• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "8 Shtatori" do të bëhen kontrolle konsultative ambulantore dhe terapi onkologjike, paralajmëroi Taravari

Në

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili sot ishte për vizitë në ambulancat e onkologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" deklaroi se ka zgjidhje nga Ministria e cila kaloi si vendim i Qeverisë, të munden edhe në këtë spital të bëhen kontrolle konsultative ambulantore. Ai theksoi se në "8 Shtatori" tashmë janë të punësuar dy onkologë dhe mund të kryhet terapi më e lehtë onkologjike. 

"Sot vizituam ambulancat onkologjike në '8 Shtatori', si dhe ambulancën ditore, e cila duhet të funksionojë pas disa javësh. Pamë edhe përshpejtuesin i cili aktualisht është jashtë funksionit, por mendoj se mund të vihet në funksion. Do të themi se ka padyshim zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë që ka kaluar si vendim i Qeverisë që të bëhen kontrolle konsultative ambulatore në SPQ '8 Shtatori'. Shpresoj që së shpejti edhe në Fond të ketë buxhet të kushtëzuar", deklaroi Taravari pas vizitës.

Ai paralajmëroi se do t'i vizitojë edhe spitalet e përgjithshme në Manastir dhe Tetovë. Theksoi se në ndërkohë do të duhet të ketë marrëveshje mes Klinikës së Onkologjisë dhe SPQ "8 Shtatori" në bazë të të cilës pacientët onkologjikë do të mund të pranojnë terapi në "8 Shtatori", që të lehtësohet Klinika e Onologjisë.

Министерот за здравство Арбен Таравари кој е дел од Коалицијата Вреди, смета дека идеите на ДУИ за озаконување на Мајскиот договор и поделба на државата на региони по примерот на Северна Ирск

"Kemi decentralizim në shëndetësi. Sigurisht, në ndërkohë Klinika e Onkologjisë do të duhet të ketë marrëveshje me SPQ '8 Shtatori' që kjo disi të jetë nën kontrollin e Klinikës së Onkologjisë, e kam fjalën për pacientët onkologjikë. Mund të them se së paku për një muaj pacientët do të fillojnë të marrin terapi të caktuar në '8 Shtator', me çka pjesërisht do ta lehtësojmë Klinikën e Onkologjisë", tha Taravari.

Ai theksoi se sot i ka vizituar edhe sallat kirurgjikale në "8 Shtatori", për të cilat potencoi se gjenden në gjendje të palakmueshme dhe se duhet të intervenohet. Siç theksoi, për këtë do të bisedohet edhe në bazë të buxhetit për vitin 2025, prioritet përveç sallave në Qendrën klinike të jenë edhe sallat në "8 Shtatori". 

Taravari potencoi se ka marrë informacione për mungesë të kuadrit të mesëm mjekësor, por edhe kuadrit të specialistëve. 

"Shpresoj që sipas programit që po planifikojmë deri në fund të vitit do të mund të punësojmë një numër të caktuar infermierësh dhe staf të mesëm mjekësor, si dhe praktikantë të caktuar ku ka deficit. Kjo do të thotë që ata që janë në vitin e katërt, të pestë apo të gjashtë të specializimit do të mund t'i shpërndajmë në spitale ku ka mungesë të kuadrit", shtoi Taravari. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR