• e martë, 23 korrik 2024

Taravari: BDI- 22 vite ishin në pushtet dhe asgjë nuk thanë, e tani nga opozita për dy muaj kanë ide të mëdha

Taravari: BDI- 22 vite ishin në pushtet dhe asgjë nuk thanë, e tani nga opozita për dy muaj kanë ide të mëdha

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili është pjesë e Koalicionit Vlen, vlerëson se idetë e BDI-së për legalizimin e të a.sh. "Marrëveshjen e majit" dhe ndarjen e shtetit në rajone sipas shembullit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës, i konsideroi joserioze, me qëlim për të fituar pikë politike dhe kërkoi të jenë opozitë konstruktive.

"BDI-ja është e zgjuar kur është në opozitë dhe çfarë nuk ju kujtohet. Unë mendoj se duken shumë joseriozë, pasi kanë qenë 22 vite në pushtet, edhe me LSDM-në edhe me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha këto ide kanë mundur t'i zbatojnë derisa ishin në pushtet, ndërsa tani sa janë në opozitë, thonë çfarë t'ju kujtohet. Unë nuk besoj se jane seriozë, këtë e kanë vetëm për pikë politike. Ne, sidomos politikanët edhe nga pushteti, edhe nga opozita, kur themi diçka duhet të kemi një konsensus më të gjerë. Unë kam thënë, se mund të flasim për çdo gjë, por për 22 vjet nuk keni thënë asgjë dhe tani në dy muaj nga opozita keni ide të mëdha, që sinqerisht janë të vështira për t'u realizuar. Ju dëshiroj të jenë një opozitë më konstruktive dhe më e zgjuar dhe të mos thonë gjëra të tilla që nuk kalojnë dhe vështirë zbatohen", tha Taravari në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në SPQ "8 Shtatori".

BDI, siç informuan javën e kaluar, kanë angazhuar amerikanin Pol Uiliams, një nga autorët e Marrëveshjes së Ohrit, për të ndihmuar në legalizimin e të a.sh. "Marrëveshja e majit" për koalicionim ndërpartiak, bazuar në parimin fitues me fitues. Në konferencë për mediat në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit "Fronti Evropian" i udhëhequr nga BDI-ja, Blerim Bexheti ka konfirmuar se Uiliams është angazhuar për të sqaruar me zgjidhje ligjore apo kushtetuese parimin e koalicionit "fitues me fitues", i cili, siç thanë, përmbahet në të a.sh. "Marrëveshja e majit". rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR