• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga burgu "Idrizovë"

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për shkak të arratisjes nga burgu

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup dje nga liria është privuar J.S. (34) nga Shkupi, i cili është kërkuar me urdhërarrest sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup, për shkak të arratisjes nga INK Idrizovë.

Siç thuhet në kumtesë, J.S. ka qenë i dënuar me 12 vjet e 10 muaj dënim me burg, në lidhje me nenin 188 paragrafi 1 dhe nenin 236 paragrafi 1 në lidhje ne nenin 22 dhe nenin 24 të Kodit Penal.

Personi do të dërgohet në institucion kompetent ndëshkues-korrektues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR