëve të KKZ-së, si dhe qytetarëve.

"Qytetarët e Maqedonisë sot votojnë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë shtatë kandidatë, dy prej tyre shqiptarë. Është më se e sigurt se do të ketë një raund të dytë zgjedhor, i cili do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj, ku do të zgjidhen 120 deputetë të rinj, publikoi Ora njuz.

Një pjesë e mediave publikuan se sipas dispozitave ligjore është pothuajse e pamundur të zgjidhet president në raundin e parë, pasi kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në Listën Zgjedhore ose gjysmën e votave të mbi 1,8 milionë votuesve.

Në raundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind të elektoratit. ls/

Foto: Media shqiptare 

 

QËNDRONI TË LIDHUR